Më fal nënë, që nuk të mbrojta nga gruaja ime!

Arfenilla

Themelues i Forumit
Unë jam nga Jugu i Shqipërisë, nga qyteti i luleve, siç quhet qyteti im. Tani jam babai i dy fëmijëve të mrekullueshëm. Historia ime e ka zanzfillën qysh në ngjizjen time në barkun e nënës. Babai im punonte ushtarak kur u martua me mamanë time. Ime më punonte kuzhiniere dhe ka punuar gjithmonë si shefe kuzhine sepse ka qenë shumë e zonja.

Prindërit e mi kishin dy vite të martuar dhe kur më në fund vendosën të bëheshin prindër, babait tim i thanë që duhej të transferohej me punë në kufi për dy apo tre muaj, për shkak të një stërvitjeje që do të bëhej atje. Por reparti ku ai punonte kishte edhe tri javë kohë që të përgatitej për lëvizjen. Dy javë para se ai të nisej, mamaja ime i dha lajmin e bukur që ishte shtatzënë. Im atë pati dy javë kohë t’i gëzohej pranisë së fëmijës së tij në barkun e gruas më të mrekullueshme në botë. Ime më thotë që ato dy javë ai ishte njeriu më i lumtur në botë. “Gjithë mbasditen i fliste barkut, fliste me një dashuri që veç në ëndrra mund ta takojë njeriu”. Por, do t’ia ketë ndier zemra që nuk do të vazhdonte gjatë gëzimi i tij.

Ditën e caktuar ata u nisën me shërbim dhe kishin arritur mirë. Të nesërmen reparti kishte filluar stërvitjen e kështu, të gjitha ditët me radhë, por një ditë fatkeqe për tim atë, një pushkë u shkrep pa dashje dhe e zuri në kokë. Ai mori frymë edhe një herë në krahët e shokëve të tij dhe vdiq.

Mamasë sime sigurisht që iu mbytën gjemitë. Ia sollën burrin të mbyllur në arkivol dhe aq shumë e kishte dëmtuar goditja, sepse ushtari kishte qenë afër, sa mjekët thanë që të mos hapej fare arkivoli. Ajo mbajti gjallë në kujtimet e saj vetëm momentet kur ai ishte gjallë, që i fliste dhe e përkëdhelte. Do ta kenë dashur shumë njeri-tjetrin sepse ime më edhe sot që është gjashtëdhjetë e pesë vjeçe qan për të. Ajo më rriti me dashurinë e të dyve dhe nuk u martua më. Unë, si i djali i heroit, kisha privilegje ngado që shkoja në zyra. Veç kësaj, mamanë time e ndihmuan jashtë mase të afërmit e babait tim, njësoj si dajat e mi. Edhe sot e mbaj mend gjyshin nga babai që sa herë vinte për të na takuar, e përqafonte time më dhe i thoshte:

– Faleminderit moj bijë që ma mbajte të gjallë kujtimin e djalit, – dhe fundi ishin lotët e të dyve.

Sot që jam prind vetë mund t’i kuptoj ato që dëgjoja e shikoja kur isha fëmijë. Kur u rrita, unë vazhdova shkollën e lartë në Tiranë dhe atje u njoha me një vajzë nga Shqipëria e Mesme. Lidhja jonë vazhdoi tre vjet si të dashuruar. Unë, pasi mbarova shkollën, fillova menjëherë punë dhe sigurisht që e kisha mundësinë të vija në Tiranë për të dashurën time. Kur edhe ajo mbaroi shkollën, ne u fejuam.

Ditën që i tregova sime mëje që isha dashuruar me një vajzë dhe nuk e dija nëse do t’i pëlqente edhe asaj, ajo më tha:

– Nëse të pëlqen ty, të jesh i sigurt se do të më pëlqejë edhe mua. Nëse do të të bëjë ty të lumtur, ta dish se do të vdes si nëna më e lumtur në këtë botë. Kjo është gjëja e vetme dhe e fundit që dua të shoh, – më përqafoi, më puthi e ndërkohë qante, por këtë radhë ishin lot gëzimi.

Ndenjëm një vit të fejuar dhe vendosëm të martoheshim. Edhe gratë e lagjes mbaj mend që kanë dalë kanë pastruar gjithë rrugicën, se “martohet Halimi, thoshin, ajka e fëmijëve”.

Sigurisht, të sapomartuar ishim të lumtur. Edhe ime shoqe ishte e qetë dhe e sjellshme. Pati fat e filloi punë shumë shpejt sepse një grua e nderuar doli në pension, por nuk është e thënë që gjërat të jenë gjithmonë mirë.

– Kjo s’hahet, – ulëriti një ditë ime shoqe sapo u ulëm në tavolinë kur u kthyem nga puna. I rashë pak me këmbë, për t’i dhënë të kuptonte që mund ta thoshte më butë, por s’fola. Nëna ime reagoi e para.

– Më iku dora e lëshova kripë pak më shumë se normalisht, por kam bërë gati darkën. Të të jap nëna ca nga ajo, se e rregullojmë pastaj? – tha, ndërsa e mbajti gjithë nervin përbrenda.

Ky ishte acarimi i parë mes të dyjave, por jo i fundit. Kur u ula për të fjetur, u përpoqa me të mira t’i thoja sime shoqeje se imja ishte një nënë e veçantë që kishte sakrifikuar rininë e vet për të më rritur mua. Ajo mund të më kishte abortuar menjëherë pas vdekjes së babait, por më lindi dhe më rriti mes gjithë mirave. Nusja, me gjysëm zëri, më kërkoi falje dhe fjetëm. Pas disa kohësh edhe ime shoqe mbeti shtatzënë dhe sigurisht që u lumturuam. Gjatë gjithë shtatzanisë së gruas, ime më gatoi, lau, hekurosi e bëri gjithë punët.

