Zëra femërorë
“Një punonjës i administratës shtetërore duhet të jetë modest, i përulur, i thjeshtë, i drejtë”, kështu më shkruan një nga lexueset e kësaj rubrike, mendim që i erdhi pas befasisë së shkaktuar nga takimi me një nëpunëse të ministrive shqiptare, e cila me sjelljen e saj përfaqësonte gjithçka, që nga mendjemadhësia, injoranca e deri te grykësia, por vetëm figurën e respektuar të një nëpunësi jo. Pavarësisht se të gjithë e dinë se detyra kryesore e punonjësit të administratës shtetërore, është të jetë në shërbim të popullit, duke siguruar mbështetje, informacion dhe shërbime. Përveç detyrës, po kujtojmë se rroga e çdo nëpunësi në shtet, buron nga taksat që çdo qytetar i thjeshtë paguan në forma nga më të ndryshmet, që nga njëzetë përqindëshi i faturës së dritave për një familjar të thjeshtë e deri te tatimi i fitimit për një biznesmen. Për këtë arsye, nëpunësit që zgjidhen për të punuar në administratën shtetërore përveç kritereve kryesore profesionale, mendohet se duhet të karakterizohen edhe nga disa veti të tjera si: zgjuarsia, urtësia, drejtësia, thjeshtësia. Por krejt e kundërta ndodh me zyrtarët shqiptarë, madje në mënyrë më të theksuar kjo ndodh me një pjesën më të madhe të femrave që kanë zënë një copë vend në administratën shtetërore. Shumëkush që është përballur me këto nëpunëse flokëgjata e mendjeshkurtra, e di fort mirë, se është trajtuar si të ishte një njeri që vinte nga rruga, që nuk merr vesh nga punët e mëdha të administratës. E kjo vihet re që me përballjen e parë, kur ti troket në një zyrë, hyn, përshëndet, dhe i drejtohesh shefes së zyrës, e cila të jep një buzëqeshje të zvargur, dhe nuk denjon të ngrihet në këmbë për të folur me ty popullin (populin – siç e quajnë ato rëndom), por të përgjigjet me sytë nga ekrani i kompjuterit, ku në vend të një shkrese të rëndësishme zyrtare, është duke lexuar horoskopin, apo duke parë modelet e fundit të stilistëve të mëdhenj.
Madje, këto femra mendjendritura kanë mësuar ca llafe përmendësh, si “institucioni lider”, “afate administrative” apo dhe të tjera në gjuhë të huaj, llafe të cilat i përsërisin si papagall për t’u bërë të pakuptueshme për njerëzit e thjeshtë që përballen zyrave të shtetit për të zgjidhur një problem. Mos të rëntë halli të kesh ndonjë punë me disa në nëpunëset e administratës së lartë, flas për ministritë dhe për Kryeministrinë, sepse në këto dikastere nëse nuk je gazetar, apo njeri i veshur me pushtet politik, nuk të lejojnë as të qasesh te dera, veç në mos qofsh ndonjë mik i ministrit, apo i njerëzve të tij.
Arroganca e këtyre nëpunëseve femra arrin kulme të paimagjinueshme, kur dikush nga populli i thjeshtë kërkon apo pretendon një procedurë më të shpejtë për problemin e paraqitur. Të gjorit njeri të thjeshtë i vjen një përgjigje e hidhur, e stërgjatë, e mbushur me justifikime dhe në fund edhe me disa nuanca shantazhuese, të cilat përkthehen qartë në një fjali të vetme: “Rri urtë, mos u anko, përndryshe nuk ta bëj fare”.
Po këtyre zyrtareve nuk u dridhet fare qerpiku kur dikush shkon dhe me një letër protokolli kërkon një dosje-projekt të dorëzuar në institucion, për të cilën ka pritur një përgjigje zyrtare nga drejtoria përkatëse. Edhe pse mund të ketë kaluar një muaj, dy apo edhe tre, nuk ka ardhur asnjë përgjigje, e më keq akoma, kur “dikushi” shkon të kërkojë informacion se cili ka qenë fati i projektit të paraqitur, me keqardhje sheh se zonja zyrtare e fryrë si oktapod me fustan linoje deri në fund të këmbëve (që nuk është veshje e lejuar në administratë), apo zonjusha e Drejtorisë së Projekteve me minifund dhe një bluzë prej tyli dhe dekolte të hapur (edhe kjo është e ndaluar në administratën shtetërore), as nuk skuqen, e as nuk zverdhen, kur përgjigjen se nuk po e gjejnë dot dosje-projektin e paraqitur. Fati i keq i “dikushit”, sepse i të duhet të shkojë e ta printojë përsëri nga fillimi, apo ta fotokopjojë (çka është kosto monetare) e ta nisë procedurën nga e para.
Në raste të tjera, kur na duhet të bëjmë, apo të marrim një pagesë, apo dokument në një institucion shtetëror, rëndom shohim një sportel të hapur ku shërben një nëpunëse femër, dhe tre të tjerë të mbyllur ndërsa nga xhami shohim tri apo katër femra që bëjnë muhabet pa u shqetësuar fare për radhën e njerëzve. E të guxosh të ankohesh, se të vjen një përgjigje çoroditëse, e turpëruese që të mbyll gojën ty dhe gjithë njerëzve të tjerë në radhë.
Me pak fjalë “dikushi”, del nga zyrat e shtetit, pasi është trajtuar si “askushi” e nuk ekzagjerojmë aspak po të përdorim shprehjen si “një qen i rrahur”, dhe ky trajtim ka ardhur nga disa “mendjendritura” fundngushta, të cilat kujtojnë se kanë kapur qiellin me dorë, se kanë zënë një copë karrige (Që gojët e liga thonë se e ka fituar me mbështetjen e kushedi se kujt politikani, apo me zhveshjen e të linjtave në zyrën e “Tث MADHIT”.) dhe me këtë mendojnë se kanë arritur majat, se kjo është jeta, se çdokush tjetër është pa vlerë, dhe duhet parë nga lart poshtë, se po nuk pate veshje, këpucë dhe syze “firmato” nuk je askush.
Këto femra nuk e kuptojnë sesa të pavlera duken në sytë e njerëzve që kanë zgjedhur të punojnë e të mundohen për të fituar të ardhurat e përditshme. Ato nuk e kuptojnë sa të shëmtuara e të ulëta, e të pahijshme duken sjelljet, sa të vogla duken mendjet e tyre, përpara mendimit, përpara punës së palodhshme, përpara inteligjencës së thjeshtë njerëzore.
Për fat të keq, janë femrat që shfaqin mendjelehtësinë e tyre në postet e administratës. Pikërisht femrat, nga të cilat ne presim të jenë më të thjeshta, më të qeta, më të përkulshme, më të duruara e të përkushtuara në punën e tyre, nga femrat që ne presim që ta shpien përpara shoqërinë tonë duke e përmirësuar atë, duke përcjellë vlera, edukim dhe mençuri te kushdo “dikush” i parëndësishëm u qëndron përpara.
Gazeta Shqip