Meta: Po do qeveris me Berishen

Veriut i eshte mohuar vendi qe meriton ne cdo gje, ky stad i duhet kthyer.

Gegnishten nuk e flasin ajo perqindje qe thoni ju por perkundrazi ju ftoj qe te rishikoni ato numra sepse ju bejne te dukeni shume i paditur persa i perket gjeografise dhe demografise se vendit. Ndoshta keni akoma mundesi qe ta rishikoni ate qe thate qe te mos dukeni aq i pacipe per diskutimin ne fjale. Nuk jam ketu per t'iu edukuar prandaj nuk po sjelle dhe infot qe duhet ditur qe nga klasat fillore.

Malsoret shqipetare jane ne veri dhe jug, pasi zonat malore pershkojne zonat lindore te te gjithe vendit, prandaj termi maslor nuk i referohet gegve, por te gjithe shqipetareve qe kane jetuar ne male. Se dyti malsoret shqipetare jane ato trima qe i kane rezistuar cdo pushtimi per shekuj me radhe duke e ruajtur traditen, kulturen dhe virtytet e kombit me sakrificat me te jashtezakonshme. Malsoret kane gabuar ne momente te ndryshme, behet fjale per disa, sic eshte rasti i mbeshtetesve te regjimit, tek e fundit ato e kane bere kete mbeshtetje per arsye me te rendesishme, shkeputjen nga Serbia.

Une nuk trumbetoj per ndarje, por per njohje te realitetit. Shqipetaret nuk kane sesi te presin drejtesi kur nuk kane vendosur drejtesi ndaj vetes, qe fillon nga ndarja me te shkuaren komuniste, me ndalimin e te drejtes per te qene ne funksione administrative te atyre qe i kane sherbyer regjimit diktatorial, me njohjen e vlerave te gegnishtes (qe jo per gje por eshte bere madje edhe nga ato qe kane qene vendimtare per vendosjen e shqipes standarte dhe jo nga une apo ju thjeshte per arsye sic akuzoni juve ne kete rast,) gjera te tjera kane te bejne me njohjen e vlerave te tjera si herojnve te vertete shqipetare dhe te shuhen nje here e pergjithmone emrat e "herojnve" qe vetem komunizmit i kane sherbyer. Ai qe ka vrare shqipetarin per te sjellur komunizmin ne shqiperi nuk ka sesi te marre titullin hero, mbase me standartet tuaja kjo eshte e mundur. Nje tjeter proces eshte njohja e vetevetes, historia shqipetare nuk mund te jete ajo qe na ka mesuar komunizmi me ane te censures, megjithate pak ndryshim eshte bere nga nje tekst i kohes se komunizmit me ato qe jane funksional sot. Kur shqipetaret te jene te vertete ndaj vetes, atehere do te mund te kerkojne drejtesi nga te tjeret me ane te vetedijes dhe rrugeve ligjore si per ceshtjen came, dhe mbrojtjen e te drejtave te shqipetareve jashte kufijve.

Persa i perket provincialitetit tim, di te them se jam i shetitur paksa me shume sesa juve dhe kam nje arsimim te nje profili me te larte.

Berisha nuk eshte hero i veriut, e verteta eshte se ai eshte zgjedhur deputet me shume ne veri sesa ne jug gjate karriers se tij.

Veriu nuk ka nevoje per njerez si Berisha, veriu krenohet me figura te tjera si Fishta, Migjeni, Asdreni, Gurakuqi, Isa Boletini, Oso Kuka, Ded Gjo Luli, Prek Cali e lista ska te sosur.

Flm per retoriken qe perdorni, nje argumentues i dobet gjithnje i kthen debatet ne personale, dhe ju spo beni as me pak as me shume. Mua s'me behet vone se c'fare mendoni ju per mua, ne nje kohe kur ju as qe ja keni idene kush jam, nga vij apo sesi duket, ashtu sic nuk di une per ju. Pra, numri i syzeve te mia dhe retorika juaj per mua nuk jane shqetesim, por tregojne nivelin e ulet te debatit dhe metoden e jashtmodes qe ju perdorni.

Ne konkluzion, ajo qe une them eshte se shqipetaret duhet te ndajne thashethemet, padrejtesite dhe maniuplimet nga historia dhe njohurite e tyre per te ndertuar shqiperine e shqipetareve te vetedijesuar.

