Më në fund!

Violetta

>> KS- AL. etnike <<
Më në fund!


Propozimi për çeljen e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në Evropë është lajmi me i mirë për shqiptarët këto kohë, është drita e gjelbër në fund të tunelit të gjatë e të errët të ndarjes tonë shekullore nga Evropa! اka u propozua sot në Strasburg, është çfarë duhej për Shqipërinë, Maqedoninë dhe konfirmim i perspektivës jetike të anëtarësimit të Ballkanit Perëndimor në Evropë! Rikthimi i plotë i Shqipërisë në Evropë është e vetmja urë, e vetmja shpresë, e vetmja degë e një pemë të gjatë përpjekjesh që s’u këput kurrë, pavarësisht tronditjeve dhe krisjeve të shqiptarisë sonë.


Pas gjithë rrengjeve të hershme që historia ka përcjellë ndër shqiptarë, ca të liga e ca idiote; ca me armiq të jashtëm e ca me bashkëfajësi së brendshmi; -prej sot nis një fazë e re, në të cilën koha, (sidomos deri në qershor), nuk mund të ikë pa i thënë gjë askujt.


Do të ketë një “pështjellim” më të madh këto muaj deri në marrjen e vendimit përfundimtar për çeljen e negociatave.


Do të ketë nevojë së pari për të shënuar progres dramatik në zbatimin e ligjit si shenja më bindëse e dëshirës tonë për të qenë evropianë. Akoma më shumë do te ketë nevojë për gjakftohtësi përtej përdëllimit tonë të zakonshëm poetik apo vandalizmit politik; për zhdehje nga paranojat me armiq të brendshëm e të përbotshëm.


Do të lipset të qartësohet një proces gradual, strategjik dhe i qëndrueshëm që të mundësojë suksesshëm kryerjen e negociatave të anëtarësimit.


Evropa ju shkon shqiptarëve! Megjithë hambarin tonë plot me shqiptarë të mirë, por edhe delirantë, Haxhi Qamilë, pro injorantë, vullnetshkatërrues, revanshistë, megjithë zymtinë e realitetit, Evropa prodhon hapje jo mbyllje, liri jo robëri, drejtësi jo padrejtësi. Urime çdo shqiptari me bindje e identitet të patronditur evropian!


Mirënjohje për miqtë e Shqipërisë në ditë të mira e të vështira!
Ngushëllime të sinqerta edhe për ata vogëlsira politike apo profesionistë të shtjellave të marra, të cilët gjatë këtyre viteve, qëndrimin tim të pandryshuar PRO çeljes së negociatave e quajtën shkelje të parimeve të demokratit të denjë apo partiakut ushtar dhe sot ngrenë si të paqënë flamurin e luftëtarit më të denjë pro evropian!

Kushedi çdo të sjellin erërat për fatin e tyre të gremisur!


Majlinda Bregu

 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top