Mbrojtja e mjedisit dhe përgjegjësia qytetare

Ngrohja Globale është një prej sfidave më të mëdha të kohëve moderne dhe çështja zë një vend të rëndësishëm në axhendën e takimeve ndërkombëtare.


Kur flitet për mjedisin, në debat shtrohet përgjegjësia e shteteve për të arritur objektivat, duke vënë presion mbi industritë e tyre që të përdorin teknologji të përparuar dhe më pak ndotëse.
Në anën tjetër, është përgjegjësia qytetare dhe ajo që bëjmë të gjithë për të ulur në maksimum ndotjen individuale apo gjurmët e karbonit që secili prej nesh lëshon.



Të jetosh në mënyrë ekologjike është kthyer në një stil modern jetese; lëviz më pak me makinë, apo zgjedh biçikletën për të shkuar në punë, riciklon në maksimun, redukton përdorimin e qeseve plastike, kursen ujin dhe energjinë elektrike etj.
E teksa në perëndim po bëhet një fushatë e madhe për të adoptuar këtë mënyrë jetese, sa gati janë vendet e rajonit për ta përqafuar këtë tendencë?
Pjesë e këtij debati me të ftuar nga qeveria dhe shoqëria civile mund të bëheni edhe ju përmes komenteve tuaja.
Komentet tuaja
Në Shqipëri edhe inxhinierët e mjedisit janë të diskriminuar, përse një çështje kaq e rëndësishme siç është mjedisi të mos merret në konsideratë.
Enkeleida Koka, Tiranë
Për të ardhmen mendoj se do të ketë një mjedis më ekologjik se sot. Kjo do të arrihet nëpërmjet edukimit qytetar të të gjithë brezave mbi bazën e një strategjie të qartë ku të përcaktohen afate, kritere dhe gjithçka tjetër në funksion të tij.
Ngritja e mekanizmave të besueshëm dhe profesional të monitorimit të standarteve të respektimit të parametrave për një mjedis të pastër.
Përmirësimi i kuadrit ligjor ekzistues në përputhje me standartet më të përparuara në fushën e mjedisit.
Krijimi i mundësive praktike në kuadrin e një infrastrukture të domosdoshme në funksion të qëllimit të përbashkët për të kontribuar në realizimin e objektivit madhor .
Jakov Bodurri, Elbasan
Mbrojtja e Mjedisit dhe redukimi i ndotjes, shkruhet në raportet e qeveritarëve, përmendet më së tepërmi kur bëjnë fushata, por i apostrofojnë edhe në programet e tyre të partive politike, por kësaj shumë pak i kushtohet rëndësi.
Vendet në tranzicion, apo ato në zhvillim siç është ky i yni, në këtë drejtim ka vështirësi të mëdha.
Deri sa ne përballemi me mungesë të energjisë elektrike, këtu mendohet që i vetmi burim i sigurimit të saj është thëngjilli, ndërsa burimet alternative nuk përkrahen, nuk stimulohen, madje edhe aty ku ka iniciativa për këto burime, në njfarë mënyre pengohen, apo nuk preçizohen dhe rregullohen me ligje përgjegjëse.
Jam i mendimit se për të krijuar një ambient ekologjik dhe mjedis të pastër, në rend të parë na nevojitet edhe një ndërgjegjësim i tërë shtresave të qytetarëve tanë, duke filluar nga fëmijët parashkollorë, te filloristët, nëxënësit e shkollave të mesme, por edhe të një shtrese të qytetarëve të moshave madhore.
Arif Krasniqi, Prishtinë
Duhet të angazhohemi të tërë dhe mos të presim vetem nga shteti, sepse jemi ne pa është shteti. Ne jemi ata që duhet të mendojmë për fëmijët tanë.
Besnik, Lushnjë
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top