Me fustane midi, si dama të vërteta

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Gjatësia mesatare e fustanit, pra deri nën gjunjë, është kthyer në pistat e modës dhe duket se me ardhjen e vjeshtës, dizajne të tillë do të shohim gjithnjë e më shumë. Dizajnerët e modës paralajmërojnë se në modë kthehen fustanet e ashtuquajtur midi, kështu që në pistat e modës, në kreacionet më të reja midi, modelet e tyre i kanë dërguar ‘Chloe’, ‘Fendi’, ‘Marc Jacobs’, Majkëll Kors, Beti Xhekson, Piter Piloto, Drajs Van Noten, Gjiambatista Valli, ‘Prada’, Alberta Ferreti, ‘Costume National’, ‘Yves Saint Laurent’ dhe ‘Marni’.

Këpucët me taka të larta
Kur bëhet fjalë për fustane midi, edhe këpucët duhet të jenë një mëlmesë e posaçme. Pikërisht takat duhet të jenë ato të cilat kreacionit në kombinim me fustanin midi, duhet t’i dhurojnë notën seksi. Nëse gjykohet sipas revyve të modës nga emrat e mëdhenj të botës së modës së lartë, këpucët me taka të larta në asnjë mënyrë nuk dalin nga moda. Duket se takat e larta shiten mjaft mirë, sepse dizajnerët bëhen me vesh të shurdhër ndaj apeleve gjithnjë e më të shpeshta që të shkurtojnë takat për arsye shëndetësore. Këmbët lakuriqe, është një porosi se në çorapet e gjata do të dukeni tepër demode, edhe pse disa dizajnerë kanë vendosur për çorapë të gjata të zeza nën fustanet midi. Beli gjithsesi duhet të jetë i lartë, ndërsa bluza e bukur e futur në fustan, sikurse që i veshin edhe sekretaret seksi.KS
image1xl.jpgimage1xl.jpg
 
Titulli: Me fustane midi, si dama të vërteta

Shume stil interesant,, te tregon shume klas kjo lloj veshjeje, me pelqen shume....
 
Titulli: Me fustane midi, si dama të vërteta

Shume te bukur..shume klas, shume elegance dhe mbi te gjitha ndjehesh shume rehat ne to :)
 
Titulli: Me fustane midi, si dama të vërteta

kto modele me rrin mir :D
 
Pe: Me fustane midi, si dama të vërteta

Ky fustani i bardhe qenka klas fare...Shume i bukur dhe i thjeshte..Tani ska ndonje rregull per veshje te fustanve,varet tek vendi dhe ambjenti ku shkon...
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top