– S’dua që të lodhesh fare, dua të më bësh një nipçe apo mbeskë të shëndetshme, pa punët e shtëpisë këtu janë. Kur të kem fuqi për t’i bërë do t’i bëj, kur s’kam, do t’i lëmë, po ti nuk do të prekësh asgjë me dorë.

Kështu, ime shoqe ndenji si bijë mbreti jo vetëm gjatë shtatzanisë, por edhe pas lindjes së vajzës. Bëri vetëm gjysmën e lejes së lindjes se sigurisht, ishte nëna ime në shtëpi. Arriti deri aty sa, kur gruaja filloi punë, ime më tha që ta kalonim krevatin e vajzës nga dhoma e saj.

– Vajza qan natën se ajo është bebe, ndërsa ju duhet të shkoni në punë në mëngjes. Pastaj, ajo me mua po rri gjithë ditën…

E kështu, krevati i vajzës kaloi nga dhoma e nënës sime, kurse unë e ime shoqe flinim e rehatoheshim si të ishim adoleshentë. Por e pushuar dhe e rehatuar siç ishte gruaja ime, sigurisht që do të nxirrte vickla për mirërritjen e vajzës.

– Pse s’ia ke larë buzët, moj mama? Shiko si duket çupa, sikur ka dalë nga kazani i plehrave! – ulëriti një ditë sapo u kthyem nga puna.

Nga natyra jam burrë i durueshëm dhe i pallafe, por në atë moment më vloi gjaku. Më kujtohet vetëm që pashë krahun tim të ngrihej lart dhe kam dëgjuar zhurmën e shëmtuar që bëri ndërsa u përplas në fytyrën e bukur të gruas sime. Ajo ngriu dhe filloi menjëherë të qante. U nis për nga dhoma e gjumit që të mbyllte derën, por e ndoqa dhe arrita të hyja.

– Si ka mundësi të mos e kuptosh se ç’sakrificë po bën ime më që ne të dy të shijojmë gjithë martesën tonë? Si ka mundësi që nuk bën dot një krahasim të kushteve ku po rritet vajza jonë me fëmijët e tjerë që i ke spitaleve gjithë kohën? Vajza jonë shkon në spital vetëm kur ka vaksinat. Si dreqin arrin të mbyllësh sytë në këtë mënyrë? – i thashë dhe dola nga dhoma.

Kur shkova në kuzhinë, gjeta time më që qante. Më kapi nga duart dhe më tha:

– Të lutem, drita e syve të mi, unë nuk jam e lumtur t’ju shoh juve të ziheni në këtë mënyrë. E bëj gjithçka që ju të dy të ndiheni mirë. I vetmi gëzim i imi është lumturia e familjes tënde. – më ktheu shpinën dhe vazhdoi t’i lante duart e buzët çupës.

E kaluam një javë në heshtje në shtëpi dhe gjërat filluan të qetësoheshin. Në fakt, heshtja kishte qenë vetëm në praninë time sepse ime shoqe kishte vazhduar të zihej çdo ditë me time më dhe ajo kurrë nuk hapi gojën të ankohej.

Pas dy vitesh, ime shoqe lindi djalin dhe filloi punë edhe më herët sesa me vajzën. Sigurisht, e kishte mendjen të fjetur që djali vetëm do të puthej e përkëdhelej nga nëna ime. Ime më nuk pranoi as të çonte vajzën në çerdhe dhe i mbante të dy fëmijët. E kuptoja që lodhej dhe kur kthehesha mbasditeve, përpiqesha t’ia lehtësoja krahët në të gjitha mënyrat, ndërsa ime shoqe ruante thonjtë se mos i prishej manikyri.

Një ditë, ime më më tha se ishte gjyshja më e lumtur në botë. “Jam jo vetëm gjyshe, po edhe nëna më e lumtur në botë. Kam lindur e rritur një djalë azgan dhe kam mbeskë e nip që më japin gjithë botën kur më zgjasin krahët të vijnë tek unë. E kështu fëmijët u rritën e u bënë për shkollë.

Ime më, si gjithmonë e urtë dhe e bindur, i çonte e i merrte nga shkolla e kopshti. Ndërsa vitet kalonin, ajo plakej e dobësohej. Në fillim mendova se e kishte nga mosha atë lloj dobësimi, sepse ajo nuk ankohej kurrë, por një ditë e pashë të ecte nëpër shtëpi duke u mbajtur për muri dhe i thirra mendjes. I shkova nga prapa dhe e mbajta.

– Të lutem, më thuaj, kështu ecën gjithë kohën apo pate ndonjë marrje mendsh tani për momentin? – i thashë.

– Jam mirë bir, – më tha ndërsa u kthye të më shihte dhe vetëm në atë moment pashë sytë e saj me lot. E gjithë bota m’u shkërmoq kur pashë ata lot dhimbjeje shpirtërore dhe fizike bashkë.

– Nesër do të shkojmë bashkë në spital, – i thashë ndërsa e ndihmova të shkonte në banjë. E prita mbas dere dhe kur doli, e mora hopa për ta shtrirë në krevat.

– Për nesër gjej si të duash mundësinë të rregullosh fëmijët se mamanë do ta çoj në spital, – i thashë sime shoqeje.

Vizita në spital shkoi më për dreq sesa e kisha imagjinuar. Ime më ishte kujdesur për fëmijët e mi, për mua e për time shoqe, por pa patur asnjë dëshirë të vazhdonte të kujdesej për jetën e saj. Morëm ilaçet dhe e çova në shtëpi. U ula përkrah saj në krevat pasi e shtriva dhe fillova t’i flisja.

– Dua të të them diçka, e shtrenjta ime. Dashuria për ty është e njëjtë me atë që kam patur qysh ditën kur linda dhe kam pirë në gjirin tënd. Dhe të lutem, kuptoje se për mua je shumë e rëndësishme. E kuptoj që me time shoqe nuk shkoni mirë, por gruan s’e ndaj dot se janë dy fëmijët, – i thashë.