Mire pra edhe njehere,REPUBLIKA E SHQIPERISE, jo shqip folesit.Po flas per veriun jo per malesoret e te gjithe shqiperise.Ke te drejte ne disa pika,duhet te ndahemi nga e kaluara komuniste .Por kujt te kaluere duhet ti bashkohemi?Persa i perket shetitjeve, edhe ciganet jane me te shetitur se te gjithe ne, por te vetmen gje qe dine me siguri eshte se jane cigane.Persa i perket profilit te arsimit mendoj qe nuk ka nevoje per pergjigje, sepse duket shume qarte se je mjaft i arsimuar,por varet cili vesh arsimohet. Persa i perket debatit dhe nivelit te tij,populli thote, c'te hedhesh mbrapa do te dale perpara,shiko pra i nderuar intelektual se c'fare poston perpara se te flasesh per jashte metodat e perdorura.Ne fakt ne standartet e mia eshte e pa pranueshme qe te shpallet hero ai shqiptar qe ka vrare shqiptarin per te sjelle nazizmin apo fashizmin Gjerman dhe Italjan ne Shqiperi. Si perfundim zoteri administrator, je jashte teme me disa postime.Aha se harova nese e sheh si nje debat personal me vjen keq sepse nuk permenda as arsimin as dijen dhe as edhe nje gje te ketij lloji,perkundrazi ju po perpiqeni qe nje teme politike ta ketheni ne nje mesim historie per veriun,kushdo ka demonet dhe engjejt e tij ne jete, do te lutesha qe engjejt e tu ti mbash per vete,ose i ndaj me ne ne nje teme te posacme.
 
lali IRON,e ke shkruar ne gjuhen arabe posht emrit tend Shejtan.me vetedije apo pa vetedije,gabim ke bere.
 
Titulli: Meta: Po do qeveris me Berishen

Pavarsisht se krye-mekatari eshte Sali Berisha, gjaku i pafajshem shqiptar qe mund te derdhet pas emerimeve te 28 Qershorit do ti faturohet me te drejte Ilir Metes. Ilir Meta nuk mund ta laje gjakun shqiptar nga duart e tij as edhe me detergjente serbe te shitura ne Euromax.

Ne daten 28 Qershor, Perendia i dha mundesi shqiptareve qe ata te kishin ndryshimin e shume kerkuar. Ajo e barazoi rezultatin midis te majtes dhe te djathtes ne 70 me 70. Kjo do te bente te pamundur formimin e qeverive antishqiptare. C'ka do te thoshte me pas, nje Qeveri Teknike dhe ndryshime paqesore ne te mire te shqiptareve.

Kete mundesi historike,per ndryshim paqesor qe Perendia ja dha shqiptareve per interesa te tij te ngushta, ja shkaterroi Ilir Meta. Ai lepiu publikisht ate qe kish peshtyre duke u bashkuar me Berishen, c'ka ja ngrakon atij pasojat qe mund te vijne.

Qe shqiptaret do te perfundojne me Qeveri Teknike, kjo eshte e padiskutueshme. Sot eshte e diskutueshme forma ne te cilen do te harriet tek ajo.

PS-ja kerkon hapjen e kutive te votimeve e PD-ja nuk ka per ti hapur kurre pasi qe ajo i ka zbrazur ato nga frika se ne se numerohen votat del mashtrimi, dhe vete "asi spathi", Ilir Meta ngelet pa mandat.

Kjo sjell mundesine e nje kompromisi, per mos hapje kutish dhe formim te Qeverise Teknike.

Duke pare edhe prioritetin e Ilir Metes (bashkpunimin me Serbine si paresore), kjo ka pak gjasa te ngjaje, pasi Serbia por edhe Greqia qe pret te marri falas territorin Shqiptar ne Jug te urdheroje nje veprim te tille veglave te tyre ne Tirane. Kjo na sjelle ne konfrontim fizik ne Shqiperi. Ne nje kohe kur protesat e PS-se do te vazhdojne dhe Vendi gjithnje e me shume do te zhytet ne mjerim dhe anarki, perleshja fizike eshte ajo qe do te vendosi raportin e forcave ne terren. Ne fakt keto perleshje kane kohe qe po aplikohen (Azem Hajdari, Fatmir Xhindi, Mero Baze...), por shume shpejt intensiteti do te rritet ne ate mase sa do te kemi rebelim dhe kaos te gjithanshem.

