Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Merkel refuzon pushimet në qendrën e skijimit ku qëndroi Haradinaj

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj kaloi nëntë ditë të pushimit të tij dimëror në fshatin turistik Sant Moritz të Zvicrës. Qendra e Skijimit në Sant Moritz të Zvicrës është më e shtrenjta në botë. Ndërsa, Haradinaj bashkë me familjen e tij pushuan në hotelin “Carlton”.

Bazuar në çmimet publike të hotel, del se pushimet e kryeministrit mund të kenë kushtuar mbi 80 mijë franga. Pushimet në një nga qendrat më të shtrenjta në botë i kishte refuzuar një nga politikanet më të fuqishme në botë, kancelaria gjermane, Angela Merkel.

Merkel dhe bashkëshorti i saj, prej më shumë se dhjetë vitesh i kalojnë pushimet dimërore në Pontresina në kantonin Graubünden të Zvicrës, që llogaritet të jetë një fshat modest, krahasuar me Sant Moritz, që është i populluar më së shumti nga miliarderë rusë, të cilët bëjnë jetë të shfrenuar luksi.

Në qendrën më të shtrenjtë të skijimit në botë pushimet prej nëntë ditësh i kaloi edhe kryeministri i njërit prej vendeve më të varfra në Evropë, Ramush Haradinaj.

Haradinaj, me bashkëshorten e tij Anitën, tre fëmijët e tyre dhe djalin e Dautit u nisën për pushime, pak ditë pasi ai mori vendimin për rritjen 100 për qind të pagave të kabinetit qeveritar. Nga 1500 euro, i pari i ekzekutiv do të paguhej afro 3000 euro.

Në anën tjetër, Merkel Merkel dhe burri i saj, një shkencëtar i njohur dhe profesor universiteti, me vite të tëra i kanë kaluar pushtimet në një hotel modest – me tre yje. اfarë kërkojnë Merkel dhe burri i saj në Pontresina janë – qetësia dhe modestia. Sa më larg shtresës së pasanikëve.

Kur hoteli modest ku po qëndronte Merkel, ishte ballafaquar me vështirësi financiare, kancelaria zgjodhi një hotel tjetër – hotelin “Schëeizerhof”, i cili nuk i përket nivelit të lartë të shtëpive të mysafirëve.

Bëhej fjalë për një hotel me katër yje dhe një suitë aty kushton jo më shumë se 436 franga (372 euro), për dallim prej 12 mijë franga, sa kushte një natë në hotelin “Carlton”, ku kishte qëndruar kryeministri i Kosovës, Ramush Haradianj.

Njohës të turizmit në këtë pjesë të Zvicrës tregojnë se Merkel do të dëshironte të vinte me tren në Pontresina, por meqë këtë nuk e lejon sigurimi i saj, ajo vjen me helikopter nga aeroporti i Cyrihut, ndërsa burri i saj me tren.

Kësisoj, Haradinaj qëndroi në një hotel më luksoz se një nga politikanet më të fuqishme botërore. Gjersa, buxheti i Gjermanisë arrin në 330 miliardë euro, ai i Kosovës është vetëm dy miliardë.

Qeveria refuzon të deklarohet për pushimet luksoze të kryeministrit

U raportua se Haradinaj ishte vendosur në suitën e quajtur “Czar” prej 160 metrash katror. Në kohën e pushimeve të vitit të ri, çmimi i kësaj suite ka qenë fiks 40 mijë e 600 franga për shtatë ditë.

Përveç përllogaritjeve që u shfaqen në media, nuk ka ndonjë informatë tjetër se sa ka paguar kryeministri Haradinaj për këto pushime në fshatin luksoz zviceran.

Pavarësisht që Institucioni që udhëhiqet nga Haradinaj po i mban sekret pushimet luksoze të tij, kryeministri i vendit më të varfër në Evropë – Kosovës, e ka për obligim që t’u sqarojë qytetarëve se ku ka pushuar, sa ka qenë shuma e shpenzimeve dhe nga kush janë paguar këto shpenzime.
auto_ramushhhhh-730x4401515018025.png
http://www.botasot.info
 

eh më, si e toleron Kosova ende ket tip ne qeveri?

te pakten disa japin shenja se ndodhet dikush aty, edhe nese dobi (nga ata) ska fare.
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back