"Me kamion drejt Anglisë", Boris Johnson jep lajmin e mirë për të gjithë emigrantët e paligjshëm

-640-0-7d76b25123aaff783251de3769bfb6da.jpg

Kryeministri britanik Boris Johnson është shprehur në favor të një amnistije për emigrantët e paligjshëm që ndodhen në Britaninë e Madhe.

Duke diskutuar të enjten në dhomat e “Komuneve”, ku ju shtruan 129 pyetje të ndryshme, kryeministri Boris Johnson tha se ai mbështet një amnisti, duke deklaruar se rreth 500 mijë njerëz nuk janë në gjendje të marrin pjesë plotësisht në ekonomi dhe të paguajnë taksa.


Boris Johnson thotë se është i hapur për idenë e një amnistie për migrantët që jetojnë në Mbretërinë e Bashkuar në mënyrë të paligjshme.

“Ndërkohë që njerëzit kanë qenë këtu për një kohë shumë të gjatë dhe nuk kanë shkelur ligjin, është e kuptueshme të përpiqemi të rregullojmë statusin e tyre,” tha Johnson.

Ai tha se kjo është pothuajse ajo që tashmë ndodh sipas rregullave ekzistuese, por komenti i tij sugjeron se ai është i hapur për të shkuar më tej.

Idenë e amnistisë Johnson e ka mbështetur që në të kaluarën, si një politikan që dihet të jetë më liberal se shumë prej kolegëve të tij konservator për sa i përket emigracionit.

Duke iu drejtuar gazetarëve të mbledhur kryesisht për të diskutuar pandeminë, Johnson tha se ai është në favor të një goditje ndaj bandave kriminale që trafikojnë emigrantë të paligjshëm me anije të vogla nëpër Kanalin Anglez për në Britaninë e Madhe. Njerezit kane vdekur duke u përpjekur të bëjnë këtë kalim, theksoi ndër të tjera kryeministri Johnson.

Një amnisti e tillë do tu vijë në ndihmë mijera shqiptarëve që jetojnë në Britaninë e Madhe pa dokumenta.

/LajmiFundit

 

Attachments

  • -640-0-7d76b25123aaff783251de3769bfb6da.jpg
    -640-0-7d76b25123aaff783251de3769bfb6da.jpg
    53.9 KB · Shikime: 43
  • -640-0-7d76b25123aaff783251de3769bfb6da.jpg
    -640-0-7d76b25123aaff783251de3769bfb6da.jpg
    53.9 KB · Shikime: 0
Po po u plasi per emigrantet ktyre.
1- Nje menyre per te kontrolluar pandemine.
2- Benefite per ekonomine pas brexit qe synon me shume rekuperimin e krahut punetor qe u zvogelua me daljen jashte te punetoreve sezonale te cilet vinin kryesisht nga vende te BE.
3-Kontroll per problematiket te cilet nese vendosen nen rregulla ligjshmerie jane me te kontrollueshem.
Cfare do qofte arsyeja dhe dakortesia e tyre,ka aq shume shqipetar pa letra,sa nje veprim i tille jo qe do shpetoj mijra pound qe derdhin me rumune e bullgare me shprese per ndonje leter,por do ti bej te jetojne te ligjshem,te dine ku jane,e cdo bejne.
 
Kam idene qe me shume po e bejne per te kontrrolluar krimin dhe antiterrorizmin duke verifikuar sakte personat kush jane dhe vendet nga vijne cfare precedente penale kane etj.

Por nuk diskutohet qe jo 100% e tyre do jene entitle te marrin serish nenshtetesine nga Elisabeta.
 
Kam idene qe me shume po e bejne per te kontrrolluar krimin dhe antiterrorizmin duke verifikuar sakte personat kush jane dhe vendet nga vijne cfare precedente penale kane etj.

Por nuk diskutohet qe jo 100% e tyre do jene entitle te marrin serish nenshtetesine nga Elisabeta.
Mos harro qe dailymail mezi pret lajme bombarduse per te huajt.
 
Mos harro qe dailymail mezi pret lajme bombarduse per te huajt.

Shtetet perendimore gjithmone i kane pain in ass emigrantet e vendeve te pazhvilluara dhe normal qe gjithmone do ndjekin politika diskriminuese per ta, por ama jane dhe aq diplomate qe mos bien ndesh me konventen per te drejtat e njeriut qe ata bejne pjese dhe jane te detyruar ti respektojne.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top