Ne keto kushte derdhja e gjakut eshte e pashmangshme. Kete radhe njeriu do te haje njeriun, sepse gje tjeter nuk ka mbetur per te ngrene. Ne se shikohen komentet ne internet palet jane pergatitur sepse flitet qarte me emra te pervecem te cilet duhet te ekzekutohen.

Urojme me te miren, por e keqja do te ngjase. Ilir Meta do ti kete duart e lyera me gjak te cilat do te kete veshtire ti laj.

PS + PD = PPSH + UDB + KGB + EYP + Sigurmi
 
Titulli: Meta: Po do qeveris me Berishen

Zgjedhjet e 28 qershorit reduktuan numrin e tyre, por nuk i zhdukën



Erjon Ajazi

Ish-Sigurimi i Shtetit vazhdon të lërë gjurmë edhe në Parlamentin e ri. Zgjedhjet parlamentare të 28 qershorit reduktuan numrin e ish-bashkëpunëtorëve të sigurimit famëkeq në Parlamentin e ardhshëm, pa mundur dot t‘i lërë përfundimisht jashtë. Shkak për këtë ishte fakti që subjektet politike renditën ndër emrat e parë në lista personazhet të cilët ndër vite janë thërritur në Kuvend me pseudonimet si "Dizejnatorja", "Financieri", "I vogli", "Alfons Ballsha", "Murrizi", "Proletari", "Gjeli" dhe "Plepi". "VIP"-at e politikës së djeshme dhe të sotme, që janë peng i të kaluarës së tyre me "njollë", do të kenë mundësi të futen sërish në Parlament në muajin shtator.

Politika shqiptare ka qenë prej 19 vitesh e helmuar nga "mbetjet" e së kaluarës komuniste, e cila ka lënë si peng të rëndë bashkëpunëtorët e Sigurimit të Shtetit, aparatit të dhunshëm që diktatura përdorte ndaj të gjithë qytetarëve shqiptarë. Shumë prej "aktorëve" të Parlamentit shqiptar, por edhe të strukturave të tjera të shtetit, janë pjesë e atij kontingjenti që Sigurimi i kishte në listat e tij si bashkëpunëtorë, pavarësisht sesi ata janë përdorur. Me gjithë sugjerimin e Komisionit Europian për hapjen e dosjeve sekrete të komunizmit, politika shqiptare e ka pasur një mision "të pamundur" shkëputjen përfundimtare nga e kaluara e sigurimit famëkeq.

