Mbretërit Ilirë tek shkallët, skulptorët: Meritojnë një vend në muze

Love

βeℓℓe â๓e
7001_374988385925648_264297381_n.jpg


Nga: Dorina Bilbili

Mbretërit Ilirë: Epidamn, Bardhyl, Monun, Agron, Glauk, Teuta me mbretin Pin, Gent dhe Pirro prej datës 28 nëntor qëndrojnë plot krenari të përjetësuar në shtatore para Muzeut Historik Kombëtar në Tiranë.

Me synimin e rithirrjes në memorie se historia e popullit shqipëtar daton shumë më larg se 100 vjet më parë shtatoret janë demostrimi më i mirë vizual në ketë vit jubilar.

“Lavdia e stërgjyshërve tanë Ilirë është nderi që neve na bën të krenohemi se jemi lindur e rritur në këto troje, që dikur quheshin Pellazgji, me vone Iliri, pastaj Arbëri dhe tashmë Shqipëri.

Kanë qëne dhe janë të pasura me qytetërim dhe kulturë të pashterëshme”,
-shprehet në emër të grupit të punës njëri nga skulptorët, Evis Kabilo.


jerezit_presin_ne_rradhe_per_reliket_e_Skenderbeut.jpg

Skulptorët profesionistë që realizuan këto vepra arti shprehen se mungon kujdesi për t’i vënë në fokusin e duhur ato. Sipas tyre vizioni i elitës është totalisht i deformuar.

“Ne ditën e festës së kombit, turmën e orienton drejt gastronomisë, ndërkohë që sheshi ‘’Skenderbej’’ buçiste nga monumentet e paraardhësve tanë të lavdishëm”,-thanë skulptorët.


December-6-11-55-58Mbreti_Pirro.jpg

Artistët shprehen se në tempullin ku ruhet historia e shqiptarëve 8 shtatoret meritojnë më tepër vëmendje nga shteti e media.

“Qytetërimi shqiptar ka nevojë për të prekur origjinën e vet dhe kjo gjë mund të ndodhë vetëm nëpërmjet këtij profesioni shumë të lashtë siç është skulptura”,- thekson për ta Kabilo.


kultura_e_mbretit_Ilir_Pirro_me_autor_Evis_Kabilon.jpg

Monumentet janë të realizuara në polimermer, material shumë rezistent ndaj kushteve atmosferike, me 4 metra lartësi duke u shikuar qartë edhe nga distanca të largëta.

“Mendoj se këto monumente sjellin një fryme të re në skulpturen shqipëtare. Stilistika e tyre është shqipëruar sipas kodeve shpirtërore dhe estetike të çdo autori duke iu përmbajtur parimeve dhe ligjësive universale të skulpturës monumentale”,-vijon ai.


December-6-11-51-47Skulptoret_gjate_punimeve.jpg

Tetë mbretërit Ilirë do të qëndrojnë të ekspozuar pranë Muzeut Kombëtar deri në muajin janar, kohë kur do të shkojnë në mbikalimin e aeroportit të ‘Rinasit’ në Kashar.
Ekspozimi i tetë shtatoreve mbresëlënëse u bë me rastin e 100-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë nën kujdesin e kompanisë “Amadeus Palace”.

Teksa kanë si autorë:

Mbreti Epidamn me autore Ariona Memi;
Mbreti Bardhyl me autor Benard Lekgegaj;
Mbreti Monun me autor Bujar Vani;
Mbreti Agron me autor Drilon Maletaj;
Mbreti Glauk me autor Taulant Liçi;
Mbretereshe Teuta me mbretin Pin kane per autor Bujar Vani;
Mbreti Gent me autor Perikli Hanxhari;
Mbreti Pirro me autor Evis Kabilo.
 
