Mekanika klasike dhe deget e fizikes.

korado

President
Mekanika klasike (qe zakonisht ngatërrohet me mekaniken Njutoniane, e cila është një nën-fushe e saj) është një term që perdoret për të përshkruar lëvizjen e objekteve makroskopike, që nga lëvizja e projektileve (ose lëvizja e predhave) deri të pjeset e makinerive, si dhe gjithashtu për përshkrimin e objekteve astronomike, si sondat kozmike, planetet, yjet, dhe galaksite. Pervec faktit që ajo jep rezultatet shume të sakta në keto fusha, duhet theksuar se ajo është një nga deget me të vjetra dhe me të medha në shkence dhe teknologji.

Brenda kësaj fushe shume dege specializimi ekzistojnë të colat merren me gazet, lengjet, dhe trupat e ngurte. Mekanika klasike perforcohet nga teoria speciale e relativitetit për objekte që lëvizin me shpejtësi të madhe, qe afrohet me shpejtësinë e drite. Për me teper, teoria e përgjithshme e relativitetit aplikohet në ato raste kur duhet një trajtim me rigoroz i gravitacionit në një shkalle me të rafinuar. Duhet theksuar se teorite e relativitetit ndyshe nga perceptimi i zakonshem janë teori klasike (pra nuk marrin parasysh efektet kuantike). Në fizike, mekanika klasike është një nga dy nën-fushat kryesore is në studimin e shkences së mekanikes, e cila merret me bashkesinë e ligjeve fizike që pershkruajnë matematikisht lëvizjene e trupave dhe bashkesive të trupave. Dega tjeter është mekanika kuantike.

Stadi fillestar i zhvillimit te mekanikes klasike njihet si Mekanika Njutoniane, e cila lidhet me konceptet fizike dhe metodat matematike qe u shpiken dhe u perdoren nga vete Njutoni, si dhe paralelisht nga Lajbninci, e te tjere. Kjo jepet me poshte me detaje me te shumta. Metoda me abstrakte dhe me te pergjithsheme jepen nga mekanika e Lagranzhit dhe mekanika e Hamiltonit. Pothuajse shumica e materialeve te mekanikes klasike u formua gjate shekujve te 18-te dhe 19-te, keto punime zgjerojne (ne vecanti persa i perket metodave analitike) punene e filluar nga Njutoni.

Deget e fizikes jane: Mekanika,Termodinamika, Elektromagnetizmi, Optika, Akustika, Fizika e trupave të ngurtë, Relativiteti, Fizika bërthamore, Fizika kuantike, Astrofizika

Mekanika: merret me studimin e zhvendosjes se lendes ne hapesire dhe kohe (kinematika, dinamika). Nganjehere si pjese e pavarur e mekanikes, merret dhe statika e cila studion kushtet, për te cilat lenda është ne prehje.

Termodinamika: (prej gj.greke thermos që do të thotë nxehtësi dhe dynamis që do të thotë energji/fuqi) është degë e fizikës që studion ndikimin e ndërrimit të temperaturës, shtypjes dhe vëllimit në sistemet fizike të madhësisë makroskopike përmes analizimit të lëvizjeve kolektive të grimcave të tyre, duke përdorur statistikën. Përafësisht, nxehtësi do të thotë “energji në tranzit (lëvizje)” dhe dinamika ka të bëj me “lëvizje/transferim”; kështu që në thelb termodinamika studion lëvizjen e energjisë dhe se si energjia shndërrohet.

Termodinamika klasike: është variacion i termodinamikës, i viteve të hershme të 1880, që u morr me gjendjet termodinamike, dhe vetitë si energjia, puna dhe nxehtësia dhe me ligjet e termodinamikës, por të gjithave u mungonte interpretimi atomik. Në formë paraprake, termodinamika klasike buron prej fizikanit Robert Boyle, i cili më 1662 theksoi se shtypja/presioni p për një sasi të dhënë gazi ndryshon anasjelltas me vëllimin V në temperaturë konstante; forma e ekuacionit pV = k, konstante. Prej këtu, një ngjasim i termo – shkencave filloi të zhvillohet me konstruksionin e makinës së parë me avull/atmosferik në Angli nga Thomas Savery në 1697 dhe Thomas Newcomen në 1712. Ligji i parë dhe i dytë dolën në të njejtën kohë më 1850, së pari nga punimet e William Rankine, Rudolf Clausius dhe William Thomson (Lord Kelvin). Në fund – Lordi Kelvin e sajoi termin termodinamikë më 1849 në botimin e “An account of Carnot’s theory of the motive power of heat”. Libri i parë i mësimit të termodinamikës u shkrua më 1859 nga William Rankine, një qytetar dhe profesor i inxhinerisë mekanike në Universitetin e Glasgow – it.

