Meta shigjeton Ramën: Në LSI nuk paguhet për t'u bërë deputet

Malsi

Anëtar i Nderuar
Edi-Rama-Ilir-Meta_2.jpg

Ndërsa kryeministri Edi Rama është nisur për një vizitë tjetër në Kinë, partneri i tij i mazhorancës, Ilir Meta, ka lëshuar disa “thumba” në adresë të tij. Duke folur para Komitetit Drejtues Kombëtar të LSI-së, Meta tha se ndjehej krenar që në partinë e tij s’kishte paguar njeri për të qenë pjesë e listave për deputetë.

“Unë sot jam krenar që askush në partinë time nuk ka gojë të thosë se unë kam paguar lek për të qenë i pari, i dyti apo i treti në listë”- tha Meta.

Kjo deklaratë e tij nuk vjen krejt rastësisht, pasi mjafton të kujtojmë së fundmi pohimet e deputetit “kaubojs”, Eduart Ndocaj, se kishte paguar rreth 500 mijë euro për të zënë një vend në listat e PS-së në Lezhë. Edhe më herët në publik ka pasur akuza ndaj Ramës se njerëzit që fuste në lista për deputetë paguanin qindra mijëra euro.

Por Ilir Meta nuk është mjaftuar me kaq. Ai ka lëshuar edhe një tjetër “thumb” për “vëllain-armik”, Edi Rama, kur ka folur për sulmet, për të dëmtuar imazhin e LSI-së si parti të lidhur me korrupsionin e lartë në administratën publike.

“Ka përpjekje për të dëmtuar imazhin e LSI në mënyrë të padrejtë për arsye politike. Përgjigja jonë ndaj gjithë atyre që janë të shqetësuar për rritjen e LSI-së është trasnparencë maksimale dhe në çdo gjë. Goditje pa mëshirë ndaj korrupsionit dhe në radhë të parë kur këto shfaqen tek përfaqësues të LSI”,- u shpreh kryeparlamentari.

Më herët gjatë ditës Ilir Meta zhvilloi një takim me ambasadorin amerikan, Donald Lu. Por deri më tani nuk ka asnjë koment rreth këtij takimi.

/LAPSI.AL/
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top