Mesova …..

ÇFARË MËSOVA?

Mësova- se nuk mund ta bësh dikë të të dojë. Gjithçka që mund të bësh është të jesh dikush që mund të duhet. Pjesa tjetër është në dorë të tyre.

Mësova- se sa do të përkujdesem për dikë, disa thjesht nuk duan t’ia dinë që të ta kthejnë përkujdesjen.

Mësova- se duhen vite për të ndërtuar besim, dhe vetëm sekonda për ta shkatërruar atë.

Mësova- se sa do i mirë të jetë një shok, ata hera herës do të të lëndojnë dhe ti duhet të mësosh ti falësh ata për këtë gjë.

Mësova- se nuk është e rëndësishme se çfarë ke në jetë, por se KË ke.

Mësova- se kurrë nuk duhet të shkatërrosh një falje me një justifikim.

Mësova- se mund të shndrish me sharmin tënd për rreth 15 minuta. Pas kësaj, do jetë më mirë sikur të dish diçka.

Mësova- se nuk duhet ta krahasosh veten tënde me më të mirën që bëjnë të tjerët.

Mësova- se ti mund të bësh diçka në një çast e cila do të të japë dhimbje kokë për gjithë jetën.

Mësova- se më duhet shumë kohë që të bëhem personi që dua të jem.

Mësova- se duhet të largohesh nga të dashurit e tu me fjalë të dashura. Mund të jetë hera e fundit që i sheh ata.

Mësova- se mund të shkosh pas një gjëjë që nuk mundesh për shumë kohë.

Mësova- se kemi përgjegjësi për atë çka bëjmë, pavarësisht se si ndihemi.

Mësova- se ose do ta kontrollosh ti sjelljen tënde ose do të të kontrollojë ajo ty.

Mësova- se sado e nxehtë dhe e bukur të jetë një marrëdhënie në fillim, pasioni venitet dhe do ishte mirë që të ketë diçka tjetër që ta zërë vendin e tij.

Mësova- se heronjtë janë njerëz të cilët bëjnë gjënë e duhur në kohën e duhur, pavarësisht pasojave.

Mësova- se paraja është një metodë humbëse për të arritur qëllimet e tua.

Mësova- se unë dhe shoku im i ngushtë mund të bëjmë gjithçka ose asgjë dhe përsëri kalojmë një kohë të bukur.

Mësova- se nganjëherë njerëzit që ti pret të të godasin kur je poshtë, janë atë të cilët do të të japin dorën që të ngrihesh.

Mësova- se nganjëherë kur jam i nxehur kam të drejtë të jem i nxehur, por kjo nuk më jep të drejtën të jem i padrejtë.

Mësova- se vetëm sepse dikush nuk të do në mënyrën që ti dëshiron të të dojë, nuk do të thotë se nuk ai nuk të do.

Mësova- se maturia ka të bëjë më shumë me llojet e ekperiencave që ke patur dhe se çfarë ke mësuar prej tyre dhe shumë pak ka të bëjë me sa ditëlindje ke festuar.

Mësova- se kurrë nuk duhet ti thuash një fëmije që ëndrrat e tyre janë të parealizueshme, sado absurde të jenë ato.

Mësova- se familja jote nuk do të jetë gjithmonë aty për ty. Mund të duket për të qeshur, por njerëzit me të cilët ske lidhje gjaku fare mund të përkujdesen për ty, të të mësojnë se si të duash dhe si të besosh përsëri tek njerëzit. Familjet nuk janë biologjike.

Mësova- se nuk mjafton gjithmonë të të falin të tjerët. Nganjëherë duhet të mësosh të falësh veten tënde.

Mësova- se sa do të të jetë thyer zemra, bota nuk ndalet për hidhërimin tënd.

Mësova- se mjedisi shoqëror dhe rrethanat mund të kenë influencuar se cilët jemi ne, por ne jemi përgjegjës kush do të bëhemi.

Mësova- se një pasanik nuk është ai që ka më shumë, por ai që ka nevojë për më të paktën.

Mësova- se vetëm sepse dy njerëz debatojnë, kjo nuk do të thotë se ata nuk e duan njëri tjetrin. Dhe vetëm pse ata nuk debatojnë, nuk do të thotë se duan.

