Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Mesoni se c’far tha Sami Frasheri per turqit.

Sami Frashëri
Kur e pyetën rilindasin dhe patriotin Sami Frashëri se si mund ta flakin tej zgjedhën turke shqiptarët, ai tha:
“Turqia me dashuri e me mirësi s’jep gjë kurrë. Prandaj edhe shqiptarëve… me hir s’u ka për të dhënë gjë. Shqiptarët duhet t’ua marrin turqve me pahir ato që duan”.
E drejta dhe fuqia
Kur shkroi veprën e tij “Shqipëria ç’ka qënë, ç’është e ç’do të bëhet”, e pyetën Sami Frashërin:
– A do të jenë të zotët shqiptarët ta mbajnë e ta ruajnë veten?
– Sigurisht – u përgjigj ai. – Dy gjëra duhen në këtë jetë për të ruajtur e mbajtur me nder atë që të takon: e drejta dhe fuqia. Dhe këto populli shqiptar i ka.
Me hir e me pahir
Duke iu përgjigjur pyetjeve të disa gazetarëve të huaj në Stamboll nëse qeveria osmane do t’ia jepte Shqipërisë reformat e premtuara, Sami Frashëri u tha:
“Porta e Lartë me dashuri e me mirësi nuk të jep gjë kurrë. Ajo e do më mirë humbjen e Shqipërisë e ta ndajë në mes armiqve që na rrethojnë, sesa t’ua lërë shqiptarëve ta ndreqin e ta lulëzojnë.
Prandaj meqë sulltani me hir s’ka për të na dhënë gjë, shqiptarët duhet t’ia marrin atij me pahir. Ta kërkojmë me fjalë, por gjithmonë duke mbajtur në dorë pushkën plot”.
Armiqtë do ta kenë të vështirë të harrojnë
Kur e pyetën Sami Frashërin në vitin 1899 përse u jepte kaq rëndësi alfabetit të gjuhës shqipe, librave dhe përhapjes së tyre, kur kjo gjë mund t’u sillte rreziqe të mëdha nga ana e qeverisë osmane, ai u përgjigj:
– U jap rëndësi sepse nuk mund të ketë Shqipëri pa shqiptarë, nuk mund të ketë shqiptarë pa gjuhë shqipe, pa shkronja shqipe e shkolla në të cilat të mësohet shqipja. Kur t’i kemi të gjitha këto, armiqtë do ta kenë të vështirë të harrojnë se populli shqiptar është zot i këtij vendi.sami_frasheri-_1850_1904.gif
 

Attachments

  • sami_frasheri-_1850_1904.gif
    sami_frasheri-_1850_1904.gif
    3.6 KB · Shikime: 0

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back