– Jooo, bir, mos ma shto dhimbjen, – foli me zërin e mekur.

– Atëherë do të bëjmë një pakt bashkë, ti do të kujdesesh për veten aq sa mundesh, ndërkohë që pasditeve do të kujdesem unë, por dije se nëse ti nuk kujdesesh për veten, unë do zihem e do ndahem e gruan time. Ti je më e shtrenjtë sesa krevati me atë, – i thashë dhe i përkëdhela faqen, e putha, qava bashkë me të dhe u nisa për në punë.

Atë ditë mbasdite, kur ime shoqe mbërriti në shtëpi, më gjeti me prerësen e thonjve në duar.

– Tani do presësh thonjtë e do t’i bësh ti punët. Mbaroi manikyri, fjalët e tua që plaka s’di të bëjë punë e gjithë yçklat e tua. Dhe ta dish që nëse edhe një herë të vetme do t’i thuash ndonjë fjalë nënës sime për ta lënduar më shumë se ç’ke bërë këto tetë vjet, ta dish se ne të dy do të takohemi vetëm në gjykatë, – i thashë ndërsa e shihja në dritë të syve.

E kuptoi që e kisha seriozisht gjithë ç’i thashë. Nga ajo ditë, ime shoqe pothuajse nuk foli më me time më, nëna ime u bë më mirë dhe e mori veten, por kujdesin për fëmijët e mi nuk e ka ndaluar as edhe një sekondë. Tani jam më i qetë, por e kuptoj që i gjithë faji kishte qenë i imi. Jam rritur i llastuar dhe mendova se zgjat gjithë jeta ashtu. Tani, gruaja ime vazhdon t’i varë turinjtë herë pas here, por mua aq më bën, mjafton të mos ma ngacmojë mamanë.

Të lutem më fal nëna ime, ma bëj hallall gjithë vuajtjen që të shkaktova duke mos reaguar.B ..
B ..Zhurnal.mk
 
Titulli: Më fal nënë, që nuk të mbrojta nga gruaja ime!

Rrefim i bukur. Nenat jane vertete heroina!
 
Titulli: Më fal nënë, që nuk të mbrojta nga gruaja ime!

E mire se shkrimi cik perrallor dedikuar nenes ne fakt...!
 
Titulli: Më fal nënë, që nuk të mbrojta nga gruaja ime!

Ej po nese jane keshtu pse i bejne vjehrrat shtriga.

Po prap ky cuni pa shtylle kurrizore
 
sepse nuset kan frik se dashurin me te madhe ju dedikojn nenave, prandaj nuk i duan vjehrrat

Tani te flasesh ne shumes eshte gje e madhe .por te pakta jan ato vjehrra se ja duan te keqen nuseve te rralla .(nese flasim per ata gra se vertet ja duan te miren djalit .)por lind pytja sa eshte numri i nuseve se flasin mir per vjehrra?
 
Perralla ne shkalle e dukati ne balle :kapele:
 
Titulli: Më fal nënë, që nuk të mbrojta nga gruaja ime!

sepse nuset kan frik se dashurin me te madhe ju dedikojn nenave, prandaj nuk i duan vjehrrat

Tani te flasesh ne shumes eshte gje e madhe .por te pakta jan ato vjehrra se ja duan te keqen nuseve te rralla .(nese flasim per ata gra se vertet ja duan te miren djalit .)por lind pytja sa eshte numri i nuseve se flasin mir per vjehrra?

Apo do te thuash qe nenat kane frike se mos humbin dashurine e djalit lool, xheloze sa me ska :p
Jo se nuset jane engjellushe te tera por ne shkrim pak e tepruar ajo miresia e nenes... hajd tash me keta cunat e mamase lol
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Më fal nënë, që nuk të mbrojta nga gruaja ime!

Apo do te thuash qe nenat kane frike se mos humbin dashurine e djalit lool, xheloze sa me ska :p
Jo se nuset jane engjellushe te tera por ne shkrim pak e tepruar ajo miresia e nenes... hajd tash me keta cunat e mamase lol

Pamvarsisht sa celoze eshte nje nene ne dashurin e djalit ajo prap e ke me te drejt .jo pse duhet tani djali ti perkushton gjith dashurin vetem nenes,por nena eshte eshte e vetmja krijese qe ja don te miren djalit. Nusja e don deri sa nuk ja prish qefin asnjher burri,e nena e do pa asnje kusht djalin... Un them se ka humb respekti totalisht i nuseve ndaj vjehrres.. edhe ashtu nuset nuk e duan asken ta ken ne shpi ase motren e burrit ase vllain e lere me vjehrren se e duan sa me larg..
 
Titulli: Më fal nënë, që nuk të mbrojta nga gruaja ime!

Pamvarsisht sa celoze eshte nje nene ne dashurin e djalit ajo prap e ke me te drejt .jo pse duhet tani djali ti perkushton gjith dashurin vetem nenes,por nena eshte eshte e vetmja krijese qe ja don te miren djalit. Nusja e don deri sa nuk ja prish qefin asnjher burri,e nena e do pa asnje kusht djalin... Un them se ka humb respekti totalisht i nuseve ndaj vjehrres.. edhe ashtu nuset nuk e duan asken ta ken ne shpi ase motren e burrit ase vllain e lere me vjehrren se e duan sa me larg..

Arfe nuk e di ku i nxjerr keto mendime ose me cmendje i thua kur ne fakt neser pasneser do te behesh e vete nuse e nje shpie (nese sje bere ende) e kur ta perplas ndonje shpulle ai burri e te thote ti qepe se me do me kushte e ti ate do besh.Do ta qepesh si nje grua e bindur qe e pranon se e do burrin me kushte Lol...!!! :hmm:

Booo shume serioze me bete sot me keto qe shkruani aman... :p
 
Titulli: Më fal nënë, që nuk të mbrojta nga gruaja ime!

