Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Me zë e me figurë/ Shikoni sesi gënjen! Rama kapet ‘gafil’, çdo javë premton se do na vijnë 40 mijë doza vaksine


Më 1 janar, në fokus të fushatës “Shqipëria buzëqesh”, Rama deklaroi se 10 mijë e 750 doza të kompanisë Pfizer do të mbërrijnë në Shqipëri në javën e tretë të janarit, ndërsa 30 mijë e 250 të tilla, në muajin shkurt.
rama-vaksina.pngEdi Rama dhe vaksina e

TIRANË– Kryeministri Edi Rama po e shtyn gjithmonë e më shumë afatin e ardhjes së vaksinave anti-Covid në Shqipëri. Ndërkohë që kalon qark më qark, duke shpërndarë ‘thërrime’ vaksinash, të cilat i ka pritur me ‘festë’ në aeroport, ato sasitë e konsiderueshme, konkretisht mbi 40 mijë të tilla që janë premtuar që më datë 1 janar të këtij viti, nuk po mbërrijnë.
Më 1 janar, në fokus të fushatës “Shqipëria buzëqesh”, Rama deklaroi se 10 mijë e 750 doza të kompanisë Pfizer do të mbërrijnë në Shqipëri në javën e tretë të janarit, ndërsa 30 mijë e 250 të tilla, në muajin shkurt.
10 mijë e 750 doza të para të kësaj kontrate do të mbërrijnë 30 mijë e 250 në shkurt, dhe të tjerat me radhë, muaj pas muaji, në bazë të planit të vaksinimit,”– tha Rama.




Por çfarë u arrit?

Dorasi nga Rinasi erdhën vetëm 975 doza vaksinash anti-Covid të Pfizer dhe jo të kontratës së firmosur me kompaninë në fjalë, por nga një vend mik, që na i dhuroi. Rama nuk e bëri publik emrin e vendit, por Dosja.al zbuloi se vaksinat erdhën nga Gjermania.
Gjithsesi, kreu i Qeverisë, vijoi me deklaratat. Një ditë pasi priti 1170 doza vaksinash në aeroportin e Rinasit, bashkë me ministren Ogerta manasstirliu, Rama shkoi të injektonte dozën e tij të dytë. Asi mori edhe dozën e dytë, deklaroi për mediat se deri në mesin e muajit shkurt pritet të vijnë rreth 10 mijë doza të kontraktuara nga kompania Pfizer. Dhe po brenda shkurtit, pritet të vijnë edhe 30 mijë dozat e tjera.
Deri në mesin e muajit shkurt pritet të vijnë rreth 10 mijë doza të kontraktuara nga kompania Pfizer. Deri në fund të muajit vijnë rreth 40 mijë doza të tjera. Së treti po dje në darkë vonë kemi marrë konfirmimin nga Pfizer që në mesin e shkurtit mbërrijnë 10.000 mijë dozat e parashikuara dhe brenda shkurtit do vijnë 30.000 dozat e tjera,”– tha Rama.


Data sot shënon 20 shkurt dhe në vendin tonë kanë hyrë vetëm 9165 pesë doza në total, bashkë me ato (975 dozat) që erdhën nga Gjermania. Nuk duken asgjëkundi 10 mijë dozat e premtuara që supozohet se do të vinin deri në mesin e muajit shkurt.
Gjithsesi, dy ditë më parë nga Vlora, kryeministri ndryshoi sërish datat dhe sasitë e dozave që pret të marrë. Këtë herë, tha se brenda muajit mars, do të kemi 40 mijë dozat e para nga Pfizer.
Ditë për ditë masivisht do të bëhen vaksina në të gjithë rrjetin e mjekëve dhe infermierëve, shumë shpejt të gjithë do të jenë të vaksinuar. Shumë shpejt vaksinimi do të mbarojë edhe në shtëpitë e të moshuarve. Ditën e dielë fillojmë me disa personalitet 80 e lartë që do vaksinohen. Për këtë kategori. Vazhdojmë përpjekjen për të siguruar sasira të konsiderueshme vaksinash. Brenda Marsit do kemi 40 mijë dozat e Pfizer të parat,”- tha Rama.

