[FONT=Arial, Helvetica, sans-serif]![shishjameleter.jpg shishjameleter.jpg](https://fv.al/data/attachments/7/7181-92b0e8b5863bf0674148a983939eb0e4.jpg)
Një 11-vjeçar amerikan mbeti i befasuar kur mori përgjigje për një letër të futur në një shishe dhe të hedhur në Oqeanin Atlantik, në muajin mars.
Curtis Kipple shkroi një letër ku përshkruante veten, jetën e tij në Nju Jork dhe la një numër kontakti. Nëntë muaj më vonë, 25-vjeçarja Ana Ponte iu përgjigj nga ishulli portugez i Azoreve, më shumë se 4 mijë kilometra larg.
"Babai dhe vëllai im u zgjuan në mëngjes për të peshkuar një lloj peshku shumë të njohur në këto zona dhe gjetën letrën me mesazhin e Kipple. Ma sollën mua pasi ata nuk dinë anglisht", rrëfeu e reja, banore e fshatit të peshkimit Tercera, në arkipelagun e Azoreve.
Kjo nuk është hera e parë që ndodh ndonjë diçka e tillë. Disa muaj më parë, një djalë rus gjeti në bregdet shishen me letër të një djali danez, ndonëse rruga në këtë rast ishte shumë më e shkurtër.
[/FONT]
![shishjameleter.jpg shishjameleter.jpg](https://fv.al/data/attachments/7/7181-92b0e8b5863bf0674148a983939eb0e4.jpg)
Një 11-vjeçar amerikan mbeti i befasuar kur mori përgjigje për një letër të futur në një shishe dhe të hedhur në Oqeanin Atlantik, në muajin mars.
Curtis Kipple shkroi një letër ku përshkruante veten, jetën e tij në Nju Jork dhe la një numër kontakti. Nëntë muaj më vonë, 25-vjeçarja Ana Ponte iu përgjigj nga ishulli portugez i Azoreve, më shumë se 4 mijë kilometra larg.
"Babai dhe vëllai im u zgjuan në mëngjes për të peshkuar një lloj peshku shumë të njohur në këto zona dhe gjetën letrën me mesazhin e Kipple. Ma sollën mua pasi ata nuk dinë anglisht", rrëfeu e reja, banore e fshatit të peshkimit Tercera, në arkipelagun e Azoreve.
Kjo nuk është hera e parë që ndodh ndonjë diçka e tillë. Disa muaj më parë, një djalë rus gjeti në bregdet shishen me letër të një djali danez, ndonëse rruga në këtë rast ishte shumë më e shkurtër.
![rrugaaaa.jpg rrugaaaa.jpg](https://fv.al/data/attachments/7/7180-86c34b38a1268d3fa26545d9dd26f8c3.jpg)