Mero Baze: Kokëdhima si Argita dhe Shkëlzeni

Malsi

Anëtar i Nderuar
koco 2k.jpg

Gazeta Tema ka zbuluar sot një projekt të madh të superdeputetit të Jugut, Koço Kokëdhima që synon krijimin e një konsorciumi ekonomik ku përfshihen 8 biznese të njohura të zonës dhe 11 bashki që drejtohen nga kryetarë socialistë. Sipas Tema, statuti dhe objektivat e këtij “konsorciumi” parashikojnë që bizneset dhe bashkitë do të përfshihen në një rreth të mbyllur ofertash, të formuar nga ky konsorcium, dhe që do të shmangin ligjet kryesore mbi të cilat operon partneriteti publik privat në Shqipëri, që është ligji i prokurimit publik, dhe ai i ankandeve.
Nisur nga ky fakt, Mero Baze, në editorialin e tij sot, paralajmëron kryetarët e bashkive të majta të mos bëhen pjesë e këtij plani që sipas tij është hartuar për interesa të ngushta të deputetit Kokëdhima. "Nuk kam punë me kompanitë e biznesit që mund të formojnë një kompani të re, pasi janë në të drejtën e tyre të bëjnë biznes. Por, kam një këshillë për kryebashkiakët e Jugut, që janë përfshirë paraprakisht në planet e këtij “konsorciumi”, si pjesë e partneritetit publik në këtë skemë tërësisht korruptive dhe të paligjshme. Ata duhet t’i qëndrojnë larg kësaj aventure", shkruan Baze.
“Konsorciumi i ideuar nga deputeti Kokëdhima, bazohet mbi përdorimin e pushtetit politik, për të favorizuar një klientelë të caktuar biznesi në raport me bashkitë e fituara nga Partia Socialiste, duke i tërhequr ato në një partneritet që u kushtëzon tregun e ideve, tregun e prokurimeve dhe potencialet e tyre për zhvillim", thotë Baze.
Ai shton se "konsorciumi nuk është një kompani që mbështetet mbi ndonjë objektiv konkret, por mbi “kapjen” e pushtetit lokal nga një grup biznesmenësh dhe kryeideatori i tyre Koço Kokëdhima".
Mero Baze shkon edhe më larg, kur e krahason këtë ide të Kokëdhimës me skemat që sipas tij përdoreshin nga pushteti i kaluar i Berishës. "Konsorciumi i këtij tipi nuk është ndonjë ide e re. ثshtë as më shumë as më pak, studioja ligjore e Argitës apo çanta e zezë e Shkëlzenit, që detyronin çdo biznes apo ofiqar të shtetit, të operonte përmes tyre, duke i kërkuar dikujt 3 përqind për suksesin e projektit, dikujt 200 euro për orë, dhe të tjerëve dhe miliona. Për të mos e kopjuar direkt Familjen Berisha, ideatori Kokëdhima ka shpikur terma më kapitalistë, siç është “konsorciumi”, por që në thelb është një hallkë sekserësh, mes 11 bashkive dhe 8 kompanive private, të cilët do bëjnë sikur do bashkojnë fondet për të ndihmuar njëri- tjetrin, por në finale do të jenë objekt hetimi dhe përbaltje politike, në atë formë që nuk ja vlen të shkosh si “qeni në vresht” me mend e Kokëdhimës".
Madje paralajmërimi i Bazes për kryebashkiakët e jugut bëhet më i fortë: "Mund të vijë papritur një ditë që mund të bëhen 79 vetë bashkë në një qeli, siç ndodhi disa ditë më parë në Serbi. Ose dhe më keq".
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top