“Mein kampf”, Dritëro Agolli flet për debatin: Libri i Hitlerit duhet ndaluar..

Love

βeℓℓe â๓e
“Hitleri e bëri këtë teori bazë të filozofisë së tij, e cila çoi botën në një luftë të përgjithshme”.

agolli-300x201.jpg


“Nuk jam për botimin e librave që nxisin urrejtjen dhe ngjallin një terror shpirtëror”. Kështu shprehet shkrimtari Dritëro Agolli, i cili nuk mund të mbetet jashtë debatit pro dhe kundër botimit në shqip të manifestit politik të Hitlerit, “Mein Kampf”.
Sipas Agollit, në shumë vende të botës “Mein Kampf” është një libër i ndaluar për masat, në një kohë që ai mund të lexohet e të shfrytëzohet nga historianët e specialistët, të cilët mund ta gjejnë atë fare mirë nëpër biblioteka, apo në gjuhë të huaj. Edhe pse ai është i vetëdijshëm për lirinë e botimit dhe të shprehjes dhe që jetojmë në një kohë kur botohet gjithçka, Agolli nuk e sheh të udhës botimin e një libri të tillë. Aq më tepër kur Shqipëria njihet botërisht si një ndër vendet e pakta që kanë mbrojtur hebrenjtë nga shfarosja naziste.


Cili është mendimi juaj për librin e Hitlerit, nëse duhet hequr nga qarkullimi, duhet të ndiqet botuesi penalisht apo duhet lejuar?

Në shumë vende të Europës ky libër është ndaluar, sepse aty shprehet e gjithë teoria e Hitlerit e bazuar mbi racizmin, ku trajtohet teoria e racave. Sipas Hitlerit, vetëm raca ariane është e pastër. Duket qartë influenca e Niçes në filozofinë e Hitlerit. “Mein Kampf” është influencuar nga Niçja, madje e ka tejkaluar filozofinë e tij, kështu që për mua, në tërësinë e tij libri është racist dhe nxitës luftërash. Ne, siç na njohin edhe të huajt, kemi mbrojtur hebrenjtë gjatë Luftës së Dytë Botërore, i kemi ndihmuar të shpëtojnë nga shfarosja. Ne ishim një nga vendet e rralla të Europës që mbrojti hebrenjtë nga egërsia naziste.

Edhe pas 75 vjetësh që është shkruar, ky libër përbën kërcënim e rrezik edhe sot që të lexohet dhe të botohet?

Këto libra në përgjithësi studiohen nga historianët, të cilët e kanë lexuar edhe në gjuhë të huaja, por këto shtypen me tirazh të kufizuar dhe gjendet në biblioteka, por jo për lexim masiv. Por, në kohën aktuale, atë dixhitale, është tepër e vështirë për të kufizuar edhe këto lloj librash, sepse mjetet e përhapjes janë të shumta. Në përgjithësi, edhe si mendim botëror, ky libër vazhdon të jetë i ndaluar në mjaft vende, me sa di unë.

Ju vetë jeni që libri s’duhet të përkthehet dhe botohet?

kopertina-hitleri-239x300.jpg


Po të mos përkthehet dhe të bëhet pjesë e librarive, libri është më e vështirë të lexohet pasivisht. Megjithatë, në një kohë kaq pluraliste dhe ku shtypi boton shumë gjëra, dhe akuza ndaj njëri-tjetrit, edhe ky libër të duket si një nga të gjitha. Por, unë personalisht nuk jam për botimin e këtyre librave që nxisin urrejtjen dhe ngjallin një terror shpirtëror, veçanërisht kur ne kemi shpëtuar nga vdekja dhe zhdukja hebrenjtë që ishin në Shqipëri.

Kemi dhe libra të tillë si “Përplasja e qytetërimeve dhe ribërja e rendit botëror” të Samuel Huntington që bën parashikime për përplasjen e ardhshme botërore, megjithatë është pritur mirë edhe pse ka ndezur shumë debate. Nuk ju duket se me librin e Hitlerit kthehemi te censura e dikurshme dhe te “librat e ndaluar”?