Për vite me radhë ironitë e deputetëve mbi kolegët e tyre të implikuar në ish-Shërbimin Sekret nuk kanë munguar dhe nuk do të mungojnë as në Kuvendin e ardhshëm, sa herë që në arenën politike do hapet një debat i ashpër që cenon interesat e zyrtarëve më të lartë të shtetit, të cilët përdorin "ciceronët" e tyre në Kuvend për të dramatizuar situatën dhe trembur spiunët e dikurshëm për të mbyllur problemet më delikate të politikës aktuale. Bashkëpunëtorët e Shërbimit Sekret komunist, ose të quajtur ndryshe Sektorit Special të Partisë së Punës, do të vazhdojnë betejën në sallën e Kuvendit edhe për vitet në vazhdim. Ndryshe nga herët e tjera, kur dikur ky kontingjent ishte në masë, këtë herë në Kuvend kemi një numër shumë herë më të reduktuar. Në dosjet sekrete të diktaturës figurojnë nofka të ndryshme si "Cigarja", "Dizejnatorja", "Financieri", "Profesori", "Inxhinieri", apo shumë pseudonime të tjera si "Parafabrikati", "Sqepi", apo "اiftelia". Lista me nofkat e parlamentarëve është reduktuar, por në Kuvend do të vazhdojë edhe për disa kohë të dëgjohet jehona e atyre që i shërbyen Sigurimit famëkeq, pasi në zgjedhjet e fundit, ata që dikur thirreshin me pseudonime, këtë herë ishin në krye të listave për deputetë të subjekteve të ndryshme politike. Vitet kalojnë dhe rrethi ngushtohet, por largimi i bashkëpunëtorëve të Sigurimit nga Parlamenti duket se do të jetë një ëndërr e largët, pasi nofkat "Financieri", "Proletari", "Dizejnatorja", apo i "I vogli" janë dominues brenda partive të tyre. Një ndër kushtet për të hyrë në BE, është shkëputja njëherë e mirë e politikës shqiptare nga bashkëpunëtorët e Sigurimit të shtetit komunist. Kjo tregon se VIP-at e politikës me nofkat e së kaluarës do të kenë shumë pak kohë për të fshehur të vërtetën në lidhje me spiunazhet e kryera në kohën e komunizmit. Deri atëherë, çështja e dosjeve dhe akuzat e deputetëve ndaj njëri-tjetrit do të vazhdojnë të trumbetojnë në sallën e Parlamentit. Në fondin e arkivave shtetërore ekzistojnë dy lloj dosjesh, ato të personit që gjurmohej dhe dosjet e atyre që i vëzhgonin. E kaluara "e hidhur" pritet të përdoret politikisht në Kuvend, tashmë që numrat për formimin e një mazhorance të thjeshtë janë të brishtë. Kryetarët e partive do ta kenë në dorë këtë kartë për të komanduar dhe ushtruar presion për mosshkëputje në hallkat e zinxhirit. Sigurimi famëkeq i Shtetit vazhdon të militojë në politikë, por edhe në administratën e lartë.


Tabela : Pseudonimet e politikanëve që rezistuan

Dizejnatorja
Financieri
I vogli
Alfons Ballsha
Murrizi
Proletari
Gjeli
Plepi
Shishja e Qumështit
Intelektuali
 
Titulli: Meta: Po do qeveris me Berishen

Ne web-in e Alsat-M shkruhej se z.Ilir Meta ne lidhje me kete ceshtje ishte prononcuar ne kete menyre: “ثshtë një zgjedhje e vështirë si lider e politikan, por me përgjegjësi historike pranoj ftesën. Jam shumë i vendosur në këtë vendim që i intereson vendit dhe qeverisë. Nuk ka rrugë tjetër, do isha i gatshëm të qëndroja në opozitë, por me këtë këtë sakatim, jo. Një bashkim me PS do të prodhonte vetëm krizë. Marrëveshja me Ramën do jetë e pamundur pasi prodhon vetëm krizë. ثshtë një Nuk ka rrugë tjetër, do isha i gatshëm të qëndroja në opozitë, por me këtë këtë sakatim, jo. Një bashkim me PS do të prodhonte vetëm krizë. Marrëveshja me Ramën do jetë e pamundur pasi prodhon vetëm krizë. zgjedhje e vështirë si lider e politikan, por me përgjegjësi historike pranoj ftesën.''

Normal qe keshtu do thot ky se kur ka perpara dhe nje popull injorant svihet ne dyshim ajo cka ai do thoshte .

Une nuk e di si disa prej jush e mbeshtesin kete njeri ku ky O POPULL KA TRADHTUAR NE RRADH TE PARE IDEALIN E TIJ. , ka tradhtuar te gjith njerzit qe besonin ne idealin e tij, ne luften e tij , ne partine e tij.

sa per faktin ku ai shprehet; 'Nuk ka rrugë tjetër, do isha i gatshëm të qëndroja në opozitë, por me këtë këtë sakatim, jo. Një bashkim me PS do të prodhonte vetëm krizë. Marrëveshja me Ramën do jetë e pamundur pasi prodhon vetëm krizë.' te mbuloje merda me pipi [sorry po shprehje popullore hihhi] se te gjithh e pam shume mire cfare ndodhi. Ilir Meta nje jave para zgjedhjeve i kerkoi bashkim Edi Rames DHE EDI RAMA IA DHIU KUR I THA JO DHE KY NJI DIT APO DY DITE PARA ZGJEDHJEVE U BASHKUA ME SALEN. ME PAK FJAL I TREGOI POPULLIT SHQIPTAR SE AJO CFARE ATIJ I INTERESONTE ESHTE VETEM POSTI . DHE REZULTATI ESHTE MESE I DUKSHEM.

