Mercedesi i kundërpërgjigjet Land Roverit me SUV-in e ri

Arfenilla

Themelues i Forumit

vetura-mercedes-620x330.jpg

Mund të jetë model i vjetër, por Mercedes-Benz G-Class nuk ka shfaqur shenja të “plakjes”, pasi ka prezantuar konceptin e ri në panairin e veturave që po mbahet në Gjenevë.
Koncepti i ri G500 4×4² shfaqë natyrën e Mercedesit G-Class për rrugët malore ndërsa është bërë e ditur se nuk mund të parkohet nëpër garazhet normale shkaku i gjerësisë dhe gjatësisë së tij.
Gjithashtu në G-Classin e ri do të jetë edhe motori i ri. Fuqia në G500 4×4² vjen nga motori me turbo të dyfishtë 4.0-lotra dhe V-8 të zhvilluar nga Mercedes-AMG. Koncepti i ri do të ketë 422 kuaj fuqi, por e veçanta e këtij SUV-i është respektimi i standardeve për emetimin e dyoksidit të karbonit, gjë që nuk mund të thuhet edhe për rivalin Land Rover Defender, që është duke u kritikuar për mos respektimin e këtyre standardeve.
Brenda kabinës së konceptit G500 4×4², dizajnuesit kanë kombinuar sportivitetin me luksin. Ulëset janë të mbështjella me lëkurë dhe me mikrofibra.
Sipas Mercedesi, vendimi për prodhimin e njësive të reja të këtij koncepti do të varet nga suksesi që do të ketë në Gjenevë. Sidoqoftë, ky model është testuar muaj më parë dhe është gati për shitje ndërsa çmimi i tij ende nuk është bërë i ditur.B lajmi



To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 5 50.0%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 1 10.0%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 4 40.0%
Back
Top