Meksi: “Po përsëritet skenari i vitit 1996”

Зngjεll

___________
Kandidatja për deputetë në qarkun e Fierit, Ermelinda Meksi, ka deklaruar dje se në Fier po përsëritet një skenar si ai i vitit 1996. Në qarkun e Fierit zonat më problematike janë KZAZ-ja Nr. 20 dhe KZAZ-ja Nr. 18 për të cilat KQZ–ja nuk ka dhënë asnjë shpjegim zyrtar dje. Kandidatja socialiste Ermelinda Meksi, e cila ka qenë e pranishme në Zonën Nr. 20, denoncoi bllokimin e procesit të numërimit në kutinë e fundit. “Tensioni arriti kulmin sepse në mënyrë arbitrare përfaqësuesit e PD-së ndërprenë numërimin e votave në kutinë 31-38, sepse ishim në avantazh me rreth 150 vota. Në mënyrë arrogante komisionerët kërkuan të mos numëronin kutinë dhe policia i largoi jashtë të gjithë. Shikoj përsëritje të një skenari të shëmtuar të të njëjtëve arkitektë që projektuan ’96-n”, - u shpreh Meksi. Kandidatja socialiste për këtë qark ka shtuar se misioni i PS-së është që të mbrojë votën e njerëzve që ia kanë besuar. “Po ndodh një bllokim i procesit nga PD-ja, që kërkon të mbajë zvarrë dhe të bëjë presione. Kryetari i KQZ-së nuk dilte në orët e para të mëngjesit, ai ishte zhdukur”, - shtoi Meksi.

2 Korrik 2009/G.Albania/
 
Eee qaje 1996 Ermelinda aaaaa?
Sta jep me njeri ate kenaqesi te vish ne pushtet perseri me arme
Boll mo njerez te pameshirshem
Ju merrni pushtetin ne haracin e varferise
Yyyy u zente mallkimi yne ne breza u zente njerez te pa bese !!!
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top