Meta qytetarit: Nëse nuk ta zgjidhin problemin, më telefono

cent

...Lontano
Kreu i Kuvendit Ilir Meta së bashku me ministrin e bujqësisë Edmond Panariti vizituan sot një pulari në fshatin Ferras të Komunës Levan, për të dëmshpërblyer pronarët e saj duke i dhuruar 2500 zogj.

Kjo ishte hera e parë që kreu i Kuvendit ndoqi nga afër shqetësimet e banorëve të zonave të përmbytura. Gjatë vizitës, një banor i Ferrasit i shprehu një shqetësim kreut të Kuvendit, i cili u zotua se do ta zgjidhë shefi i Emergjencave, në të kundërt Meta i kërkoi banorit ta marrë në telefon.

Biseda e plotë:

Ilir Meta: Merrja emrin dhe zgjidhja problemin

Shefi i emergjencave në Fier, Arben اuko: Po ia kemi zgjidhur, i kemi shpërndarë çadra…

Ilir Meta: Po lere çfarë keni shpërndarë, ka një problem konkret o zotëri…nuk ka dyshekë, të iki t’ia marr unë dy dyshek tani?

Ilir Meta: Po nuk t'i solli zotëria, merr numrin tim të telefonit, më merr mua në telefon, do t’i sjell unë.

Ilir Meta i drejtohet Arben اukos: Ti e more vesh, harro kollaren edhe zgjidhe këtë problem.
To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.

Meta siguroi dëmshpërblimin për të gjithë fermerët dhe rimëkëmbjen e ekonomisë ndërsa vlerësoi dhe marrëveshjen e qeverisë me bankat e nivelit të dytë për të lehtësuar situatën e kredisë për fermerët e dëmtuar nga përmbytjet.

"Bujqësia është shtëpi pa çati, është momenti për të ndërtuar një politikë vizionare të sigurimeve të investimeve dhe prodhimeve bujqësore. Përshëndes Ministrinë e Bujqësisë për punën që po bën dhe për marrëveshjet që kanë arritur me bankat", tha kreu i Kuvendit.

Ministri i Bujqësisë Panariti theksoi edhe njëherë se do jetë pranë fermerëve të dëmtuar për rimëkëmbjen e sektorit të bujqësisë dhe blegtorisë:

"Pularia është rivendosur, zogjtë janë brenda baterive. Janë 5000 zogj të cilët për një periudhe 35 ditësh do të hyjnë në cikël prodhimi. Ky është vetëm fillimi, do vazhdojmë me plotësimin e të gjitha humbjeve që ka pasur kjo zonë. E gjithë Shqipëria është solidarizuar me banorët e zonave të përmbytura, nga veriu në jug, ndërkohë që ndihma kanë ardhur dhe nga matanë kufijve ku jetojnë shqiptarë dhe jo vetëm".

/Shekulli
 
Titulli: Meta qytetarit: Nëse nuk ta zgjidhin problemin, më telefono

Si shitet si burre i mire ky Meta. Kush nuk e njeh e paguan shtrenjte. E turperoi keq ate zoterine e emergjencave para kamerave, thua se nuk mund t'ia thoshte me vone ato.

Mendjen vetem te votat e ka, jo qe i dhimbset me te vertete ai fashatari. Po t'iu dhimbseshin nuk do ta kishte ndertu ate perandori ne kurriz te tyre qe kaq vite.
 
Titulli: Meta qytetarit: Nëse nuk ta zgjidhin problemin, më telefono

Si I thine asaj fjales vjeter kalit mos I rri mbrpa dhe traktorit ose metes para
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top