Mbyllet "merkato" e deputetëve, regjistrohet grupi i ri

alfonci

Veri investigatio
Të hënën bashkohen ish-socialistët e Nanos me demokratët

اelja e seancave parlamentare ditën e hënë do të sjellë edhe rikompozimin e grupeve parlamentare, kjo pasi në sesionin e shkuar janë bërë disa ndryshime. Një javë para se të mbyllej sesioni parlamentar i verës, Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, lajmëroi lindjen e një grupi të ri parlamentar që u quajt grupi i Qendrës. Ky grup ka në përbërjen e tij shtatë deputetë, aq sa e kërkon rregullorja e Kuvendit. Në krye të grupit është deputeti Paulin Sterkaj dhe si anëtarë janë Durim Hushi, Pashk Ujka, Durim Lamaj, Bukurosh Stafa, Alfred Gega dhe Flori Bajrami. Dy deputetët e fundit janë huazuar nga dy parti të djathta, PR-ja dhe PD-ja. Por kjo lëvizje, apo më saktë ky kalim deputetësh nga një grup në tjetrin ka sjellë një problem më vete për grupin parlamentar Agrar Ambientalist. Këtë grup e rrezikon një nga anëtarët e tij, Flori Bajrami, që dikur ka qenë anëtar i PAA-së dhe tashmë ka kaluar në radhët e grupit të Qendrës, kështu që agrarët kanë një deputet më pak, duke mbetur me gjashtë anëtarë, numër ky që nuk është i mjaftueshëm për të pasur një grup parlamentar. Aktualisht, PAA-ja është pa grup parlamentar nëse PD-ja nuk e "vë dorën në zemër" për t‘u huazuar edhe një deputet tjetër. Por, deri më tani nga radhët e PD-së nuk rezulton se ata kanë ndërmend të huazojnë ndonjë deputet tjetër në radhët e PAA-së për ta shpëtuar nga shkrirja, kjo pasi asnjë deputet demokrat nuk do të kalojë te partitë e tjera parlamentare. Po kështu, pa grup parlamentar aktualisht është edhe PBDNJ-ja, e drejtuar nga Dule, pasi rezulton me gjashtë deputetë, ndërkohë që rregullorja kërkon të paktën shtatë deputetë për të krijuar një grup parlamentar.

Shkrirja e grupeve

Huazimi i deputetëve sa nga njëri grup te tjetri, kur realisht nuk i ke ato, u ka kushtuar mjaft dy partive parlamentare. PAD-së, të drejtuar nga Ceka dhe PDS-së të drejtuar nga Milo. Këto dy parti, që nga janari i 2008-ës dhe në vazhdim nuk figurojnë si grupe parlamentare, pasi prishja e marrëdhënieve me PS-në dhe moshuazimi i deputetëve më nga kjo forcë politike, solli inekzistencën e tyre si grup parlamentar në Kuvend. Kryetari i PDS-së, Paskal Milo, aktualisht është pjesë e grupit parlamentar të LSI-së, por pas zhvillimeve të fundit politike ende nuk është rikonfirmuar nëse ai do të vazhdojë të jetë pjesë e tij apo jo, kjo pasi marrëdhëniet mes Milos dhe LSI-së duket se janë ftohur kohët e fundit. Por i gjetur vetëm në sallën e Kuvendit është edhe kryetari i PAD-së Ceka, që ka gjetur zgjidhjen e tij duke iu bashkangjitur grupit parlamentar të LSI-së. Këtij grupi ditët e fundit i është bashkangjitur edhe ish-deputeti i PS-së, Petro Koçi.

Deputetë të lirë

Pa grup parlamentar kanë mbetur edhe disa deputetë të tjerë. Prishja e marrëdhënieve me PDK-në, ku dikur ishte kryetar i saj, ka lënë si deputet të lirë në Kuvend Nikollë Lesin, i cili deri më tani nuk e ka bërë të ditur qëndrimin e tij se cilit grup parlamentar do t‘i bashkëngjitet. Po kështu është edhe deputeti i PS-së, Taulant Dedja, i cili është divorcuar me partinë nënë prej më se një viti dhe në listat e Kuvendit figuron si deputet i lirë.

Të pabindurit

Deputetët Spartak Ngjela dhe Fatos Nano kanë ardhur në Kuvendin e Shqipërisë si deputetë të një force të caktuar politike, përkatësisht të PD-së dhe të PS-së. Por zhvillimet në politikë sollën që ata të rebeloheshin me mjaft vendime të marra nga strukturat drejtuese të partisë, që më pas sollën divorcin. Spartak Ngjela, megjithëse i djathtë, prej më se një viti nuk bën pjesë më në grupin parlamentar të PD-së, duke mos shkuar më në mbledhjet e grupit, pavarësisht se figuron i regjistruar në listën e deputetëve të grupit parlamentar të PD-së. Po kështu, edhe deputeti socialist Fatos Nano. Nano është pjesë e grupit parlamentar të PS-së, por prej gati tre vjetësh nuk ka marrë pjesë në asnjë mbledhje të këtij grupi.