VAllai skam nerva me e lexu, por burreria tregohet tek te qenit i afte ti japesh hakun cdokujt, duke evituar xhelozirat pradrejtesite. Jo tek urdherat. Marredhenia vjerre nuse perher ka pas dhe do ket pakenaqesi nga te dyja palet. Ne gjith boten keshtu eshte, kot nuk jetojne te ndare njerezia. Po ne ne Shqiperi jemi mesuar me ate mentalitet.

Wow Une mezi pres Arfen te martohet e te shohim ca do thote per vjerren :p...
 
E ka zgjidh problemin ajo , do e marr jetim ... bravo ty qe prite Arden :p
 
Titulli: Më fal nënë, që nuk të mbrojta nga gruaja ime!

Kam par vjehrra qe meritojne dru mjes drrej dark... por te themi te verteten : fajin e ka burri ne kto raste qe rrin i ngjitur pas fundit te nenes.
Vertet qe 1 eshte ajo nene e shkret por sjan tgjitha nene Teresa...
Burri duhet te di te diferencoj dashurine ndaj nenes dhe ndaj gruas.
Nusja se ka per takat te duroj " nazet/teket " e vjehrres.
Historia e treguar me ngjan cik si e padrejt...
Ai vet e ka zgjedh ate gru.. nuk e martoj njeri me zor...
Shikon apo degjon dicka te padrejt? Flit o burr i dheut.
Normal qe nusja i ka hyp kalaqaf.. burr koti aman.
 
Titulli: Më fal nënë, që nuk të mbrojta nga gruaja ime!

Histori njerezore qe perballemi cdo dite.
Personalisht mendoj se nuk e ka fajin burri per nje sere arsyesh nese bazohem tek artikulli gjithnje , sepse histori marredheniesh vjehrre -nuse jane te larmishme.

Sigurisht qe gishtin e akuzes do e ngrija nese do me duhej do e beja drejt nuses.
Sot shoh nuse qe vetem ankohen per vjehrrat a thua keto te fundit jane perbindesha, duke harruar se ata djem i kane rritur dhe edukuar pikerisht keto "perbindesha"....ath i bie te jesh martuar me nje monster!
Do doja ta shihja ndryshe , psh nese une do kisha vlla dhe ime me do ishte ne rolin e vjehrres...une si do sillesha me vjehrren time?
Apo te imagjinoj nusen e vellait nese do kisha , te ma trajtonte mamin si sherbetore...asihere!
Po ne fund te fundit cfare na kushton nje fjale e mire ?
Edhe nese dicka ste pelqen tek menyra si te drejtohet, behu e gjere dhe thuaja ate qe mendon...te jesh e bindur qe do e vleresoje.
Vjehrra ka per detyre te rrisi ,edukoje femijet e saj dhe jo niper e mbesa....konsideroje kete fakt !
Vjehrra ka detyre te kujdeset per djalin deri ne moshe minorene...kur martohet atributet i kalojne gruas....Konsideroje edhe kete fakt
Kemi detyrime karshi prinderve ne cdo kohe dhe sic kemi detyrime karshi prinderve tane ,kemi e ndaj atyre te bashkshorteve...peshorja nuk anon vetem nga nje ane!
Ne nje familje nuk eshte detyra e Vjehrres te gatuaj ,laj ,shplaj ,hekurosi breket e tua apo edhe te birit qe ti ndan krevatin...falenderoje ne fund te dites se nuk do vdesesh!
Duam te jetojme me vehte....por ne fund i kerkojme vjehrrave ndihme per femijet, punet dhe shume cka...kur nderkohe nenat tona dikur nuk paten dhe lodhjen e tyre sot ne nuk e kemi.

Per mua bashkshorti ka bere gjene e duhur dhe pekuleve dhe perkedheljeve te se shoqes i ka treguar vendin, qe ndoshta duhet tia kishte treguar me kohe!
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Më fal nënë, që nuk të mbrojta nga gruaja ime!

Une mendoj qe ky rrefim eshte shume i vertete dhe se fajin per raportet e keqija ne mes nenes dhe nuses jane shkaku i neglizhences se qunit/burrit, i cili nuk ka guxim ta mbroj mamane e tij nga nusja qe shpeshhere nuk mendon se edhe ajo ka mama dhe mamaja e saj ka nje nuse ne shtepi.
Nje fjale e popullit thote: Mos i bej tjetrit ate qe nuk desheron te ta bejne ty.
Nenat, mu si kjo ne rrefim, durojne shumecka qe nusja u thote ose u ben, vetem e vetem te kursejne bijt e tyre nga dhembja, nervoza dhe nga prishja e raporteve te tije me nusen. Megjithate, mendoj se edhe kjo nuk eshte e drejte...sepse: Me mire nje dite se sa nje jete me dhimbje.
 
Titulli: Më fal nënë, që nuk të mbrojta nga gruaja ime!

Histori njerezore qe perballemi cdo dite.
Personalisht mendoj se nuk e ka fajin burri per nje sere arsyesh nese bazohem tek artikulli gjithnje , sepse histori marredheniesh vjehrre -nuse jane te larmishme.

