Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Mburrje shqiptare në katër pamje

Shkruar nga Bardh Rugova/ në Koha ditore

Me sebep

Në botë njerëzit mburren me ndershmërinë e tyre, me shprehitë e punës, me qetësinë individuale dhe me civilizimin. Kosovarët mburren me të tjera vetiPamja e parë është një kafene e vogël, pak para fajronit. Dritat janë të zbehta dhe tavolinat janë bosh. Të gjitha, përveç njërës, fare në skaj. Aty është ulur një burrë në moshë pak më të shtyrë dhe tymos duhan i vetmuar. Kamerieri ia ndërron taketuken dhe duket më i hareshëm se herë të tjera. Pastaj, burri i vetmuar ngrihet ngadalë-ngadalë, i thotë diçka me zë të ulët kamerierit dhe niset po aq ngadalë-ngadalë drejt derës.
Kamerieri vjen te tavolina jonë.
A e patë, atë njeri?!
Po!
A e njohët, kush ishte?!
Jo!
Këtij njeriu i mjafton të rrijë me ty pesë minuta, e të të mashtrojë, e të t’i marrë, në mos gjë tjetër, dhjetë euro. S’ka më i samës. Aty për aty të bën budalla!
Kush qenka ky!
Babai im!
Kaq tregoi kamerieri dhe vazhdoi me mburrje drejt banakut, ku po e priste cigarja e ndezur që me tymin e saj po krijonte hije në murin e lokalit me drita të zbehta.
Një pikëçuditëse e madhe u shfaq në kokat e bashkëbiseduesve. Kamerieri sapo ishte mburrur se e kishte babanë hajn. Zakonisht, njerëzit përpiqen t’i përshkruajnë prindërit e tyre si të ndershëm, të fortë e të dijshëm. Mirëpo, që dikush mburret se e ka babën hajn e mashtrues, ky qenka një trend i ri në kulturën kosovare.

Pamja e dytë është një shinobus që kalon nëpër qendër të Gjenevës. Në ulëset e prapme, dy gra shqiptare njoftohen për herë të parë. Muhabeti lidhet me shumëçka, para se të arrijë te e pashmangshmja: E ku punon ti!
Gruaja që kishte zërin pakëz më të hollë se tjetra tregon se punon në një supermarket. Pastaj merr pamjen e mburrjes.
Kjo gati se nuk është punë. Veç pare më japin. Vërtet pastruese jam, por ndonjëherë – ‘qy ndonjëherë, shpeshherë – hyj në nevojtore dhe nuk bëj asgjë. Vetëm rri dhe askush nuk më thotë asgjë. Pastaj, kur vjen koha, ia bëj nja dy herë më fshesë vër dhe shkoj në shtëpi. U kënaqa!
E lumja ti, i tha gruaja tjetër me zë pak më të trashë.
Zakonisht, njerëzit mburren me shprehitë e tyre të punës, mburren me aftësinë e tyre për të punuar. Me forcën. Tani, qenka një tjetër trend. Njerëzit po mburren me dembelinë e tyre. Me mospunën.

Pamja e tretë është sheshi në qendër të Prishtinës. Fryn një erë e lehtë, por burra dhe gra enden pa dert nëpër sheshin e granitit. Një burrë me mustaqe takon mikun e vjetër. Pas pyetjeve të zakonshme (qysh je? a po lodhesh?), mustaqoshi vendos t’i binte trup.
Nuk po lodhem, por po nervozohem. E kur nervozohem unë, kurrkush ciu nuk guxon të më bëjë. Më skuqen e më zgurdullohen sytë, më nxihen buzët, një si rrëqethje ma kaplon trupin. Jam në gjendje ta shqyej këdo që më kalon pranë. Të gjithë ma kanë frikën. U them të gjithëve: mos gaboni të më bëni nervoz, se kur nervozohem nuk di pastaj çfarë mund të bëj!
Kaq tha mustaqoshi dhe i lëshoi fytyrës një hije pakëz më të rëndë. Ishte një hije: a po e di ti me kë je duke folur a jo?!
I samës je ti, ia rrahu krahun tjetri.
Burri me mustaqe sapo po e tregonte edhe një trend të ri të mburrjes shqiptare. Po mburrej që është i trentë, i krisur, që ka probleme nervore. Në ndonjë vend tjetër, njerëzit që kanë probleme të tilla do ta konsultonin ndonjë psikiatër. Vetëm në Kosovë, kujtojnë se është virtyt të mos mund të kontrollosh vetveten.

