Meta si negociator PD-PS?

Guest2

Antarë i Respektuar
Lulzim Basha duket se ka vendosur që ti japë një shanc të fundit arritjes së kompromisit mes mazhorancës dhe opozitës për Reformën në Drejtësi.
“Vendet e rezervuara” nuk ishin sot për herë të parë që prej disa javësh, pjesë e deklaratës së tij në konferencën pas takimit me kryeparlamentarin Ilir Meta.
Një shanc të ri, por ama pa humbur thelbin e Paragrafit 88 të opinionit final të Komisioit të Venecias që Basha e citoi sot gjatë konferencës dhe që parashikon: “Nëse palët në procesin politik nuk pranojnë shumicën e cilësuar të kërkuar për anëtarët jo gjyqtarë të KLGJ, KLP, KPK dhe DHSK, ata mund të zgjedhin një sistem proporcional që garanton përfaqësimin e opozitës mes organeve kolektive ose çdo model tjetër të përshtatshëm që do të siguronte ndikimin e opozitës në procesin e përzgjedhjes”.

Në bazë të këtij parimi, Komisioni i Venecias ofroi dy propozime konkrete për arritjen e konsensusit kur paraqiti opinionin e vet final për Reformën në Drejtësi. I pari ishte versioni që ne e njohim me termin “vende të rezervuara”, opsion i cili bëri që Lulzim Basha dhe Edi Rama të dilnin ashtu siç hynë në negociata një javë më parë, pa një zgjidhje!

Por mësohet se ka edhe një versioni të dytë “versioni b” i Komisionit të Venecias, i cili nuk e cënon aspak thelbin e “Paragrafit 88”, e që parashikon “krijimin e dy listave alternative të kandidatëve, një nga koalicioni qeverisës e tjetri nga opozita. Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED) do të rendisë kandidatët dhe do ti dërgojë të dyja listat në Parlament, i cili më pas do të zgjedhë 3 kandidatë nga “lista e shumicës” dhe 2 kandidatë nga “lista e opozitës”, në të dyja rastet me shumicë të cilësuar 3/5-at”.
Dhe pikërisht për këtë alternativë lajmi i mirë është se as opozita e as mazhoranca nuk janë shprehur negativisht.

Pikërisht ky propozim, mundësoi takimin e Ilir Metës me Lulzim Bashën sot.
E pikërisht sot me gjasë, Ilir Meta duket se ka marrë miratimin edhe nga lideri i opozitës për të vijuar ai negociatat mes mazhorancës dhe opozitës. E me sa duket si gur prove i vullnetit të mirë për të avancuar në këtë drejtim, kryedemokrati Basha për herë të parë nuk i përmendi “vendet e rezervuara”. Në bazë të këtij propozimi, mazhoranca dhe opozita kanë realisht një mundësi të artë për të arritur konsesusin historik mbi Reformën në Drejtësi. Të pakën sa i takon Lulzim Bashës, i cili sot edhe njëherë i ka dhënë një mundësi të artë konsensusit politik, jashtë pazareve politike dhe vetëm brenda kuadrit ligjor nën diktatin e partnerëve ndërkombëtarë.

Dhe prandaj sot fjalia e tij fundit, kuptimplotë për palët në proces ishte: “Nuk kërkojmë asgjë më shumë, nuk pranojmë asgjë më pak”./syri.
 
Titulli: Meta si negociator PD-PS?

Sa nuk me pelqen ky njeri, Meta flas :/
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top