Mesova …..

ÇFARË MËSOVA?

Mësova- se nuk mund ta bësh dikë të të dojë. Gjithçka që mund të bësh është të jesh dikush që mund të duhet. Pjesa tjetër është në dorë të tyre.

Mësova- se sa do të përkujdesem për dikë, disa thjesht nuk duan t’ia dinë që të ta kthejnë përkujdesjen.

Mësova- se duhen vite për të ndërtuar besim, dhe vetëm sekonda për ta shkatërruar atë.

Mësova- se sa do i mirë të jetë një shok, ata hera herës do të të lëndojnë dhe ti duhet të mësosh ti falësh ata për këtë gjë.

Mësova- se nuk është e rëndësishme se çfarë ke në jetë, por se KË ke.

Mësova- se kurrë nuk duhet të shkatërrosh një falje me një justifikim.

Mësova- se mund të shndrish me sharmin tënd për rreth 15 minuta. Pas kësaj, do jetë më mirë sikur të dish diçka.

Mësova- se nuk duhet ta krahasosh veten tënde me më të mirën që bëjnë të tjerët.

Mësova- se ti mund të bësh diçka në një çast e cila do të të japë dhimbje kokë për gjithë jetën.

Mësova- se më duhet shumë kohë që të bëhem personi që dua të jem.

Mësova- se duhet të largohesh nga të dashurit e tu me fjalë të dashura. Mund të jetë hera e fundit që i sheh ata.

Mësova- se mund të shkosh pas një gjëjë që nuk mundesh për shumë kohë.

Mësova- se kemi përgjegjësi për atë çka bëjmë, pavarësisht se si ndihemi.

Mësova- se ose do ta kontrollosh ti sjelljen tënde ose do të të kontrollojë ajo ty.

Mësova- se sado e nxehtë dhe e bukur të jetë një marrëdhënie në fillim, pasioni venitet dhe do ishte mirë që të ketë diçka tjetër që ta zërë vendin e tij.

Mësova- se heronjtë janë njerëz të cilët bëjnë gjënë e duhur në kohën e duhur, pavarësisht pasojave.

Mësova- se paraja është një metodë humbëse për të arritur qëllimet e tua.

Mësova- se unë dhe shoku im i ngushtë mund të bëjmë gjithçka ose asgjë dhe përsëri kalojmë një kohë të bukur.

Mësova- se nganjëherë njerëzit që ti pret të të godasin kur je poshtë, janë atë të cilët do të të japin dorën që të ngrihesh.

Mësova- se nganjëherë kur jam i nxehur kam të drejtë të jem i nxehur, por kjo nuk më jep të drejtën të jem i padrejtë.

Mësova- se vetëm sepse dikush nuk të do në mënyrën që ti dëshiron të të dojë, nuk do të thotë se nuk ai nuk të do.

Mësova- se maturia ka të bëjë më shumë me llojet e ekperiencave që ke patur dhe se çfarë ke mësuar prej tyre dhe shumë pak ka të bëjë me sa ditëlindje ke festuar.

Mësova- se kurrë nuk duhet ti thuash një fëmije që ëndrrat e tyre janë të parealizueshme, sado absurde të jenë ato.

Mësova- se familja jote nuk do të jetë gjithmonë aty për ty. Mund të duket për të qeshur, por njerëzit me të cilët ske lidhje gjaku fare mund të përkujdesen për ty, të të mësojnë se si të duash dhe si të besosh përsëri tek njerëzit. Familjet nuk janë biologjike.

Mësova- se nuk mjafton gjithmonë të të falin të tjerët. Nganjëherë duhet të mësosh të falësh veten tënde.

Mësova- se sa do të të jetë thyer zemra, bota nuk ndalet për hidhërimin tënd.

Mësova- se mjedisi shoqëror dhe rrethanat mund të kenë influencuar se cilët jemi ne, por ne jemi përgjegjës kush do të bëhemi.

Mësova- se një pasanik nuk është ai që ka më shumë, por ai që ka nevojë për më të paktën.