Sigurisht qe gishtin e akuzes do e ngrija nese do me duhej do e beja drejt nuses.
Sot shoh nuse qe vetem ankohen per vjehrrat a thua keto te fundit jane perbindesha, duke harruar se ata djem i kane rritur dhe edukuar pikerisht keto "perbindesha"....ath i bie te jesh martuar me nje monster!
Do doja ta shihja ndryshe , psh nese une do kisha vlla dhe ime me do ishte ne rolin e vjehrres...une si do sillesha me vjehrren time?
Apo te imagjinoj nusen e vellait nese do kisha , te ma trajtonte mamin si sherbetore...asihere!
Po ne fund te fundit cfare na kushton nje fjale e mire ?
Edhe nese dicka ste pelqen tek menyra si te drejtohet, behu e gjere dhe thuaja ate qe mendon...te jesh e bindur qe do e vleresoje.
Vjehrra ka per detyre te rrisi ,edukoje femijet e saj dhe jo niper e mbesa....konsideroje kete fakt !
Vjehrra ka detyre te kujdeset per djalin deri ne moshe minorene...kur martohet atributet i kalojne gruas....Konsideroje edhe kete fakt
Kemi detyrime karshi prinderve ne cdo kohe dhe sic kemi detyrime karshi prinderve tane ,kemi e ndaj atyre te bashkshorteve...peshorja nuk anon vetem nga nje ane!
Ne nje familje nuk eshte detyra e Vjehrres te gatuaj ,laj ,shplaj ,hekurosi breket e tua apo edhe te birit qe ti ndan krevatin...falenderoje ne fund te dites se nuk do vdesesh!
Duam te jetojme me vehte....por ne fund i kerkojme vjehrrave ndihme per femijet, punet dhe shume cka...kur nderkohe nenat tona dikur nuk paten dhe lodhjen e tyre sot ne nuk e kemi.

Per mua bashkshorti ka bere gjene e duhur dhe pekuleve dhe perkedheljeve te se shoqes i ka treguar vendin, qe ndoshta duhet tia kishte treguar me kohe!

Te gjitha i paske then Monique dhe gjitha fjal me vende siq thoshte gjyshja ime ase topi nuk e luan ..Pergezime per cdo fjal se e ke then ne ket shkrim..Un do shtoja vetem nje gje; Si e ndin veten nje femer perball burrit, nese nuk ja respekton nenen ne nivelin e duhur.Un them se nuk ka dashuri te sinqert aty ku mungon respekti per nene e burrit.
 
Titulli: Më fal nënë, që nuk të mbrojta nga gruaja ime!

VAllai skam nerva me e lexu, por burreria tregohet tek te qenit i afte ti japesh hakun cdokujt, duke evituar xhelozirat pradrejtesite. Jo tek urdherat. Marredhenia vjerre nuse perher ka pas dhe do ket pakenaqesi nga te dyja palet. Ne gjith boten keshtu eshte, kot nuk jetojne te ndare njerezia. Po ne ne Shqiperi jemi mesuar me ate mentalitet.

Wow Une mezi pres Arfen te martohet e te shohim ca do thote per vjerren :p...

Tani cdo gje mund te bleshe me lek perveqe dashuris Soulina.por e di nje gje shum mir se respekt ne maksimum nuk do mungoj nga un ..dhe uroj me shpir ta gjej vjehrren sinqerisht
 
Titulli: Më fal nënë, që nuk të mbrojta nga gruaja ime!

Roli qe ka nje djale midis madherrenieve vjehrre - nuse eshte si roli i Presidentit te Amerikes ne marredheniet Israel-Palestine. lol

hajduti
 
Titulli: Më fal nënë, që nuk të mbrojta nga gruaja ime!

Tash si eshte pershkruar rasti ketu...nuses i mungon ndergjegja...
por mos harrojm raste ku eshte e kunderta, vjerrat svleresoj asgje... por si perfundim, te dy palet duhet te punojn ne kete drejtim... Te rralla jane rastet ku raporti vjerre-nuse eshte i mire... dhe faji me i madh nuk eshte tek djali, por tek ajo nusja qe harron se secila nene ben sakrifica, dhe se nena kemi vet, dhe si une qe sdeshiroj te keqtrajtohet nena ime, edhe une duhet te respektoj vjerren.. Edhe vjerrat te mundohen nuset ti respektojn me shume se femijet e vet... se per dashuri ska vend...smundesh ta duash vjerren, as vjerra nusen...por une e respektoj vjerren time, sa nenen time, duke u nis me bindjen, se eshte nena e burrit, qe e dua, dhe si une qe dua nenen time, edhe ai e don...
Gruaja vet duhet ti zgjedh punet, ndermjetesues nuk i duhet...ne kete rast.
 
Titulli: Më fal nënë, që nuk të mbrojta nga gruaja ime!

Unë jam nga Jugu i Shqipërisë, nga qyteti i luleve, siç quhet qyteti im. Tani jam babai i dy fëmijëve të mrekullueshëm. Historia ime e ka zanzfillën qysh në ngjizjen time në barkun e nënës. Babai im punonte ushtarak kur u martua me mamanë time. Ime më punonte kuzhiniere dhe ka punuar gjithmonë si shefe kuzhine sepse ka qenë shumë e zonja.

Prindërit e mi kishin dy vite të martuar dhe kur më në fund vendosën të bëheshin prindër, babait tim i thanë që duhej të transferohej me punë në kufi për dy apo tre muaj, për shkak të një stërvitjeje që do të bëhej atje. Por reparti ku ai punonte kishte edhe tri javë kohë që të përgatitej për lëvizjen. Dy javë para se ai të nisej, mamaja ime i dha lajmin e bukur që ishte shtatzënë. Im atë pati dy javë kohë t’i gëzohej pranisë së fëmijës së tij në barkun e gruas më të mrekullueshme në botë. Ime më thotë që ato dy javë ai ishte njeriu më i lumtur në botë. “Gjithë mbasditen i fliste barkut, fliste me një dashuri që veç në ëndrra mund ta takojë njeriu”. Por, do t’ia ketë ndier zemra që nuk do të vazhdonte gjatë gëzimi i tij.

Ditën e caktuar ata u nisën me shërbim dhe kishin arritur mirë. Të nesërmen reparti kishte filluar stërvitjen e kështu, të gjitha ditët me radhë, por një ditë fatkeqe për tim atë, një pushkë u shkrep pa dashje dhe e zuri në kokë. Ai mori frymë edhe një herë në krahët e shokëve të tij dhe vdiq.

