Michael Jackson është vrarë

Kresha

A pretty face can never trick me
Pas spekulimeve disamujore u konfirmua se Michael Jackson është vrarë, më saktësisht ai ka ndërruar jetë nga helmimi akut me ilaçin “propofol”.


Pas spekulimeve disamujore, analizat toksikologjike konfirmuan se mbreti i muzikës pop, këngëtari Michael Jackson është vrarë dhe më saktësisht ai ka ndërruar jetë nga helmimi akut me ilaçin “propofol”.

Pasi që vdekja e Michael Jackson është shpallur vrasje, pritet që kundër mjekut Conrad Murray, së shpejti të ngrihet aktakuzë.

Para disa ditësh policia e Los Anxhelosit lëshoi kumtesë se hetimi për vdekjen e mbretit të popit është përmbyllur dhe se mjeku i këngëtarit Jackson, Conrad Murray do të mund të akuzohej për vrasje nga pakujdesia.

Anëtarët e familjes Jackson kanë deklaruar se po bashkëpunojnë me policinë, ndërsa kanë pohuar se besojnë se në vrasje janë përzier disa njerëz.

Burime pranë prokurorisë thanë se mjeku i këngëtarit, Conrad Murray rrezikon seriozisht inkriminimin për vrasje me paramendim.

Sipas këtyre burimeve, Murray mund të akuzohet gjithashtu edhe për neglizhencë në dhënien e një doze të lartë qetësuesish. /express/
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top