Mësova- se vetëm sepse dy njerëz debatojnë, kjo nuk do të thotë se ata nuk e duan njëri tjetrin. Dhe vetëm pse ata nuk debatojnë, nuk do të thotë se duan.

Mësova- se nuk na duhet ti ndryshojmë shokët nëse kuptojmë se shokët mund të ndërrohen (mos u mundo të ndryshosh një person, por ndërro personin, zgjidh një person tjetër).

Mësova- se nuk duhet të jesh aq i etur për të zbuluar një sekret. Mund të të ndryshojë jetën përgjithmonë (për mirë ose për keq, ndonjëherë është më mirë të mos e dish diçka).

Mësova- se dy njerëz mund të vështrojnë të njëjtën gjë dhe të shohin komplet diçka të ndryshme.

Mësova- se sa do të mundohesh ti mbrosh fëmijët e tu, ata do të lëndohën dhe gjithashtu do të lëndohesh edhe ti për lëndimin e tyre.

Mësova- se edhe nëse mendon se ske më asgjë për të ofruar, kur një shok qan përpara teje, do ta gjesh forcën për ta ndihmuar.

Mësova- se titujt e diplomat që ke të varura në mur, nuk të bëjnë një farë burri.

Mësova- se njerëzit që kanë më shumë rëndësi për ty në jetë, të meren shumë shpejt.

Mësova- se është e vështirë të përcaktosh kufirin midis të qenurit i këndshëm e të mos lëndosh njerëzit dhe të ngriturit e të thënit të asaj që ti beson.

Mësova- se njerëzit do ta harrojnë çfarë ke thënë, dhe njerëzit do të harrojnë çfarë ke bërë, por njerëzit kurrë nuk do të harrojnë se si i ke bërë të ndihen.

Përktheu Mësimi, Nga Omer B. Washington

E huazuar nga & .


4615E841-E835-43D4-881F-CF06E135A920.jpeg
 
Mesova se te njohesh vlerat tua eshte lumturi
Mesova se te hapesh punen tende dhe te punosh 15 ore ne dit me dy pune fiton shume.
Mesova shume njerez gje te cilen nuk ja kisha dhene mundesine vetes kurrrrreeeee.
Mesova paturpesine e disave, njerezit qe nuk kane turp per mua jane monstra te neveritshem.
Mesova se te jesh ekstravagante nuk ka lidhje me lakuriqesine ne te gjitha menyrat.
Mesova se interesi fiton sot.
Mesova se si njerezit i lepihen hienave me pamjen e nje engjelli🤮
Mesova se si zvarriten njerezucer pas parave.
Mesova se njerezit besojne ne ate qe mendojne se eshte e vertete.
Mesova njerez qe lepijne aty ku peshtyjne per leverdine e tyre dhe ishte shume e neveritshme.
Mesova se njerezit te fajesojne, te shajne, hakmerren , te poshterojne vetem per te arritur ku duan ne menyren me te poshter.
Mesova se behen shume padrejtesi sipas leverdise.
Mesova qe mos te helmoj apo ndryshoj miresine e shpirtit per asgje dhe askend ne bote, sepse keshtu me ka gatuar Zoti elhamdulilah 🤲
 
Kam mesuar se njeriu vete nuk arrin dot asgje.
Per cdo gje ne kete jete, Zoti me ka derguar njerez te ndryshem per te me ndihmuar ne cdo gje.
Sa here qe i jam mbeshtetur Atij, me ka hapur cdo dere.
Sa here i kam besuar Atij me ka qetesuar ne cdo aspekt.
 
KËTË E MËSOVA NGA VITET QË MË KALUAN

Një njeri u pyet:

“Çfarë mësove nga vitet që të kaluan?”

U përgjigj:

“Mësova se atë çfarë e vepron e sheh si pasqyrë në familjen tënde.

Mësova se i dëmtuari patjetër e ka të fitojë, edhe nëse fitorja vonohet.

Mësova se shigjetat e natës nuk gabojnë.

Mësova se jeta mund të përfundojë çdo moment dhe ne të jemi në shkujdesje.