Redaktimi i fundit:
Mbreterit ilire tek shkallet, skulptoret: Meritojne nje vend ne muze

Mbreterit ilire Epidamn, Bardhyl, Monun, Agron, Glauk, Teuta me mbretin Pin, Gent dhe Pirro prej dates 28 nentor qendrojne plot krenari te perjetesuar ne shtatore para Muzeut Historik Kombetar ne Tirane. Me synimin e rithirrjes ne memorie se historia e popullit shqiptar daton shume me larg se 100 vjet me pare shtatoret jane demostrimi me i mire vizual ne kete vit jubilar. “Lavdia e stergjysherve tane Ilire eshte nderi qe neve na ben te krenohemi se jemi lindur e rritur ne keto troje, qe dikur quheshin Pellazgji, me vone Iliri, pastaj Arberi dhe tashme Shqiperi. Kane qene dhe jane te pasura me qyteterim dhe kulture te pashtershme”,-shprehet ne emer te grupit te punes njeri nga skulptoret, Evis Kabilo. Dorina Bilbili/Idea

December-6-11-57-18Mbreterit_ilire_para_Muzeut_Kombetar,_teksa_njerezit_presin_ne_rradhe_per_rel.jpg

Skulptoret profesioniste qe realizuan keto vepra arti shprehen se mungon kujdesi per t’i vene ne fokusin e duhur ato. Sipas tyre vizioni i elites eshte totalisht i deformuar. “Ne diten e festes se kombit, turmen e orienton drejt gastronomise, nderkohe qe sheshi ‘’Skenderbej’’ buciste nga monumentet e paraardhesve tane te lavdishem”,-thane skulptoret.

December-6-11-55-58Mbreti_Pirro.jpg


Artistet shprehen se ne tempullin ku ruhet historia e shqiptareve 8 shtatoret meritojne me teper vemendje nga shteti e media. “Qyteterimi shqiptar ka nevoje per te prekur origjinen e vet dhe kjo gje mund te ndodhe vetem nepermjet ketij profesioni shume te lashte siç eshte skulptura”,- thekson per ta Kabilo.

December-6-11-53-24Pjese_nga_skultura_e_mbretit_Ilir_Pirro_me_autor_Evis_Kabilon.jpg

Monumentet jane te realizuara ne polimermer, material shume rezistent ndaj kushteve atmosferike, me 4 metra lartesi duke u shquar qarte edhe nga distanca te largeta. “Mendoj se keto monumente sjellin nje fryme te re ne skulpturen shqiptare. Stilistika e tyre eshte shqiperuar sipas kodeve shpirterore dhe estetike te çdo autori duke iu permbajtur parimeve dhe ligjesive universale te skulptures monumentale”,-vijon ai.

December-6-11-51-47Skulptoret_gjate_punimeve.jpg

Tete mbreterit ilire do te qendrojne te ekspozuar prane Muzeut Kombetar deri ne muajin janar, kohe kur do te shkojne ne mbikalimin e aeroportit te ‘Rinasit’ ne Kashar. Ekspozimi i tete shtatoreve mbreselenese u be me rastin e 100-vjetorit te pavaresimit te vendit nen kujdesin e kompanise “Amadeus Palace”. Teksa kane si autore: Mbreti Epidamn me autore Ariona Memi; Mbreti Bardhyl me autor Benard Lekgegaj; Mbreti Monun me autor Bujar Vani; Mbreti Agron me autor Drilon Maletaj; Mbreti Glauk me autor Taulant Liçi; Mbretereshe Teuta me mbretin Pin kane per autor Bujar Vani; Mbreti Gent me autor Perikli Hanxhari; Mbreti Pirro me autor Evis Kabilo.
 
Titulli: Mbreterit ilire tek shkallet, skulptoret: Meritojne nje vend ne muze

Aww sa te bukur qenkan disa :D
Edhe akrobat nje plus me shume.
 
Titulli: Mbreterit ilire tek shkallet, skulptoret: Meritojne nje vend ne muze

sa bukur :) pse nuk i kam pare une kto :/
 
Titulli: Mbreterit ilire tek shkallet, skulptoret: Meritojne nje vend ne muze

ani de let rrin jasht se nuk narthin :p
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top