Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Me 100 mije euro mund te behesh shqiptar?

Dhënia e shtetësisë shqiptare çdo të huaji që investon të paktën 100 mijë euro në Shqipëri, ide e publikuar së fundi nga kryeministri Berisha, nuk është mirëpritur nga opozita dhe analistë të pavarur të Tiranës.
Legjislacioni i Shqipërisë për dhënien e shtetësisë mbështetet në orientimet e Konventës Europiane “Për shtetësinë” dhe përmban kritere dhe procedura ligjore. Kushtetuta e Shqipërisë i jep përparësi të huajve që edhe kur nuk plotësojnë kriteret e përcaktuara me ligj mund t' u jepet shtetësia shqiptare për interesa ekonomike, shkencore apo kombëtare të shtetit. Por ideja e kryemnistrit Berisha për dhënien e shtetësisë atyre që investojnë të paktën 100 mijë euro nuk është në këtë kontekst. Ajo është publikuar nga Berisha si një mundësi më shumë për tërheqjen e investimeve të huaja duke respektuar njëherazi të gjitha detyrimet që rrjedhin nga marrëveshja e Shqipërisë me BE për heqjen e vizave.
Por opozita dhe analistët e pavarur të Tiranës kanë rezerva ndaj kësaj ideje dhe përfitimit që mund t' i vijë prej saj zhvillimit ekonomik të vendit. Aleksandër اipa, analist thotë për programin shqip të DW se realizimi i saj mbart disa rreziqe. “Mund të quhet investitor i huaj edhe dikush që në rrugë të dyshimta dhe informale ka mundur të sigurojë 100 mijë euro, që është limiti për të marrë shtetësinë shqiptare nëse ato investohen në Shqipëri. Kjo do të thotë se këta individë vijnë në Shqipëri, në rrethana të panjohura, mund të shndërrohen automatikisht në shtetas shqiptarë që do të gëzojnë të gjitha përfitimet që meriton një qytetar i Republikës së Shqipërisë.” thotë Z. اipa.
Burime zyrtare nga shërbimet sekrete pohojnë se dhënia e shtetësisë shqiptare cilitdo të huaj që investon të paktën 100 mijë euro mund të sjellë në Shqipëri investime të mafias dhe zyrtarizimin e tyre Rreziku tjetër është ai i rritjes së korrupsionit. Administrata publike në Shqipëri është stigmatizuar si një administratë vulnerabël ndaj korruptimit. “Dhënia e shtetësisë personave që kanë mundësi të investojnë të paktën 100 mijë euro mund të sjellë rrezikun e një mbidoze të korrupsionit që është vërtet një gangrenë e shoqërisë shqiptare” thotë Z. اipa.
Por ka edhe një rrezik tjetër: ai i prishjes së ekuilibrave në nivelet e përfaqësimit. “Dhënia e shtetësisë cilitdo të huaj që investon në Shqipëri të paktën 100 mijë euro mund të sjellë prishjen e ekuilibrave në nivelet e përfaqësimit. Një i huaj që fiton shtetësinë shqiptare vjen nga një e shkuar e panjohur, të cilën institucionet shqiptare kanë dëshmuar deri tani të mos jenë të afta ta zbulojne dhe verifikojnë. ” thotë Aleksandër اipa.
Ideja e kryeministrit Berisha për dhënien e shtetësisë në këmbim të investimeve të huaja u shfaq se pari para dy vitesh nga qeveria e Malit të Zi. Por me një ndryshim: shuma minimale e investimit nuk ishte 100 mijë euro por 500 mijë. Por kjo ide nuk u përkrah nga Komisioni Europian. Rezervat dhe kundërshtimin më të madh e shprehu Gjermania, e cila e cilësoi shtetësinë ekonomikë “një provokim të hapur ndaj politikës integruese të BE për Ballkanin Perëndimor.” Ideja e Malit të Zi mbeti thjesht një tentativë pasi KE paralajmëroi se nëse kjo nismë kthehej në ligj, atëherë qytetarët malazesë nuk do të gëzonin heqjen e vizave dhe lëvizjen e lire në zonën Shengen të BE-së.pash.jpg


/ikub/
 
Titulli: Me 100 mije euro mund te behesh shqiptar?

Pse jo ide e mirë është edhe kjo, na mungon ngjyra në tablonë perfekte që ka në mëndje ''matrapiku'' Sali , nuk do ishte keq të kishim si shtetas edhe disa nigerianë
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back