DHE JU E MBESHTETNI ?

 
Titulli: Meta: Po do qeveris me Berishen

Tirane me 4 Maj, 2010

Deklarate

Partia Shpresa Demokrate mbeshtet protestat dhe sakrificat me te fundit te shqiptareve per numerimin e votave si nje e drejte e popullit shqiptar per te vendosur se si do te qeveriset, nga kush do te qeveriset dhe si nje mjet qe do te rrezonte hajdutet, antishqiptaret, uzurpuesit e pushtetit.
Livizja, perpjekja e sotme e shqiptareve pavarsisht se qellimisht ngurohet te permendet nga partite opozitare, ne thelb eshte nje perpjekje per mbijetese dhe perparim kombetar te shqiptareve.
Partia Shpresa Demokrate mbeshtet cdo mjet qe do ti sillte fundin e skemave 20 vjecare dhe njerezve te Ramis Alise dhe Sigurimit te Shtetit… tashme te diskretituar ne politike.
Permendja ne menyre kercenuese nga vete krysherbetori antishqiptar Sali Berisha e drekes se organizuar ne Trieste nga Ramiz Alia dhe Sigurimi i Shtetit… tregon se koha e gjykimit po afron. Asnje fajtor pavarsisht se ku ka planifikuar te fshihet, nuk ka per ti shpetuar drejtesise se shqiptareve.
Partia Shpresa Demokrate kerkon nga shqiptaret e te gjitha trojeve qe padrejtesisht vazhdojne te jene te ndara, te mbeshtesin protestat e sotme ne Shqiperi per mbijetese, demokraci dhe perparim kombetar.

Partia Shpresa Demokrate

[email protected]
 
Titulli: Meta: Po do qeveris me Berishen

Zbardhet plani sekret i Metës me serbët, kërkohet gjuha serbe në shkollat shqipe


Meta pranon propozimin e Beogradit për vendosjen e toponimeve në gjuhën serbe në veri

Pas muajve të mjaltit mes kryediplomatit shqiptar dhe zyrtarëve të lartë serb, zbardhet edhe plani kobzi i kësaj aleanca kundër shqiptarëve. Qëllimi themelor i të gjithë takimeve të hapura dhe të fshehta midis Metës dhe zyrtarëve serb, ishte futja e gjuhës serbe në shkollat shqipe, sidomos në zonat e veriut. Vetëm disa javë më parë, trupërisht, Meta

pranoi si të mirëqenë ekzistencën e minoritetit serb në Shqipëri, ndërsa tani skandali nuk gëlltitet më; gjuha serbe në shkollat shqipe. E gjithë kjo vjen nga dashuria e sëmurë e kryediplomatit tonë për popullin serb, për historinë dhe zakonet serbe. Megjithatë, ky plan, njëherë përnjëherë nuk do të zihej në gojë nga Meta, për shkak të frikës së Berishës, por vetë serbët, si padashur, e pohuan një gjë të tillë. Nisur nga premtimet e fshehta të Metës në Beograd dhe nga kërkesa e presidentit rumun Basesku për të njohur arumunet si pakice kombëtare në Shqipëri, një shoqatë serbo-malazeze në Shqipëri ka shfaqur pretendimet e saj për futjen e gjuhës serbe në shkollat shqipe, madje është ankuar se një gjë e tillë, sipas tyre, duhet të kishte ndodhur qyshkur. Drejtues të kësaj shoqate gjatë një takimi në Shkodër, i kërkuan zëvendësministrit të Jashtëm serb, Zdravko Ponosh, ndërhyrjen e Beogradit për të futur gjuhën serbe në shkollat shqipe si dhe për vendosjen e toponimeve edhe në serbisht në veri të vendit. Nisur nga marrëdhënia e ngrohtë që Meta kohët e fundit i ka krijuar me serbët, shoqata serbe guxon më shumë në kërkesat e saj. Ajo kërkon vendosjen e tabelave të rrugëve në gjuhën serbe së paku në qytetin e Shkodrës, duke argumentuar se mbi 80% e toponimeve në gjithë Shqipërinë janë në gjuhën sallave. “Nuk jemi të kënaqur me shkallën e respektimit të të drejtave. Shqipëria nuk e ka të ratifikuar konventën rajonale të gjuhëve të popujve pakicë. Kjo është një pengesë për ne që ne të nisim iniciativën që të mësojmë gjuhën serbe dhe që toponimet, emrat e vendeve e tabelat të jenë edhe në gjuhën serbe sidomos në zonën e Shkodrës. Ju me siguri e dini se rreth 80% e toponimeve në gjithë Shqipërinë janë ne gjuhen sllave te vjetër. Problem mbetet shkrimi, ju vini hyni ne Shkodër dhe nuk keni asnjë variant ne serbisht, prandaj ne kërkojmë që të jenë edhe në gjuhen serbe”, është shprehur Pavllo Jako, kryetar i shoqatës së Pakicave. Ndërkohë zëvendësministri i jashtëm serb Zdravko Ponosh deklaroi se së shpejti Serbia do të liberalizoje regjimin e vizave me Shqipërinë. Pak kohë me parë edhe qeveria shqiptare vendosi heqjen e vizave ndaj qytetarëve serbe. Ponosh nuk i ka dhënë në përgjigje konkrete shqetësimit të shoqatës serbe, po u ka dhënë shpresë që do të bisedojë edhe një herë këtë çështje me Metën, me qëllim që ky i fundit t’i thotë Berishës, duke ia servirur këtë propozim në kundër të forcimit të marrëdhënieve midis dy vendeve.



