Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Mbyllja e teatrit 'Migjeni', ja letra e punonjësve drejtuar autoriteteve

Në teatrin “Migjeni” nuk mund të zhvillohet asnjë shfaqje. Ky lajm bëhët i ditur nga vetë drejtuesit e këtij institucioni. Që në 4 shkurt të 2014, artistët e teatrit ‘’Migjeni’’ në Shkodër i kanë dërguar një letër ministres së Kulturës, Mirela Kumbaro por deri më tani asgjë nuk është rregulluar.
Letrën për gjendjen e vështirë të teatrit e ka marrë edhe kryetari i Bashkisë së Shkodrës, Lorenc Luka, ku të dy informohen se teatri është krejtësisht jashtë funksionit. Letra e firmosur nga drejtori i teatrit Edmond Angoni, përgjegjësi teknik Arben Meshnuni dhe inspektori i skenës Sabah Baxha, tregon se si teatri mund të bëhet burim aksidentesh, për shkak të amortizimit të lidhjeve elektrike. “Ndihet erë kauçuku përcëlluar, të tejnxehur, të cilat janë vështirë të lokalizohen. Ju vëmë në dijeni se në gjithë raportimet verbale gjatë këtyre viteve dhe si pasojë e mungesës së investimeve për infrastrukturën e teatrit Migjeni, gjendja ka arritur në pikën e saj më kritike’’, i shkruan në raportimin e tij ministres Kumbaro, drejtori Angoni, transmeton shqiptarja.
Më tej ai flet për sistemin elektrik të amortizuar në të gjithë ambjentet e teatrit, që sipas tij “nga çasti në çast mund të sjellë rënie zjarri”.
“Autotransformatorët, mikseri dhe automatët e ndriçimit të skenës janë jashtë çdo përdorimi, punohet jashtë çdo kushti teknik, gjë kjo e konfirmuar nga ekspertizat e inxhinierëve austriakë para 2 vitesh me rastin e bërjes së fizibilitetit të teatrit”, thuhet në letër.
“Për këtë arsye, ju vëmë në dijeni se situata nuk përballon më asnjë shfaqje të vetme dhe ndërhyrja duhet bërë urgjent pasi dëmet mund të jenë të pariparueshme dhe me pasoja:, përfundon letra e drejtorit të teatrit Migjeni, drejtuar ministres Kumbaro. Ankesa ka edhe në drejtim të vjetërimit të ndenjësve për spektatorët dhe ngrohjes me kaldaja. Po kështu problem shqetësues mbetet edhe ajërimi i sallës.
59letra%20kumbarooo.jpg

kosova sot
 
Titulli: Mbyllja e teatrit 'Migjeni', ja letra e punonjësve drejtuar autoriteteve

Mos na qani kryt me teatra e me marrina se jena tu ba tan ata harxhime me jugun tu i pajis me frigorifera e shporeta e me dele rracet :P
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back