Por kur vijnë vaksinat saktësisht? Kjo nuk mund të thuhet me saktësi pasi edhe vetë kryeministri Rama është kontradiktor me atë që thotë, pornë deklaratat e tij, thuhet edhe diçka tjetër: Brenda muajit mars do të vaksinojmë të gjitha bluzat e bardha!
Shqipëria ka në total 23 mijë mjekë dhe për tu vaksinar me dozat e Pfizar, do të nevojiteshin 46 mijë doza, pa përmendur këtu edhe faktin se Rama ka ambicie të vaksinojë personalitetet e vendit që janë mbi 80 vjeç. Na mbetet të presim që në deklaratën e radhës, kryeministri të dalë me një tjetër sasi dozash ‘të konsiderueshme’ e një tjetër datë, ndërkohë që vetë kalon sa në një qytet në tjetrin, duke dërguar ‘një dorë’ vaksinash, sa për të bërë daljen e përditshme LIVE.


(/dosja.al)
 

Attachments

  • rama-vaksina.png
    rama-vaksina.png
    1.1 MB · Shikime: 0
  • rama-vaksina.png
    rama-vaksina.png
    1.1 MB · Shikime: 0
Redaktimi i fundit:
Kur ti doje Pfizer do i sjelli :P
 
Ngeli tu tall demollarin me ket popull lol
Por fatkeqsia eshte qe disa do e votojne serish si t'keqen me tvogel, harrojne qe e keqja e keqe ngelet dhe sado e vogel t'jete ajo smund t'kete te ardhme nje vend.

Bojkot madherfakersave lol
 
Ngeli tu tall demollarin me ket popull lol
Por fatkeqsia eshte qe disa do e votojne serish si t'keqen me tvogel, harrojne qe e keqja e keqe ngelet dhe sado e vogel t'jete ajo smund t'kete te ardhme nje vend.

Bojkot madherfakersave lol
po me sulejmanin cke o lumadh, ka qene gjithe ai futbollist lool
 
I modh ka qene, por dinamovit ngelet lol
pse ca ke me dinamovitet ti?
Na se kam qene deri te para te rinjte e ekipit une lool
 
Lagja jone nuk njef Dinamovit lol
O me Tironen ose te shpallim non grata ???
po te brryli ku u rrita sme vune kushte
kushtet mi vune kur erdha te lagja juj lool
tani jom Tironce me vule te thate e te njome lool
 
po te brryli ku u rrita sme vune kushte
kushtet mi vune kur erdha te lagja juj lool
tani jom Tironce me vule te thate e te njome lool
Mos genje veten se kolaqe gjinokastre dhe sarandapende je lool
 
Mos genje veten se kolaqe gjinokastre dhe sarandapende je lool
jo jo se mohoj origjinen nga majmuni , po kur pretendon Tomka e ti per tironce , mua me vini anash lool
 
Tomka s'tha gjo se si ka mush hala 7 breza per tu qujt tirons ? lol, por te mohosh gjirokastren per nje fshat te humbur ne Shqiperine e mesme vetem ty kom pa ???
ehe posi jo , jam kurioze nga ky mohimi a ka ngel nai qen a mace pa e mor vesh nga jam une lool
 
Nuk eshte vetem nje problem i Rames kjo puna e vaksinave.
Eshte Boteror dhe Ne tere Europen.
Keshtu qe pavarsishte perpjekjeve te ti,qe besoj ne kete drejtim ka bere,mungesat ne vaksina do jene dhe ne muajin e ardhshem.
PEr momentin eshte e pamundur te permbushen kerkesat nga prodhuesit e vaksinave.
Dhe kjo duhet te jete e kuptueshme dhe nga populli.
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back