Pamja e katërt është një zyrë e pluhurosur. Dëgjohet zhurma e lehtë e tastierave të kompjuterëve dhe një telefon tutje, atje nga fundi i zyrës. Afër derës, një punëtor i ri merr ca këshilla nga punëdhënësi. Punëdhënësi i thotë se për punën që bënte, do të duhej të ishte pakëz më i gjallë, pakëz më komunikues, më i shkathët me fjalët.
Epo, unë jam malësor, tha punëtori duke e nxjerrë gjoksin përpara me mburrje, për t’ia mbyllur gojën shefit dhe për ta argumentuar ngathtësinë e tij.
Shefi vetëm tundi kokën.
Derisa në të gjithë botën mburren me civilizimin e tyre, shqiptarët vazhdojnë të mburren me primitivizëm. Tjetër është të respektosh traditën, trimërinë e të parëve. Mirëpo, duhet pasur parasysh se në atë traditë të afërt ka shumë pak vend për t’u mburrur me dijen, artin, shkencën, shtetbërjen, biznesin, zhvillimin e teknikës...
Në vend se të ecet përpara, disa njerëz kanë hyrë në trendin e së kaluarës, të mburrjes me të qenit i pashkollë, i palarë, i padijshëm, i pashtet, i paqytetëruar. Kudo në botë njerëzit mburren me nivelin shkencor, me artin, me trashëgiminë në fushën e dijes, por ne mburremi me mosdije dhe moscivilizim.
Kështu, mbyllen katër pamjet e mburrjeve shqiptare. Mburremi që jemi hajna,papunëtorë që i kemi nervat të dobëta dhe që jemi të paqytetëruar. Në një sistem të tillë vlerash, të krijuar nga sistemi i arsimit, mediumet dhe institucionet kosovare në disa vjet të fundit, ata që janë të ndershëm, punëtorë, të qytetëruar, që mund të kontrollojnë sjelljet e tyre konsiderohen qullashë që nuk i duhen shoqërisë. Vaj shoqëria!
Me fjalë të tjera: Siç thotë edhe ajo motoja olimpike: ndonjëherë, me rëndësi është vetëm të marrësh pjesë!

 
Titulli: Mburrje shqiptare në katër pamje

Sa me kenaqi ky shkrimi.

Jane te panumerta shembujt e pashembullt te ketyre mburrjeve te turpshme.

Dikush mburret se fisi i tij mbahet per burgaxhinj, dikush mburret se ne fshatin e tij perpara 500-vjetesh doli nje kodosh qe vriste kedo i dilte para, tjetri mburret se ka njerez qe korruptojne gjykata, por kjo mburrja e te paguarit pa punuar eshte rekord.

Ah, injorance e shkrete, sa shume qe vret...!
 
Titulli: Mburrje shqiptare në katër pamje

mbaj mend ne Burrel nje lokal i quajtur 'Tarzani' aty shkonin vetem te fortit qe dhe karriket i paten zene me emra ,

kush ishte ai cub tjeter qe zinte karriken e atij qe u mbante i forte mund te shkonte deri ne vrasje.

shkon ni plak nga katundet siper ne ket lokal ne qytet te burrelit dhe ulet ne lokalin tarzani (gabimisht ne nje karrike te nji gangsteri)

i shko kamarjerja e i thote o xhaj eshte karrikja e 'filanit' xhaja thote ska gje se kur te mbaroj ta marri,
ajo vjen mbas pak o xhaje liroje karriken thot ai burri atje ,

kush burr thote dhe shikon me habi (i thote oj cuce shko e thuaj atij te vij ktu)

vjen ai gangsteri i thote o leshderr pse nuk cohesh nga karrikja?
(shko mor cull i pjerdh i thot plaku )

plaku thote se liroj karriken pa m'vra ,

atehere i thote gangsteri po te vras,

te dy nxjerrin armet ,

dhe ne fund i thote gangsteri plakut,

ti qange ma gagster se je i vetmi mashkull qe ma ke zan kyt karrike.

marre nga libri ''Burreli 800 dite pa shtet''
 
Titulli: Mburrje shqiptare në katër pamje

Shembull tipik nxorre bravo, per kete po flisnim :D
 
Titulli: Mburrje shqiptare në katër pamje

mbaj mend ne Burrel nje lokal i quajtur 'Tarzani' aty shkonin vetem te fortit qe dhe karriket i paten zene me emra ,

kush ishte ai cub tjeter qe zinte karriken e atij qe u mbante i forte mund te shkonte deri ne vrasje.

shkon ni plak nga katundet siper ne ket lokal ne qytet te burrelit dhe ulet ne lokalin tarzani (gabimisht ne nje karrike te nji gangsteri)

i shko kamarjerja e i thote o xhaj eshte karrikja e 'filanit' xhaja thote ska gje se kur te mbaroj ta marri,
ajo vjen mbas pak o xhaje liroje karriken thot ai burri atje ,

kush burr thote dhe shikon me habi (i thote oj cuce shko e thuaj atij te vij ktu)

vjen ai gangsteri i thote o leshderr pse nuk cohesh nga karrikja?
(shko mor cull i pjerdh i thot plaku )

plaku thote se liroj karriken pa m'vra ,

atehere i thote gangsteri po te vras,

te dy nxjerrin armet ,

dhe ne fund i thote gangsteri plakut,

ti qange ma gagster se je i vetmi mashkull qe ma ke zan kyt karrike.

marre nga libri ''Burreli 800 dite pa shtet''

tek ajo me te kuqe ke shprehur me se miri qate qe te kam cituar qe ju vetem era te fortish vini dhe dicka burrelli jo 800 dite por ka qe ne 90 qe ska pushtet dhe shembulli eshte me te vertet i bukur bravo e paske fut trunin ne pune sot
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back