Mamasë sime sigurisht që iu mbytën gjemitë. Ia sollën burrin të mbyllur në arkivol dhe aq shumë e kishte dëmtuar goditja, sepse ushtari kishte qenë afër, sa mjekët thanë që të mos hapej fare arkivoli. Ajo mbajti gjallë në kujtimet e saj vetëm momentet kur ai ishte gjallë, që i fliste dhe e përkëdhelte. Do ta kenë dashur shumë njeri-tjetrin sepse ime më edhe sot që është gjashtëdhjetë e pesë vjeçe qan për të. Ajo më rriti me dashurinë e të dyve dhe nuk u martua më. Unë, si i djali i heroit, kisha privilegje ngado që shkoja në zyra. Veç kësaj, mamanë time e ndihmuan jashtë mase të afërmit e babait tim, njësoj si dajat e mi. Edhe sot e mbaj mend gjyshin nga babai që sa herë vinte për të na takuar, e përqafonte time më dhe i thoshte:

– Faleminderit moj bijë që ma mbajte të gjallë kujtimin e djalit, – dhe fundi ishin lotët e të dyve.

Sot që jam prind vetë mund t’i kuptoj ato që dëgjoja e shikoja kur isha fëmijë. Kur u rrita, unë vazhdova shkollën e lartë në Tiranë dhe atje u njoha me një vajzë nga Shqipëria e Mesme. Lidhja jonë vazhdoi tre vjet si të dashuruar. Unë, pasi mbarova shkollën, fillova menjëherë punë dhe sigurisht që e kisha mundësinë të vija në Tiranë për të dashurën time. Kur edhe ajo mbaroi shkollën, ne u fejuam.

Ditën që i tregova sime mëje që isha dashuruar me një vajzë dhe nuk e dija nëse do t’i pëlqente edhe asaj, ajo më tha:

– Nëse të pëlqen ty, të jesh i sigurt se do të më pëlqejë edhe mua. Nëse do të të bëjë ty të lumtur, ta dish se do të vdes si nëna më e lumtur në këtë botë. Kjo është gjëja e vetme dhe e fundit që dua të shoh, – më përqafoi, më puthi e ndërkohë qante, por këtë radhë ishin lot gëzimi.

Ndenjëm një vit të fejuar dhe vendosëm të martoheshim. Edhe gratë e lagjes mbaj mend që kanë dalë kanë pastruar gjithë rrugicën, se “martohet Halimi, thoshin, ajka e fëmijëve”.

Sigurisht, të sapomartuar ishim të lumtur. Edhe ime shoqe ishte e qetë dhe e sjellshme. Pati fat e filloi punë shumë shpejt sepse një grua e nderuar doli në pension, por nuk është e thënë që gjërat të jenë gjithmonë mirë.

– Kjo s’hahet, – ulëriti një ditë ime shoqe sapo u ulëm në tavolinë kur u kthyem nga puna. I rashë pak me këmbë, për t’i dhënë të kuptonte që mund ta thoshte më butë, por s’fola. Nëna ime reagoi e para.

– Më iku dora e lëshova kripë pak më shumë se normalisht, por kam bërë gati darkën. Të të jap nëna ca nga ajo, se e rregullojmë pastaj? – tha, ndërsa e mbajti gjithë nervin përbrenda.

Ky ishte acarimi i parë mes të dyjave, por jo i fundit. Kur u ula për të fjetur, u përpoqa me të mira t’i thoja sime shoqeje se imja ishte një nënë e veçantë që kishte sakrifikuar rininë e vet për të më rritur mua. Ajo mund të më kishte abortuar menjëherë pas vdekjes së babait, por më lindi dhe më rriti mes gjithë mirave. Nusja, me gjysëm zëri, më kërkoi falje dhe fjetëm. Pas disa kohësh edhe ime shoqe mbeti shtatzënë dhe sigurisht që u lumturuam. Gjatë gjithë shtatzanisë së gruas, ime më gatoi, lau, hekurosi e bëri gjithë punët.

– S’dua që të lodhesh fare, dua të më bësh një nipçe apo mbeskë të shëndetshme, pa punët e shtëpisë këtu janë. Kur të kem fuqi për t’i bërë do t’i bëj, kur s’kam, do t’i lëmë, po ti nuk do të prekësh asgjë me dorë.

Kështu, ime shoqe ndenji si bijë mbreti jo vetëm gjatë shtatzanisë, por edhe pas lindjes së vajzës. Bëri vetëm gjysmën e lejes së lindjes se sigurisht, ishte nëna ime në shtëpi. Arriti deri aty sa, kur gruaja filloi punë, ime më tha që ta kalonim krevatin e vajzës nga dhoma e saj.

– Vajza qan natën se ajo është bebe, ndërsa ju duhet të shkoni në punë në mëngjes. Pastaj, ajo me mua po rri gjithë ditën…

E kështu, krevati i vajzës kaloi nga dhoma e nënës sime, kurse unë e ime shoqe flinim e rehatoheshim si të ishim adoleshentë. Por e pushuar dhe e rehatuar siç ishte gruaja ime, sigurisht që do të nxirrte vickla për mirërritjen e vajzës.

– Pse s’ia ke larë buzët, moj mama? Shiko si duket çupa, sikur ka dalë nga kazani i plehrave! – ulëriti një ditë sapo u kthyem nga puna.

Nga natyra jam burrë i durueshëm dhe i pallafe, por në atë moment më vloi gjaku. Më kujtohet vetëm që pashë krahun tim të ngrihej lart dhe kam dëgjuar zhurmën e shëmtuar që bëri ndërsa u përplas në fytyrën e bukur të gruas sime. Ajo ngriu dhe filloi menjëherë të qante. U nis për nga dhoma e gjumit që të mbyllte derën, por e ndoqa dhe arrita të hyja.

