Me zë e me figurë/ Shikoni sesi gënjen! Rama kapet ‘gafil’, çdo javë premton se do na vijnë 40 mijë doza vaksine


Më 1 janar, në fokus të fushatës “Shqipëria buzëqesh”, Rama deklaroi se 10 mijë e 750 doza të kompanisë Pfizer do të mbërrijnë në Shqipëri në javën e tretë të janarit, ndërsa 30 mijë e 250 të tilla, në muajin shkurt.
rama-vaksina.pngEdi Rama dhe vaksina e

TIRANË– Kryeministri Edi Rama po e shtyn gjithmonë e më shumë afatin e ardhjes së vaksinave anti-Covid në Shqipëri. Ndërkohë që kalon qark më qark, duke shpërndarë ‘thërrime’ vaksinash, të cilat i ka pritur me ‘festë’ në aeroport, ato sasitë e konsiderueshme, konkretisht mbi 40 mijë të tilla që janë premtuar që më datë 1 janar të këtij viti, nuk po mbërrijnë.
Më 1 janar, në fokus të fushatës “Shqipëria buzëqesh”, Rama deklaroi se 10 mijë e 750 doza të kompanisë Pfizer do të mbërrijnë në Shqipëri në javën e tretë të janarit, ndërsa 30 mijë e 250 të tilla, në muajin shkurt.
10 mijë e 750 doza të para të kësaj kontrate do të mbërrijnë 30 mijë e 250 në shkurt, dhe të tjerat me radhë, muaj pas muaji, në bazë të planit të vaksinimit,”– tha Rama.

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.



Por çfarë u arrit?

Dorasi nga Rinasi erdhën vetëm 975 doza vaksinash anti-Covid të Pfizer dhe jo të kontratës së firmosur me kompaninë në fjalë, por nga një vend mik, që na i dhuroi. Rama nuk e bëri publik emrin e vendit, por Dosja.al zbuloi se vaksinat erdhën nga Gjermania.
Gjithsesi, kreu i Qeverisë, vijoi me deklaratat. Një ditë pasi priti 1170 doza vaksinash në aeroportin e Rinasit, bashkë me ministren Ogerta manasstirliu, Rama shkoi të injektonte dozën e tij të dytë. Asi mori edhe dozën e dytë, deklaroi për mediat se deri në mesin e muajit shkurt pritet të vijnë rreth 10 mijë doza të kontraktuara nga kompania Pfizer. Dhe po brenda shkurtit, pritet të vijnë edhe 30 mijë dozat e tjera.
Deri në mesin e muajit shkurt pritet të vijnë rreth 10 mijë doza të kontraktuara nga kompania Pfizer. Deri në fund të muajit vijnë rreth 40 mijë doza të tjera. Së treti po dje në darkë vonë kemi marrë konfirmimin nga Pfizer që në mesin e shkurtit mbërrijnë 10.000 mijë dozat e parashikuara dhe brenda shkurtit do vijnë 30.000 dozat e tjera,”– tha Rama.


Data sot shënon 20 shkurt dhe në vendin tonë kanë hyrë vetëm 9165 pesë doza në total, bashkë me ato (975 dozat) që erdhën nga Gjermania. Nuk duken asgjëkundi 10 mijë dozat e premtuara që supozohet se do të vinin deri në mesin e muajit shkurt.
Gjithsesi, dy ditë më parë nga Vlora, kryeministri ndryshoi sërish datat dhe sasitë e dozave që pret të marrë. Këtë herë, tha se brenda muajit mars, do të kemi 40 mijë dozat e para nga Pfizer.
Ditë për ditë masivisht do të bëhen vaksina në të gjithë rrjetin e mjekëve dhe infermierëve, shumë shpejt të gjithë do të jenë të vaksinuar. Shumë shpejt vaksinimi do të mbarojë edhe në shtëpitë e të moshuarve. Ditën e dielë fillojmë me disa personalitet 80 e lartë që do vaksinohen. Për këtë kategori. Vazhdojmë përpjekjen për të siguruar sasira të konsiderueshme vaksinash. Brenda Marsit do kemi 40 mijë dozat e Pfizer të parat,”- tha Rama.

Por kur vijnë vaksinat saktësisht? Kjo nuk mund të thuhet me saktësi pasi edhe vetë kryeministri Rama është kontradiktor me atë që thotë, pornë deklaratat e tij, thuhet edhe diçka tjetër: Brenda muajit mars do të vaksinojmë të gjitha bluzat e bardha!
Shqipëria ka në total 23 mijë mjekë dhe për tu vaksinar me dozat e Pfizar, do të nevojiteshin 46 mijë doza, pa përmendur këtu edhe faktin se Rama ka ambicie të vaksinojë personalitetet e vendit që janë mbi 80 vjeç. Na mbetet të presim që në deklaratën e radhës, kryeministri të dalë me një tjetër sasi dozash ‘të konsiderueshme’ e një tjetër datë, ndërkohë që vetë kalon sa në një qytet në tjetrin, duke dërguar ‘një dorë’ vaksinash, sa për të bërë daljen e përditshme LIVE.


(/dosja.al)
 

Attachments

  • rama-vaksina.png
    rama-vaksina.png
    1.1 MB · Shikime: 0
  • rama-vaksina.png
    rama-vaksina.png
    1.1 MB · Shikime: 0
Redaktimi i fundit:
Ngeli tu tall demollarin me ket popull lol
Por fatkeqsia eshte qe disa do e votojne serish si t'keqen me tvogel, harrojne qe e keqja e keqe ngelet dhe sado e vogel t'jete ajo smund t'kete te ardhme nje vend.

Bojkot madherfakersave lol
 
Ngeli tu tall demollarin me ket popull lol
Por fatkeqsia eshte qe disa do e votojne serish si t'keqen me tvogel, harrojne qe e keqja e keqe ngelet dhe sado e vogel t'jete ajo smund t'kete te ardhme nje vend.

Bojkot madherfakersave lol
po me sulejmanin cke o lumadh, ka qene gjithe ai futbollist lool
 
Nuk eshte vetem nje problem i Rames kjo puna e vaksinave.
Eshte Boteror dhe Ne tere Europen.
Keshtu qe pavarsishte perpjekjeve te ti,qe besoj ne kete drejtim ka bere,mungesat ne vaksina do jene dhe ne muajin e ardhshem.
PEr momentin eshte e pamundur te permbushen kerkesat nga prodhuesit e vaksinave.
Dhe kjo duhet te jete e kuptueshme dhe nga populli.
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top