"Me fyente ne sy te njerezve"

Cyber_Spartacus

Homo Homini Lupus
Peshkopi- Deshmi kontradiktore per ekzekutimin e bujshem ne qender te qytetit te Peshkopise, te biznesmenit Reshat Rustani. Ndersa i dyshuari Qemal Kaci, ka pretenduar se ndihej i fyer nga viktima qe e kishte ofenduar edhe ne publik, te afermit e Rustanit jane shprehur se konflikti ka ardhur per shkak te nje videoje qe Kaci, kishte blere ne dyqan dhe pretendonte se ishte e perdorur. Reshat Rustani, kishte ne pronesi nje dyqan elektro-shtepiakesh, ne lagjen "Elez Isufi" ku dhe tregtonte. Burime zyrtare te policise thane se kane ndaluar autorin 57-vjecar, Qemal Kaci dhe zbardhen motivet e krimit. Autori i dyshuar i krimit ka deklaruar gjate hetimeve se ishte fyer here pas here, madje dhe publikisht nga viktima. "Me ka fyer ne publik dhe fliste larte e poshte per familjen time. I jam lutur personalisht te mos flase dhe i kam derguar njerez te mite, qe te heqe dore nga shpifjet dhe fyerjet. Nuk gjeta rruge tjeter vec asaj te eliminimit fizik te ketij njeriu", ka thene gjate rrefimit te tij, per grupin hetimor i ndaluari. Ai ka pranuar se ka qene i tensionuar ne momentin qe zbrazi bresherine e automatikut, por me pas eshte qetesuar dhe ka pranuar autoresine e krimit, qe ka deshmuar se e ndermori per te mbrojtur nderin e tij dhe te familjes. Hetuesit e ngjarjes kane marre ne pyetje nje numer te madh deshmitaresh. Te kunderten kane deshmuar te afermit e viktimes, qe dhane tjeter version te ngjarjes. Dje, gjate ceremonise mortore, ata jane shprehur se vrasja ka ardhur pas nje konflikti per nje video, e cila sipas autorit te krimit i ishte shitur me cmim te larte dhe se ajo ishte e perdorur. Policia vazhdon te mbaje nen vezhgim familjet Kaci dhe Rustani ne Peshkopi, per te shmangur ndonje ngjarje tjeter te mundshme, me qellim hakmarrjen. Nderkohe qe ne njoftimin per shtyp, policia ka deklaruar se kane bere te mundur identifikimin dhe kapjen per dy ore, te autorit te krimit Qemal Asllan Kaci, 57 vjec, banues ne qytetin e Peshkopise, me profesion mekanik, i martuar dhe i padenuar me pare. Agjentet arriten te gjenin dhe te sekuestronin armen e krimit automatik model 56. Nga hetimi rezulton se i dyshuari e ka gjurmuar ne fshehtesi viktimen dhe e ka vrare ate, duke i zbrazur tete plumba ne trup, teksa 52-vjecari ka qene duke hapur dyqanin.

Familjet ruhen me police

Nga kryerja e veprimeve proceduriale dhe hetimore, si dhe nga pyetja e autorit te dyshuar, rezulton qe krimi te jete kryer me paramendim per motive te dobeta. Policia tha se viktima dhe autori, kishin pasur konflikte te meparshme. Sherbime policie jane vendosur prane shtepive te dy familjeve. Familjaret e viktimes jane shprehur se nuk kane nder mend te hakmerren per ngjarjen dhe ia lene ceshtjen ne dore policise dhe drejtesise. Qemal Kaci akuzohet per veprat penale te "vrasjes me paramendim" dhe "armembajtje pa leje". Diten e sotme pritet qe i dyshuari te dale para gjykates per mase sigurie.

Gazeta Koha Jone
Aleksander Ndoja​
 
Titulli: "Me fyente ne sy te njerezve"

ncncncn del prap ky pas 1 viti dhe vret prap se tashme qenka mesuar
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top