– Si ka mundësi të mos e kuptosh se ç’sakrificë po bën ime më që ne të dy të shijojmë gjithë martesën tonë? Si ka mundësi që nuk bën dot një krahasim të kushteve ku po rritet vajza jonë me fëmijët e tjerë që i ke spitaleve gjithë kohën? Vajza jonë shkon në spital vetëm kur ka vaksinat. Si dreqin arrin të mbyllësh sytë në këtë mënyrë? – i thashë dhe dola nga dhoma.

Kur shkova në kuzhinë, gjeta time më që qante. Më kapi nga duart dhe më tha:

– Të lutem, drita e syve të mi, unë nuk jam e lumtur t’ju shoh juve të ziheni në këtë mënyrë. E bëj gjithçka që ju të dy të ndiheni mirë. I vetmi gëzim i imi është lumturia e familjes tënde. – më ktheu shpinën dhe vazhdoi t’i lante duart e buzët çupës.

E kaluam një javë në heshtje në shtëpi dhe gjërat filluan të qetësoheshin. Në fakt, heshtja kishte qenë vetëm në praninë time sepse ime shoqe kishte vazhduar të zihej çdo ditë me time më dhe ajo kurrë nuk hapi gojën të ankohej.

Pas dy vitesh, ime shoqe lindi djalin dhe filloi punë edhe më herët sesa me vajzën. Sigurisht, e kishte mendjen të fjetur që djali vetëm do të puthej e përkëdhelej nga nëna ime. Ime më nuk pranoi as të çonte vajzën në çerdhe dhe i mbante të dy fëmijët. E kuptoja që lodhej dhe kur kthehesha mbasditeve, përpiqesha t’ia lehtësoja krahët në të gjitha mënyrat, ndërsa ime shoqe ruante thonjtë se mos i prishej manikyri.

Një ditë, ime më më tha se ishte gjyshja më e lumtur në botë. “Jam jo vetëm gjyshe, po edhe nëna më e lumtur në botë. Kam lindur e rritur një djalë azgan dhe kam mbeskë e nip që më japin gjithë botën kur më zgjasin krahët të vijnë tek unë. E kështu fëmijët u rritën e u bënë për shkollë.

Ime më, si gjithmonë e urtë dhe e bindur, i çonte e i merrte nga shkolla e kopshti. Ndërsa vitet kalonin, ajo plakej e dobësohej. Në fillim mendova se e kishte nga mosha atë lloj dobësimi, sepse ajo nuk ankohej kurrë, por një ditë e pashë të ecte nëpër shtëpi duke u mbajtur për muri dhe i thirra mendjes. I shkova nga prapa dhe e mbajta.

– Të lutem, më thuaj, kështu ecën gjithë kohën apo pate ndonjë marrje mendsh tani për momentin? – i thashë.

– Jam mirë bir, – më tha ndërsa u kthye të më shihte dhe vetëm në atë moment pashë sytë e saj me lot. E gjithë bota m’u shkërmoq kur pashë ata lot dhimbjeje shpirtërore dhe fizike bashkë.

– Nesër do të shkojmë bashkë në spital, – i thashë ndërsa e ndihmova të shkonte në banjë. E prita mbas dere dhe kur doli, e mora hopa për ta shtrirë në krevat.

– Për nesër gjej si të duash mundësinë të rregullosh fëmijët se mamanë do ta çoj në spital, – i thashë sime shoqeje.

Vizita në spital shkoi më për dreq sesa e kisha imagjinuar. Ime më ishte kujdesur për fëmijët e mi, për mua e për time shoqe, por pa patur asnjë dëshirë të vazhdonte të kujdesej për jetën e saj. Morëm ilaçet dhe e çova në shtëpi. U ula përkrah saj në krevat pasi e shtriva dhe fillova t’i flisja.

– Dua të të them diçka, e shtrenjta ime. Dashuria për ty është e njëjtë me atë që kam patur qysh ditën kur linda dhe kam pirë në gjirin tënd. Dhe të lutem, kuptoje se për mua je shumë e rëndësishme. E kuptoj që me time shoqe nuk shkoni mirë, por gruan s’e ndaj dot se janë dy fëmijët, – i thashë.

– Jooo, bir, mos ma shto dhimbjen, – foli me zërin e mekur.

– Atëherë do të bëjmë një pakt bashkë, ti do të kujdesesh për veten aq sa mundesh, ndërkohë që pasditeve do të kujdesem unë, por dije se nëse ti nuk kujdesesh për veten, unë do zihem e do ndahem e gruan time. Ti je më e shtrenjtë sesa krevati me atë, – i thashë dhe i përkëdhela faqen, e putha, qava bashkë me të dhe u nisa për në punë.

Atë ditë mbasdite, kur ime shoqe mbërriti në shtëpi, më gjeti me prerësen e thonjve në duar.

– Tani do presësh thonjtë e do t’i bësh ti punët. Mbaroi manikyri, fjalët e tua që plaka s’di të bëjë punë e gjithë yçklat e tua. Dhe ta dish që nëse edhe një herë të vetme do t’i thuash ndonjë fjalë nënës sime për ta lënduar më shumë se ç’ke bërë këto tetë vjet, ta dish se ne të dy do të takohemi vetëm në gjykatë, – i thashë ndërsa e shihja në dritë të syve.

E kuptoi që e kisha seriozisht gjithë ç’i thashë. Nga ajo ditë, ime shoqe pothuajse nuk foli më me time më, nëna ime u bë më mirë dhe e mori veten, por kujdesin për fëmijët e mi nuk e ka ndaluar as edhe një sekondë. Tani jam më i qetë, por e kuptoj që i gjithë faji kishte qenë i imi. Jam rritur i llastuar dhe mendova se zgjat gjithë jeta ashtu. Tani, gruaja ime vazhdon t’i varë turinjtë herë pas here, por mua aq më bën, mjafton të mos ma ngacmojë mamanë.

Të lutem më fal nëna ime, ma bëj hallall gjithë vuajtjen që të shkaktova duke mos reaguar.B ..
B ..Zhurnal.mk

Mekat ti thuash burre tulifare qypi si puna e ketij...