Por, rasti i Hitlerit është i tillë që teoria që ai proklamon dhe zbatimi i saj përgjaku gjithë botën. Teorinë e tij Hitleri e ka zbatuar dhe ka dhënë efektet e veta, rreth 6 milionë hebrenj u zhdukën nga Gjermania naziste e ushqyer me teorinë e Hitlerit dhe filozofinë e Niçes. Këtu nuk kemi thjesht një teori se si do të jetë e ardhmja e botës, por Hitleri e bëri këtë teori bazë të filozofisë së tij, e cila çoi botën në një luftë të përgjithshme.
Burimi: Panorama
 
Titulli: “Mein kampf”, Dritëro Agolli flet për debatin: Libri i Hitlerit duhet ndalua

Jam pro Librit Historia duhet te mesohet sado qe e pergjakshme qe oshte
 
Pe: “Mein kampf”, Dritëro Agolli flet për debatin: Libri i Hitlerit duhet ndaluar..

Atehere, duhet edhe librat e Nices ti nxjerrim nga qarkullimi apo ato te Hajdegerit sepse keta ishin teoricienet dhe filozofet, ku Hitleri mbeshteti forcen e vullnetit, super njeriun, dhe superioritetin e rraces ariane.

Po te germojme ne teorite filozofike do gjejme teoricient te tjere qe kan ndikuar ne menyre indirekte ne hapjen e nje lufte apo ne shtypjen dhe persekutimin e katergorie njerzish apo shkaterrim vlerave, ja .psh, kemi Milton, Hobes, Hegel...etj

Pra, une mendoj qe ndalimi i publikimit te nje vepre do ta bente kete "best seller" dhe do te merrte karakteristikat e kultit pasi eshte ajo teoria e "molles se ndalume", pse e ndalojne kete liber duhet te kete ndonje gje intresante dhe ne keto raste kulti i fshehjes historikisht ka patur sukses, ndaj i them Agollit qe nuk ka faj i shkreti si plak qe eshte mendon se eshte akoma ne kohen e komunizmit.

Historia, tregon per ekzistencen e inkuzicionit dhe njerzit digjeshin ne turren e drureve, pasi, konsideroheshin eretik sepse kishin lexuar apo shkruar nje liber qe kishte te bente me teknologjine e re apo me shtrigat, gjithsesi, kjo periudhe na tregon shume mire se si deshtoi kunderriforma e kishes katolike, pra, historia eshte nje mesuese e mire, me kete dua te them se sot njerzimi ka arritur standarte te tjera zhvillimi, ku leximi i nje libri nuk perben problem.
Vetem njerez qe historikisht kane qene te verber si Agolli me shoke mendojne te kunderten.
 
Re: “Mein kampf”, Dritëro Agolli flet për debatin: Libri i Hitlerit duhet ndaluar..

"Mein Kampf" am Kiosk? | NDR.de - NDR Kultur - Programm

Der deutsch-israelische Schriftsteller und Publizist Rafael Seligmann..

Duke cituar Shkrimtarin Gjermano-Israelit.- Rafael Seligmann.

Duhet sesben te lejohet Botimi i ketij libri,,,,

Jo se ka vlera si liber,,,Por aty mundte gjindet e verteta stupide e asaj kohe,,,e atyre ideve skizofrene...

Nje njeri qe ka nje llogjike te shendoshe ,,,duke lexuar kete liber vetem do informohet e do ti peshtiroset e kaluara antinjerezore qe permban ky liber...

Ne anen tjeter me botimin e librit, do te jepet e drejta e shprehjes dhe mendimit te lire ne demokraci...

Ps:â€‍Zeitungszeugen“: Gericht verbietet Abdruck von â€‍Mein Kampf“ - Feuilleton - FAZ

Ndalimi i botimit te ketij libri ne Byern ..ka te beje vetem me te drejten e autorit ,,,dmth asgje kunder permbajtjes se ketij libri .
 
Pe: “Mein kampf”, Dritëro Agolli flet për debatin: Libri i Hitlerit duhet ndaluar..

Edhe une jam kunder ndalimit te ketij libri..edhe pse eshte thjeshte nje ide e semure nga nje person i semure qe e ktheu boten ne nje shesh lufte me permasa te papare me perpara ne historin e njerezimit.
Tregon iden e rrezikshme qe une jam me i mire se ty... qofte nga lekura, qofte nga raca qofte nga feja apo edhe gjerat me idiote qe mund te vijne ne mendje..
Nje njeri i shendosh do i refuzoj keto ideologji demode edhe vrasese, ndersa i ligu kudo do e gjej nje aryse te bej te veten.
Ne nje kohe ku kufinjte po hiqen, ku shoqerit po behen multikulturore..ska vend te lulezojne ide te tilla.
Ne te kundert nqs nje shoqeri eshte e mbyllur nga ndikimi nga jashte (qofte komunikim qofte civil apo edhe letrar etj etj) atehere e ka me te lehte te bie pre e idese se rrezikshme "une jam me i mire se ty"...
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top