LeVoyageur
RDM 33 NSOE
-
- Anëtarësuar më
- Jul 12, 2011
-
- Mesazhe
- 24,655
-
- Reagimet e mara
- 20,740
-
- Vendndodhja
- Me kembe te ngulura mire....mbi re😁
اmimi “Nobel” në letërsi për vitin 2011 iu dha dje poetit suedez Tomas Transtromer për veprat surrealiste, rreth mistereve të mendjes njerëzore, duke fituar njohje të gjerë si poeti më me ndikim në vendet skandinave në vitet e fundit. Akademia Suedeze tha se e ka njohur poetin 80-vjeçar “sepse përmes imazheve të tejdukshme, të përmbledhura, ai na jep akses të freskët ndaj realitetit”. Poezitë e Transtromerit janë vlerësuar për imazhet e fuqishme, të ndërtuara shpesh rreth përvojave të tij të mbushura me dashurinë për muzikën dhe natyrën
Meqë e kemi parë në Tiranë, ulur në karrocë, i paralizuar, me paaftësi për folur, poeti nordik Tomas Transtromer, që jeton prej vitesh i vetmuar, në një ishull, pasi i kanë dhënë lajmin e “Nobelit”, ka thënë vetëm dy fjalë: “Shumë mirë!” Ky çmim në letërsi për vitin 2011 iu dha dje poetit suedez Tomas Transtromer për veprat surrealiste rreth mistereve të mendjes njerëzore, duke fituar njohje të gjerë si poeti më me ndikim në vendet skandinave në vitet e fundit. Akademia Suedeze tha se e ka njohur poetin 80-vjeçar “sepse përmes imazheve të tejdukshme, të përmbledhura, ai na jep akses të freskët ndaj realitetit”. Poezitë e Transtromerit janë vlerësuar për imazhet e fuqishme, të ndërtuara shpesh rreth përvojave të tij të mbushura me dashurinë për muzikën dhe natyrën.
Një psikolog dhe pianist amator, Transtormer 80-vjeçar, pësoi një atak në zemër në vitin 1990, që e la atë gjysmë të paralizuar dhe të paaftë të flasë, por ai vazhdoi të shkruante, duke publikuar më 1996 “The Sorrow Gondola” dhe “The great engima”.
Transtromer ka qenë një nga favoritët e përhershëm për “Nobel” dhe në vitet e fundit gazetarët suedezë gjithnjë kanë pritur jashtë apartamentit të Transtromerit në Stokholm, për mbërritjen e ditës kur do të fitonte 1,5 milionë euro.
“Ai është mjaft i gëzuar”, - tha Anna Tillgren, zëdhënëse e publikimeve të Transtromerit, për gazetarët që pritnin në banesën e poetit. Ajo tha se Transtromeri kishte arritur të nxirrte dy fjalë pasi mësoi për “Nobelin”: “Shumë mirë!”
“Ai ka shkruar në lidhje me pyetjet e mëdha. Ai ka shkruar për vdekjen, ai ka shkruar për historinë dhe kujtesën, e natyrën”, - tha Peter Englund, Sekretari i Përhershëm i Akademisë Suedeze të Nobelit.
Transtromer është suedezi i parë që merr çmimin e letërsisë që kur iu nda Eyvind Johnson dhe Harry Martinson, në vitin 1974. Englund ka thënë se Akademia ka qenë veçanërisht e kujdesshme në lidhje me dhënien e çmimit për shkrimtarët suedezë, nga frika e të qenit të njëanshëm.
Ndërsa ka bërë dalje publike edhe kryeministri suedez Frederik Reinfeldt duke u shprehur se çmimi e bëri atë “të lumtur dhe krenar”, dhe se ai shpresonte se do të tërheqë vëmendjen botërore për letërsinë suedeze.
Akademia suedeze është kritikuar gjithashtu se është shumë eurocentrike, duke injoruar shkrimtarë nga pjesa tjetër e botës. Në shifra; shtatë nga dhjetë fituesit e fundit kanë qenë evropianë. Ndërsa kritikët janë impresionuar nga bukuria e të shkruarit, disa kanë kritikuar atë për një mungesë të komenteve sociale, kështu shpesh janë gjetur në punët e fituesve të tjerë të “Nobelit”, duke përfshirë laureatin e fundit Mario Vargas Llosa nga Peruja.
I përulur, dhe i thjeshtë, Transtromer ka shmangur debatet politike dhe gjithmonë ka qëndruar larg nga sytë e publikut sa më shumë ka qenë e mundur.
“Unë mendoj se babai mbi të gjitha mendon se kjo është një gjë e madhe për lexuesit e tij, - tha vajza e tij, Paula Transtromer, në lidhje me çmimin. - Kjo është e rëndësishme për të”.
Në mesin e veprave më të njohura të poetit Transtromer përfshihen "Windows and Stones", e botuar në vitin 1966, në të cilën ai përshkruan tema nga udhëtimet e tij të shumta dhe vepra tjetër "Baltics", e botuar në vitin 1974. Veprat e tij janë përkthyer në më shumë se 50 gjuhë dhe kanë ndikuar te poetët tjerë nëpër botë, në veçanti në Amerikën Veriore. Që nga vitet pesëdhjetë, Transtromer ka pasur një miqësi të afërt me poetin amerikan Robert Bly, i cili i përktheu në gjuhën angleze shumicën e veprave të tij. Në vitin 2001, shtëpia botuese suedeze e Transtromerit “Bonniers” e botoi në një libër korrespondencën ndërmjet dy shkrimtarëve, e cila u titullua "Air Mail". I lindur në Stokholm në vitin 1931, Transtromer u rrit i vetëm bashkë me nënën e tij mësuese pasi ajo u divorcua nga babai i tij - gazetar. Ai filloi të shkruajë poezi derisa studionte në shkollën Sodra Latin në Stokholm dhe debutoi me përmbledhjen “Seventeen Poems” (Shtatëmbëdhjetë poema) në moshën 23-vjeçare.
Ai e mori një diplomë në psikologji nga Universiteti i Stokholmit dhe më vonë e ndau kohën e tij ndërmjet poezisë dhe punës së tij si psikolog.
standard.al