Ka faj ajo qe te ka bo koken se nuk te kish ardhe koha me kerku falje
 
Titulli: Më fal nënë, që nuk të mbrojta nga gruaja ime!

Ku ta gjej nje vjehrr si kjo :D
Kam frik se do mbie nje shtrig :p Perpjes e do shqyhem m te
 
Lloj lloj komentesh lexon kundra vjehrrave.Behuni pak me shume njerzore edhe mundohuni ti kuptoni ose ti respektoni,pse jo edhe ti falni kur thone ndonje gje qe nuk ju pelqen,sepse nje dite do te beheni edhe vete nena apo vjehrra te dikujt.E nuk do ju vinte mire te ju trajtonin sic lexojme keto sjellje qe perdoren ndaj vjehrrave ne ditet e sotme.
 
Titulli: Më fal nënë, që nuk të mbrojta nga gruaja ime!

Histori njerezore qe perballemi cdo dite.
Personalisht mendoj se nuk e ka fajin burri per nje sere arsyesh nese bazohem tek artikulli gjithnje , sepse histori marredheniesh vjehrre -nuse jane te larmishme.

Sigurisht qe gishtin e akuzes do e ngrija nese do me duhej do e beja drejt nuses.
Sot shoh nuse qe vetem ankohen per vjehrrat a thua keto te fundit jane perbindesha, duke harruar se ata djem i kane rritur dhe edukuar pikerisht keto "perbindesha"....ath i bie te jesh martuar me nje monster!
Do doja ta shihja ndryshe , psh nese une do kisha vlla dhe ime me do ishte ne rolin e vjehrres...une si do sillesha me vjehrren time?
Apo te imagjinoj nusen e vellait nese do kisha , te ma trajtonte mamin si sherbetore...asihere!
Po ne fund te fundit cfare na kushton nje fjale e mire ?
Edhe nese dicka ste pelqen tek menyra si te drejtohet, behu e gjere dhe thuaja ate qe mendon...te jesh e bindur qe do e vleresoje.
Vjehrra ka per detyre te rrisi ,edukoje femijet e saj dhe jo niper e mbesa....konsideroje kete fakt !
Vjehrra ka detyre te kujdeset per djalin deri ne moshe minorene...kur martohet atributet i kalojne gruas....Konsideroje edhe kete fakt
Kemi detyrime karshi prinderve ne cdo kohe dhe sic kemi detyrime karshi prinderve tane ,kemi e ndaj atyre te bashkshorteve...peshorja nuk anon vetem nga nje ane!
Ne nje familje nuk eshte detyra e Vjehrres te gatuaj ,laj ,shplaj ,hekurosi breket e tua apo edhe te birit qe ti ndan krevatin...falenderoje ne fund te dites se nuk do vdesesh!
Duam te jetojme me vehte....por ne fund i kerkojme vjehrrave ndihme per femijet, punet dhe shume cka...kur nderkohe nenat tona dikur nuk paten dhe lodhjen e tyre sot ne nuk e kemi.

Per mua bashkshorti ka bere gjene e duhur dhe pekuleve dhe perkedheljeve te se shoqes i ka treguar vendin, qe ndoshta duhet tia kishte treguar me kohe!
Jalla mi goc :p
kur them une qe ti je shpirt

njesoj e mendoj e sot :)
 
Se lexova fare ,se sm pelqeu qe nga titulli ,por doja te thoja qe nuk besoj te ket nuse qe ka konflikte me vjehrat pa arsye apo se ashtu ja thot fiksimi ,apo e kunderta per vjehrat me nusen ,ka mosmarveshje midis tyre se kan mendime te ndryshme,por e mira eshte te flasin me qetesi dhe roli kryesor duhet ta luaj nusja duke ber tolerime ,duke e mar me te mira se nuk besoj qe te mos ket gje qe mund ta zgjidh fjala e mire,ama dhe vjehrat duhet te jen bashkepunuese ti kuptojn deshirat qe skan mundur dot tua plotesojn atyre kur kan qn te reja vet madje ti keshilloj sa me embel,dhe pse jo ti mesoj urt e but per gjerat qe si dijn se dhe ato jan rritur ne familje tjeter me tradita te ndryshme ,dhe jo tu flasin sert per gjerat qe ato si bejn mire ne fillim dhe mbi te gjitha gjeja me e mire do ishte qe djali apo burri te mos e dijn fare qe keni pakenaqsi me njera tjetren ,sa per punet e shtepis une jam qe te kontribuojn te dyja ,normale gjerat me te medha i bn e reja ,por ama gjerat e vogela mund ti bej edhe e vjetra ,sepse eshte proverba nuset behen vjehera dhe vjehrat kan qn nuse ,mendimi im ? qe mund te jet jasht tekstit lart por titulli sm plq fare ?
 
Redaktimi i fundit:
Të fal nënë, që nuk më edukove siç duhet!

Përplasje gjeneratash.

Më vjen keq për nënën, që nuk dinte si të mbajë vendin e vjehrës, e jo të shërbetores.
Më vjen keq për djalin, që nuk dinte të dojë secilën në vete!
Më vjen keq për nusen, që mësoi rolin e vet në mënyrën më të trishtuar!
 
Jo 1 Grua
PO dhe 10000000
nuk i vej para nenes time
 
Dashuria për nënën është vërtet e pa zëvendësueshme,por edhe dashuria për partneren kështu duhet të jet .Dhe nëna jote ka qën partnere e dikujt.
Degjo Vinin te te them dicka
DAshuri me te sinqerte Sec ta fal nena
Nuk ka ne kte bote ??
Partnerja ??? MOS na hap barkun!!!!!!!!!!!
Partnerja sot......... Pate lek te do
po spate do nji shokun tend qe ka leke
kshu qe,,,,,,,,,,,,,,
 
Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top