Fundi i dilemës

Ai që i ka dhënë një zgjidhje pozicionit të tij politik është ish-deputeti i PD-së, Gilman Bakalli. Ky i fundit prej më shumë se një muaji është bërë demokristian, duke iu bashkuar këtij grupi parlamentar. Bakalli ka bërë të ditur se do të jetë pjesë e grupit parlamentar të PDK-së, por në zgjedhjet e 2009-ës ai pritet të kandidojë për llogari të G99. Po kështu, fund dilemës së saj i ka dhënë edhe ish-deputetja e PR-së, Lajla Përnaska. Ajo në këtë sesion ka dorëzuar deklaratën e saj në Kuvend, duke u bërë kështu përgjithmonë pjesë e grupit parlamentar të PD-së. Pjesë e këtij grupi tashmë është edhe deputeti Arian Starova, kryetar i PBDL-së.



Planvendosja


Si janë vendosur në sallë grupet parlamentare



Në sallën e Kuvendit është përcaktuar edhe planvendosja e Kryetares së Kuvendit, qeverisë dhe grupeve parlamentare. Në krye të sallës është caktuar vendi i Kryetares së Kuvendit, poshtë saj është plateja ku qëndron Kryeministri dhe ministrat e kabinetit të tij qeveritar. Në krah të djathtë të Kryetares së Kuvendit është vendosur grupi parlamentar i PD-së, i cili zë edhe pjesën më të madhe të sallës së Kuvendit. Në krah të majtë të Kryetares së Kuvendit është vendosur grupi parlamentar i PS-së, i cili është grupi i dytë më i madh në Kuvend. Ndërsa në fillim të rreshtit të mesit, në sallën e Kuvendit është vendosur grupi parlamentar i PR-së, i cili është i përbërë nga 10 deputetë. Pas grupit të PR-së vijnë deputetët e grupit parlamentar të PDK-së dhe deputetët e grupit parlamentar të PRD-së. Më pas, shtatë deputetët e grupit parlamentar të Qendrës Demokrate, për t‘u pasuar më pas nga grupi PAA-së. Pastaj vjen grupi i LBD-së dhe në fund të këtij rreshti vjen grupi parlamentar i LSI-së. Ndërsa nga krahu i majtë i Kryetares së Kuvendit, ishte i vendosur grupi parlamentar i PS-së. Në rreshtat e fundit të saj janë ulur deputetët e grupit parlamentar të PSD-së.


Ligji

اdo deputet deklaron me shkrim përkatësinë politike

Rregullorja, kërkesat strikte për të ngritur një grup



Në rregulloren e Kuvendit janë përcaktuar të gjitha hapat dhe procedurat që duhet të ndiqet për krijimin e grupeve parlamentare. Në bazë të rregullores, brenda 3 ditëve nga data e zgjedhjes së Kryetarit të Kuvendit, çdo deputet deklaron me shkrim se në cilin grup parlamentar bën pjesë. Deputetët mund të formojnë grupe parlamentare sipas përkatësisë partiake ose orientimit politik. Për krijimin e një grupi parlamentar kërkohet një minimum prej 7 deputetësh. Në rast se numri i deputetëve bie nën numrin minimal prej 7 deputetësh, grupi pushon së ekzistuari. Një deputet mund të largohet nga një grup parlamentar, por mund t‘i bashkohet një grupi tjetër parlamentar vetëm pas gjashtë muajve nga data e largimit. Deputetët që nuk bëjnë deklarim për pjesëmarrjen në grup, ose nuk i përkasin asnjë grupi, ose mund të formojnë grup të përzier. Grupet parlamentare janë organe të rëndësishme të Kuvendit në organizimin dhe kryerjen e funksioneve kushtetuese të tij. Përbërja e komisioneve, përbërja e delegacioneve të përhershme të Kuvendit pranë organizatave ndërkombëtare, përbërja e Byrosë, koha për diskutime në mocione etj., kryhen mbi bazën e përfaqësimit të grupeve parlamentare në Kuvend. Kryetarët e grupeve parlamentare janë anëtarë të Konferencës së Kryetarëve, e cila organizon performancën politike të veprimtarisë së Kuvendit. Kryetarit të grupit parlamentar i sigurohet nga rregullorja një pozicion i veçantë në raport me deputetët e tjerë dhe kjo për hir të përfaqësimit të strukturës më të rëndësishme të partisë politike në Kuvend.



Në mbrëmje


Seanca e parë e sezonit të vjeshtës do të thirret të hënën


Më 8 shtator, hapet "kampionati" parlamentar


Në bazë të rregullores së Kuvendit, të hënën e dytë të shtatorit Kuvendi nis zhvillimin e seancave parlamentare. Ky rregull nuk përjashtohet as në këtë sesion. Më datë 8 shtator 2008, Kryetarja e Kuvendit ka njoftuar mbledhjen e parë të seancës parlamentare për këtë sesion. Gjithashtu, në bazë të rregullores gjatë kësaj jave komisionet parlamentare kanë zhvilluar mbledhjet e tyre për të diskutuar dhe miratuar projektligje të cilat do t‘i kalojnë për miratim Kuvendit. Parashikohet që ky do të jetë një sesion i rëndësishëm dhe i ngarkuar me punë, pasi vendi po shkon drejt zgjedhjeve parlamentare dhe ky është viti i fundit i këtij mandati për Kuvendin.

gazeta-shqip.com
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 4 26.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 13.3%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 6.7%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 20.0%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 13.3%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 3 20.0%
Back
Top