Termodinamika statistike: Me zhvillimin e teorisë molekularo – atomike në vitet e vona të 1880 dhe viteve të hershme të 1900, termodinamikës iu dha një interpretim molekular. Kjo fushë u quajt termodinamikë statistike, e cila mund të mendohet si një urë lidhëse në mes parametrave makro dhe mikroskopikë të sistemit. Esencialisht, statistika termodinamike është një afrim i termodinamikës me statistikën mekanike, e cila përqendrohet derivimin/rrjedhojën e rezultateve makroskopike prej fillesave të para. Mund t’i kundërvihet parardhësit historik termodinamikës fenomenale, e cila jep përshkrime shkencore të fenomeneve duke iu shmangur detaleve mikroskopike. Qasja statistike është të përfitojë të gjitha parametrat makroskopikë (temperatura, vëllimi, shtypja, entropia etj.) prej parametrave të grimcave përbërëse në lëvizje dhe bashkëveprimit të tyre (duke përfshirë edhe fenomenin/dukurinë e kuanteve). ثshtë demonstruar mjaft e suksesshme, prandaj përdoret shpesh.

Termodinamika kimike: studion raportin e nxehtësisë me reaksionet kimike ose me ndryshimet fizike të gjendjes pa kufizimin e ligjeve të termodinamikës. Gjatë viteve 1873 – 76 matematikani – fizikani amerikan Wiilard Gibbs botoi tre teori/letra më e famshmja ishte On the Equilibrum of Heterogeneous Substances, në të cilën ai tregoi se si proceset termodinamike mund të analizohen grafikisht, duke studiuar energjinë, entropinë, vëllimin, temperaturën dhe shtypjen e sistemit termodinamik, në atë mënyrë që të kuptohet se a do të ndodhte procesi spontanisht. Gjatë viteve të hershme të shek.XX, kimistë si Gilbert Lewis, Merle Randall dhe E. A. Guggenheim filluan të aplikojnë metodat matematike të Gibbs – it për të analizuar proceset kimike.

Elektromagnetizmi: është degë e fizikës që studion valët elektromagnetike, dukuritë e fushave elektromagnetike, fuqitë e grimcave dhe trupave të ngarkuar elektrikisht.
Fusha magnetike krijohet nga lëvizja e ngarkesave elektrike në një magnet. Një fushë magnetike e ndryshueshme krijon rrymë elektrike. Po ashtu, një fushë e ndryshueshme elektrike krijon një fushë magnetike. Për shkak të kësaj ndërvarjeje të fushës magnetike dhe elektrike, është e kuptueshme njohja e tyre si një qenie e njëjtë që quhet fushë elektromagnetike. Fusha magnetike ushtron forcën e saj në të gjitha sendet që kanë një ngarkesë elektrike, dhe ndikon të gjithë hapësirën.

Optika (greq. optikos = "e shikuara, opsis = "shikim"; optika = "mësimi mbi të shikuarën") është degë e fizikës që merret me sjelljen dhe vetitë e dritës, përhapjen dhe ndërveprimin e saj me lëndën. Drita është rrezatim valor elektromagnetik. Rrezatimi elektromagnetik është i gjithepranishem ne gjithesi. Nuk ka kend apo skute ne gjithesi qe mund te fshihet nga ky rrezatim. Drita e dukshme për syrin e njeriut gjendet në një diapazon te ngushte te diapazonit shumë te gjere te rrezatimit elektromagnetik i cili shtrihet nga rrezet gama, rrezet x, ultraviolete, drita e dukshme, infra te kuqe, makro valore gjere ke radio valore. Pjeset e drites se dukeshme i quajm fotone, por edhe pjeset tjera te spektrit te përmendur elektromagnetik i quajmë fotone.
Trajtimi i dritës ka karakter dual; trajtohet si përhapje valore kur shfaqen dukurite e interferencës , përthyerjes dhe polarizimit dhe si grimca apo fotonekur sqarohet efekti fotoelektronik apo i shpërhapjes se saje (te përshkruar si efekt i Komptonit).
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 6 50.0%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 2 16.7%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 4 33.3%
Back
Top