Më 22 Nëntor 1908 përfundon punimet Kongresi i Mansatirit

Lauri

Anunnak
Sot 107 vite më parë, më 22 Nëntor 1908 përfundon punimet Kongresi i Manastirit, vendimi me i rëndësishëm i të cilit ishte miratimi i alfabetit të njësuar të gjuhës shqipe - prandaj shpesh quhet edhe Kongresi i Alfabetit. Por ky kongres, kishte në plan edhe çështje të tjera të arsimit. Historianët përmendin një takim të fshehtë mes delegatëve, që u zhvillua në një nga dhomat e ndërtesës ku mbahej kongresi. ثshtë fjala për një propozim që Shahin Kolonja kishte përgatitur për t’a paraqitur në parlamentin osman. Sipas këtij propozimi, mësimet në të gjitha shkollat duhej të zhvilloheshin në gjuhën shqipe, ndërsa turqishtja si gjuhë e perandorisë duhej të hynte në këto shkolla vetëm pas klasës së katërt fillore. Shkollat, si edhe më parë, duhej të financoheshin nga shteti (në prag të kongresit të Manastirit, në trojet shqiptare funksiononin vetëm 15 shkolla). Në propozim, hidhej edhe ideja e krijimit të shkollave të larta. Në buxhetin e perandorisë duhej të caktohej një fond vjetor për arsimimin e studentëve shqiptarë në Evropë ose Amerikë, ku ata të përgatiteshin për të dhënë mësime në universitetet shqiptare. Për të shmangur ndërhyrjen e Italisë, Greqisë a Austrisë në këto cështje, në mbledhjen e fshehtë në Manastir u propozua që priftërinjtë katolikë e ortodoksë të paguheshin nga shteti osman. Ky ishte një projekt i guximshëm, ndikuar edhe nga entuziazmi që rilindësit provonin në prag të Kongresit Manastirit. Propozimi, që sot pasqyron vizionin e atdhetarëve të asaj kohe për arsimin, kurrë nuk u paraqit për diskutim në parlamentin osman. Ai mbeti brenda dyerve të mbyllura, ndoshta në pritje të kushteve kombëtare kur idea për pavarësi të ishte e mirëpritur, ashtu si u deshën disa vite derisa alfabeti i miratuar në Manastir të pranohej pa kundërshtime nga të gjithë në mbarë trojet shqiptare. Në gjithë këtë zhvillim, një veçori vihet re, se në një kohë kur shqiptarët të përçarë e pa një shtet të vetin, arritën brenda pak ditësh të binin dakord mbi një vendim kaq monumental, siç është Alfabeti.

manastiri_zpsvcdt4swl.jpg

Cilët ishin delegatët e Kongresit te Manastirit që janë edhe në foto?


Pjesëmarrësit po i radhitim, ashtu siç paraqiten në fotografi duke shënuar dhe klubin, shoqërinë apo qytetin që përfaqësonte: Rreshti i parë (nga lart-poshtë majtas): Sami Pojani (delegat i Korçës), Zenel Glina(i Leskovikut), Leonidha Naçi (i Vlorës), Simon Shuteriqi (i Elbasanit), Dhimitër Bruda (i Elbasanit), Azis Starova (i Starovës),Adham Shkaba (i Sofjes), Mati Logoreci (I Shoqërisë “Agimi”). Rreshti i dytë”: Rrok Berisha Gjakova (I Shkupit), Bajo Topulli (i Gjirokastrës), Grigor Gilka (i Korçës), Sotir Peci (i Amerikës dhe i Bukureshtit), Shefqet Frashëri(i Korçës), Luigj Gurakuqi (i Shkodrës), Shahin Kolonja (i Kolonjës), Ahil Eftim Korça (i Konstancës), Hil Mosi (i Shkodrës). Rreshti i tretë: Nyzhet Vrioni (i Beratit), Dhimitër Mole (i Filibesë-Bullgari), Gjergj Qiriazi (i Manastirit), At Gjergj Fishta (I Shoqërisë “Bashkimi”), Midhat Frashëri (I Klubit të Selenikut dhe Janinës), Don Nikollë Kaçori (i Durrësit), Don Ndre Mjeda (I Shoqërisë “Agimi”), Fehim Zavalani (i Manastirit). Rreshti i katërt: Refik Toptani (i Tiranës), اerçiz Topulli, Mihal Grameno (i Korçës), anash dy patriotë jo delegatë.Nga Mihal Gramenoja, në kujtimet e tij, përmenden si pjesëmarrës, por që mungojnë në këtë fotografi: Parashqevi Qiriazi (delegate e Shkollës së اupave Korçë), Havez Ibrahimi dhe Emin Beu (të Shkupit), Rauf Beu (i Gjirokastrës) dhe Selahedin Beu (i Manastirit).

Vendimi i Kongresit të Manastirit

manastiri2_zpsrryvdlbm.jpg
Albert Vataj
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top