Meta, takim sekret me Ponosh
Krydiplomati Meta ka zhvilluar një takim sekret me zëvendësministrin e Jashtëm serb, Zdravko Ponosh, ku në fokus të bisedimeve ishte forcimi i marrëdhënieve Shqipëri-Serbi, pavarësisht problemit të Kosovës. Qysh me gafën që bëri gjatë vizitës në Serbi, ku pranoi si të mirëqenë minoritetin serb në vendin tonë dhe injoroi çështjen e Kosovës, Berisha e shesh me skepticizëm çdo takim tjetër të Metës me zyrtarët serb. Ndaj, për të shmangur këtë përplasje me Berishën, Meta rreket t’i manipulojë këto takime apo t’i fshehë fare. Në rastin konkret, Meta ia ka atribuuar takimin e vet zëvendësministres së Jashtme shqiptare Edit Harxhi. Kështu, takimi Meta-Ponosh, në faqen zyrtare të ministrisë së Jashtme është paraqitur se takimi Edit-Ponosh. “Zhvillohen Konsultime Diplomatike midis Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Serbisë. Dy zv. Ministrat e Punëve të Jashtme, znj. Edith Harxhi dhe z. Zdravko Ponosh zhvilluan konsultimet e para diplomatike midis Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Serbisë”, thuhej në njoftim.

Vizita e Metës në Serbi dhe skandali i minoritetit
Në muajin mars të këtij vitit, Meta zhvilloi një vizitë në Beograd, vizitë e cila u komentua shumë për qëndrimet impotente të Metës për pretendimet e serbëve për Kosovën dhe ekzistencën e një minoriteti serb në Shqipëri. Këto pretendime që u pranuan nga Meta në Beograd, u hodhën poshtë historinë dhe studiues të ndrydhën në vend. “Nëse do të kishte ndonjë minoritet tjetër, minoritet serb, minoritet kroat apo minoritet slloven, këto natyrisht do të ishin njohur, sepse periudha e viteve 1944 ka qenë një periudhë e marrëdhënieve më të mira e të ngushta midis Shqipërisë dhe Jugosllavisë. Kështu që, këtu kërkohet të shpiket një minoritet i ri në Shqipëri, që nuk ka ekzistuar dhe që edhe në këto 30-40 vitet e fundit, nuk ka pasur ndonjë shpërngulje të popullsisë nga Serbia në drejtim të Shqipërisë. Kështu që, e konsideroj një gabim të madh që ministri ynë i Jashtëm pranon të hyjë në një çështje të tillë me kolegun e tij, serb Vuk Jeremiç”, ka theksuar Pëllumb Xhufi.
 
Titulli: Meta: Po do qeveris me Berishen

hallall Metes, pse te mos qeverise.Me mire ne qeverisje se sa ne greva.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top