sweetzzinna
Dum spiro, spero くる
-
- Anëtarësuar më
- Jul 18, 2008
-
- Mesazhe
- 20,476
-
- Reagimet e mara
- 1,250
-
- Vendndodhja
- Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ
Kreu i LSI-së Ilir Meta vlerësoi se zgjedhjet e nesërme janë të një rëndësie historike për Shqipërinë. “ثshtë rasti që standardet e këtyre zgjedhjeve të na rendisin si anëtarë dinjitozë të NATO-s dhe aspirantë për në BE”, tha ai. Sot, vijoi Meta, jam takuar me delegacionin e parlamentarëve evropianë dhe amerikanë, që janë në Shqipëri për monitorimin e zgjedhjeve dhe shpreh vlerësimin për angazhimin e tyre maksimal për të mos lejuar asnjë parregullsi. Netëork-u i ngritur nga LSI, posaçërisht për ndjekjen, monitorimin dhe denoncimin e parregullsive ku përfshihen rrjeti i vëzhguesve dhe komisionerëve, si dhe grupet e posaçme të ngarkuar për ketë qëllim, në bashkëpunim me konsulentët dhe partneret tanë ndërkombëtarë, fillojnë sot mbasdite në orën 18.00 operimin në eficencë të plotë, deri në shpalljen e rezultatit të zgjedhjeve. “Gjej këtë rast për t’i bërë thirrje gjithë strukturave të LSI dhe çdokujt tjetër të angazhuar në procesin zgjedhor të veprojnë me përgjegjësi të lartë qytetare dhe të kuptojnë rëndësinë historike të këtyre zgjedhjeve”, u shpreh Meta. Ai u bëri thirrje qytetarëve të shkojnë të votojnë, të shprehin vullnetin e tyre të lirë, duke injoruar çdo presion që mund t’u bëhet për të tjetërsuar vullnetin e tyre. “Ata duhet të denoncojnë çdo parregullsi në procesin e votimit, tek përfaqësuesit dhe vëzhguesit e LSI dhe ata ndërkombëtare, që janë aty për të ruajtur të drejtën e votës së lirë, për të ruajtur rregullsinë dhe standardet e këtyre zgjedhjeve”, theksoi Meta. (Lajmifundit )