Mësova- se nuk na duhet ti ndryshojmë shokët nëse kuptojmë se shokët mund të ndërrohen (mos u mundo të ndryshosh një person, por ndërro personin, zgjidh një person tjetër).

Mësova- se nuk duhet të jesh aq i etur për të zbuluar një sekret. Mund të të ndryshojë jetën përgjithmonë (për mirë ose për keq, ndonjëherë është më mirë të mos e dish diçka).

Mësova- se dy njerëz mund të vështrojnë të njëjtën gjë dhe të shohin komplet diçka të ndryshme.

Mësova- se sa do të mundohesh ti mbrosh fëmijët e tu, ata do të lëndohën dhe gjithashtu do të lëndohesh edhe ti për lëndimin e tyre.

Mësova- se edhe nëse mendon se ske më asgjë për të ofruar, kur një shok qan përpara teje, do ta gjesh forcën për ta ndihmuar.

Mësova- se titujt e diplomat që ke të varura në mur, nuk të bëjnë një farë burri.

Mësova- se njerëzit që kanë më shumë rëndësi për ty në jetë, të meren shumë shpejt.

Mësova- se është e vështirë të përcaktosh kufirin midis të qenurit i këndshëm e të mos lëndosh njerëzit dhe të ngriturit e të thënit të asaj që ti beson.

Mësova- se njerëzit do ta harrojnë çfarë ke thënë, dhe njerëzit do të harrojnë çfarë ke bërë, por njerëzit kurrë nuk do të harrojnë se si i ke bërë të ndihen.

Përktheu Mësimi, Nga Omer B. Washington

E huazuar nga & .


4615E841-E835-43D4-881F-CF06E135A920.jpeg
 
Mesova se ndonjehere japim me shume sec duhet aty ku nuk duhet!
Sa me shume te mundohesh te kuptosh te tjeret aq me shume lendon veten!

Po ashtu mesova

Se sa me shume te lidhesh me Zotin aq me te vogla te duken problemet e tokes.
Por po vure njerezit para Tij, gjithmone do te ndihesh Bosh!
 
Mesova se te jesh e vertete sot ndeshkohesh
Sa keq po ska problem se llogarite do jepen atje ku duhet dhe kushdo do marre ate qe meriton. 😊
Gjithcka nis nga vetja.
Kujdesemi te mos lendojme veten por dhe tjeret.
Duam veten por dhe tjeret.
Kerkojme rehatin tone, por leme dhe tjeret rehat.
E kur nuk na lene rehat, shikojme punen tone duke u shmangur ne heshtje dhe duke bere gjera e duke kaluar kohe me njerez qe na bejne te lumtur🤗😘😘😘
 
Gjithcka nis nga vetja.
Kujdesemi te mos lendojme veten por dhe tjeret.
Duam veten por dhe tjeret.
Kerkojme rehatin tone, por leme dhe tjeret rehat.
E kur nuk na lene rehat, shikojme punen tone duke u shmangur ne heshtje dhe duke bere gjera e duke kaluar kohe me njerez qe na bejne te lumtur🤗😘😘😘
Shpirti bukur je ti .❤️😍
Ti ma njeh koken dhe zemren ça njeriu jam .
E di pak a shume rrugetimin tim . E di qe mund te jem engjell ose djall ( kur me nxjerrin nga vetja )
Ama Besoj se ke ven re dhe sa selektive jam . Kjo per faktin se un ne jet reale jam mesuar me njerez te bukur ne shpirt. Te tjerve i bej dalje.
Po ktu vërtet mesova qe njerezit e vertete jan shume te paket.
Un jam njeri qe si bej keq nje mize po ktu Gjerat lexohen me byce e jo me tru .
Kshuqe zgjedh opsionin qe ti e the aq bukur :
Shmangem ne heshtje dhe ne jet pranoj vetem njerez me shpirt te bukur dhe qe falin vetem miresi.
Nje nga ta Eshte Dhe Rania îme 😍❤️😘
 
Ku shkel une vetem dhimbje zemre ka agapi ... harrohen dhimbjet e tjera 😜
Epo nga infrakti sdo ik une harroje. Ahahaha
Puku keq.
cat funny animals GIF
 
Top