Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Mbretëria e Bashkuar, e vërteta mbi numrat e “vdekjeve të shtuara”

Më shumë se 100,000 njerëz kanë vdekur, brenda 28 ditëve nga testimi pozitiv për COVID-19. Por ky total zyrtar i qeverisë është vetëm një masë e jetëve të humbura. Një tjetër – vdekjet ku COVID-19 përmendej në çertifikatën e vdekjes – tani arrin në 107.907 në Mbretërinë e Bashkuar.

Por, për të rrokur ndikimin e pandemisë duhet të shohim “vdekjet e shtuara” – numrin e vdekjeve, nga të gjitha shkaqet, mbi mesataren pesë-vjeçare.

Rreth 98,835 më shumë njerëz sesa pritej kanë vdekur, me ose pa koronavirus, që nga mesi i marsit. Kjo është 19.6% mbi normalen.

Kur ndodhën shumica e vdekjeve të shtuara?

Vdekjet brenda 28 ditëve nga testi pozitiv kanë qenë më të lartat në Janar 2021, por shumica e vdekjeve të tepërta kanë ndodhur gjatë pranverës së kaluar.

Në 10 javë midis fundit të Marsit dhe fillimit të Qershorit, 52% më shumë njerëz vdiqën në Mbretërinë e Bashkuar, se sa zakonisht. Rreth 20% më shumë vdekje janë regjistruar midis mesit të tetorit dhe javës së parë të janarit.

Kjo nuk do të thotë që vala aktuale është më pak vdekjeprurëse se e para. Kreu i NHS, profesor Chris Whitty, ka thënë se vdekjet janë ende në kulm, kështu që mund të presim që totali të rritet në javët e ardhshme.

Ku kanë vdekur kryesisht njerëzit?

Kur vdekjet arritën kulmin në pranverë, doli zbuluar kriza në azile.

Tani, spitalet po regjistrojnë më shumë vdekje të shtuara. Ky ndryshim ka qenë veçanërisht i fortë që nga Krishtlindja pasi varianti i ri po përhapet shpejt dhe shtrimet me COVID-19 kanë arritur kulme të reja.

Por vdekjet e shtuara kanë qenë më të lartat në shtëpitë e vetë njerëzve. Që nga fillimi i pandemisë në mes të marsit, 48,300 më shumë njerëz kanë vdekur në shtëpi sesa pritej, 41% mbi normalen.

Dhe COVID-19 u shfaq në çertifikatën e vdekjes për vetëm 2-3% të të gjithë njerëzve që vdisnin në shtëpi. Zyra për Statistikat Kombëtare (ONS) zbuloi se sëmundjet e zemrës dhe dementia ishin shkaqet kryesore.

Eshtë e paqartë nëse këta njerëz që vdiqën në shtëpi mund të kishin vdekur në spital në një kohë pa COVID. Por ka pak dyshim që dhjetëra mijëra njerëz kanë humbur jetën e tyre nga pandemia, si drejtpërdrejt nga virusi, ashtu edhe nga ndikimi i tij në jetën tonë.

/ SkyNews – Bota.al
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back