Mësova të bëj mirë e të mos pres këmbim, kjo, që të mos befasohem nga mohimi i asaj të mire.

Mësova se fjala e mirë, fytyra e buzëqeshur dhe bujaria janë kapitali i moralit.

Mësova se njeriu më i pasur në jetë është ai që e posedon shëndetin dhe sigurinë.

Mësova se jeta përfundon dhe se problemet nuk përfundojnë.

Mësova se ai, i cili do që njerëzit ta dëgjojnë, duhet që edhe ai ata t’i dëgjojë.

Mësova se shumë gjëra që i mësuam në shkollë janë diçka dhe realiteti është diçka tjetër.

Mësova se shumica e njerëzve interesohen dhe të thërrasin atëherë kur kanë nevojë dhe kur përfundon interesi më nuk të njohin.

Mësova se udhëtimi me njerëzit është mikroskopi më preciz për t’i zbuluar vetitë e njerëzve.

Mësova se ai që filozofon shumë (thotë unë dhe unë) nga brenda është i zbrazët.

Mësova se ai që vetitë i ka si ari do të mbetet si ari, kurse ai që vetitë i ka si hekuri do të ndryshojë dhe do të ndryshket.

Mësova se të gjithë ata që janë varrosur nëpër varreza ishin të zënë me punë dhe në zemrat e tyre kishin shumë synime, por nuk mundën t’i realizonin.”

Nga arabishtja: Irfan JAHIU
 
Cdo moment kohe, eshte nje filles e re me veten.
Prandaj mundesia e nje rifiillimi eshte infinit deri ne mbylljen e syve tane pergjithmone.
 
Se çdo gjë e keqe,e ka një të mirë🤗🤗
Kjo është një filozofi optimiste 👍
Në Itali përdoret një shprehje: Non tutti i mali vengono per nuocere.
Jo të gjitha të këqijat vijnë për dëm 🤷
 
Jo kush të mendon pastaj të le me kokën e sajë, por kush duke të menduar të kërkon.🙃💛🙂
 
Shprehje sa me tregu që gabimet s'duhet të përsëriten se kthehen në ves 😊
Bera shaka! 😊

Meqe m'u kujtuan prej asaj qe kishe shkruar:
Kujdes mendimet e tua ato bëhen fjalë...
Kujdes fjalët e tua ato bëhen veprime...
Kujdes veprimet e tua ato bëhen vese...
Kujdes veset e tua ato bëhen karakter...
Kujdes karakterin tënd ai bëhet Fati yt...

|Khalil Gibran|
 
Sesi të bëj makeup😋😊
Puna është se makeupi të shkakton plakje të parakohshme.
Ama e rëndsishme është që mësova.
 
Mesova :

Qe nje njeri me jeten bosh mundohet te te bej te ndjehesh keq me cdo menyre per te vrare boshkellun e shpirtit te tij .

Nje njeri mashtrues te akuzon pasi ate e ben vête me se miri.

Nje njeri rrugac perdor fjalorin e rruges pasi vetem ate njeh.

Nje njeri viktime te quan viktime pasi Eshte viktime e fatit te tij dhe nuk e njeh fjalen gezim !

Nje njeri kur.ve te akuzon per kurveri pasi Eshte profesioni qe di te ushtroje me se miri .

Mesova gjithashtu se ekzistojne njerez qe duan te veshin me kostumin e tyre te piset Por harrojn qe koStumi i tyre nuk i vjen kujtdo .

Mesova qe ka njerzz qe hyjn ne faqe virtuale per ti prish jeten dikujt . Harrojne qe un i kam injoruar dhe vazhdoj te injoroj jo sepse sdi ti pergjigjem po thjeshte per faktin se ndryshe nga ato nuk dua te nxjerr anen time te erret e te bie ne te njejtin nivel .

Kaq per sot ..rritemi e mesojme cdo dite .;)
 
Sa shume gjona keni mesu edhe ju.
Une u bera 10 vjet ketu, dhe hiç! Te pakten 1 gje te vetme t'a kisha mesu! 🙄🥺
 
Top