Titulli: Më mirë thjerrëzat se operacioni me laser
Zëvendësimi për syzet - këshillat që ndihmojnë
Që mos t’i shkaktoni vetvetes dëm, duhet në përpikëri t’u përmbaheni disa rregullave të caktuara. Para se gjithash, lentat mund t’i bartni dhe t’i zgjidhni vetëm nëse jeni këshilluar me oftamologun dhe pas kontrollit të detajuar të syve.
Përparësitë e lentave në krahasim me syzet janë të dukshme: nuk e shëmtojnë fytyrën, nuk e shtrembërojnë pamjen, nuk e kufizojnë shikimin anësor dhe nuk mjegullohen. Mirëpo, pra se të përcaktoheni për lentat, duhet të mendoni mirë dhe të merrni në konsideratë disa faktorë. Të themi, nëse në lentë futet pluhuri, kjo mund të shkaktojë pakënaqësi të shumta: duhet t’i hiqni lentat dhe sërish t’i vëni. Ndërsa, këtë nuk mund ta bëni në çdo situatë, por duhet të keni kushte të përshtatshme, në rend të parë higjienike. Përveç kësaj, lentat prekin kornën dhe mund ta fërkojnë syrin.
Përmbajuni rregullave të caktuara
Që mos t’i shkaktoni vetvetes dëm, duhet në përpikëri t’u përmbaheni disa rregullave të caktuara. Para se gjithash, lentat mund t’i bartni dhe t’i zgjidhni vetëm nëse jeni këshilluar me oftamologun dhe pas kontrollit të detajuar të syve. Ekzistojnë sëmundje që përjashtojnë bartjen e lentave. Para se për herë të parë t’i vendosni lentat, me kujdes lexoni këshillat e dhëna. Së pari duhet të mësoheni t’i vendosni dhe hiqni. Më së shpeshti këtë ua mëson mjeku, tek i cili keni qenë për kontroll dhe në ordinancën ku i keni porositur lentat.
Duhet pasur durim
Por, megjithatë, jo të gjitha menjëherë do të ecin lehtë. Duhet të përgatiteni për periudhën e adaptimit me lente, e cila tek disa është mjaft e gjatë. Armatosuni me durim dhe bëhuni të gatshëm për pengesa të ndryshme. Të themi, ditët e para do t’u lotojnë sytë, e ndoshta do të ndjeni edhe të djegur dhe pakënaqësi. Me këtë rast, mos harroni se duart e juaj duhet të jenë tejet të pastra. Lentat jo në tërësi mund të zëvendësojnë syzet, pasi bartja e tyre nuk sugjerohet nëse jeni tepër të ftohur dhe në rast të sëmundjeve të tjera.
Për këtë arsye, duhet të siguroheni që të keni syze me dioptri të përshtatshme. Përndryshe, nëse tërë ditën keni qenë në punë, fakultet apo shkollë, atëherë do t’u përshtatet që të hiqni lentat dhe me syze të shikoni ndonjë film. Nëse bartni lente, duhet rregullisht që të shkoni në kontroll tek oftalmologu. Lentat duhet të ndërrohen në periudhën e caktuar kohore, varësisht nga lloji për të cilin jeni përcaktuar. Nëse nuk ndjeheni mirë me rastin e bartjes së lentave, nënkupton se koha është për kontroll.
Kosovasot