Mbretèria Dardane

SuRiAnA

Anëtar i Nderuar

Krijimi i Mbretërisë Dardane


Në shek. IV p.K. u krijua Mbretëria Dardane, e cila shtrihej në territorin e Kosovës së sotme e të krahinave të tjera përreth. Kufijtë e saj shkonin në veri deri te qyteti i Nishit, kurse në jug deri në Kukës dhe në rrjedhën e sipërme të Vardarit. Mbreti i parë dardan që njohim, është Longari. Pas tij erdhën mbretërit Bato dhe Monun.

Rolin kryesor në mbretëri e luajti fisi i dardanëve. Në këtë mbretëri bënin pjesë edhe fise të tjera, ndër të cilat njohim galabrët dhe thunatët.


FV ishte e njohur në botën e lashtë për tokat e saj të gjëra e pjellore, për punimin e arit dhe për përpunimin e produkteve blegtorale. I njohur ka qenë veçanërisht djathi dardan.

Shoqëria ilire e dardanëve mbështetej në sistemin skllavopronar. Shkrimtarët antikë tregojnë se dardanët kishin aq shumë skllevër, sa vetëm njëri prej tyre mund të kishte deri në 1000 veta e ndoshta edhe më shumë. Secili nga këta skllevër punonte tokën. Në kohë lufte skllevërit merrnin pjesë në ushtri, duke pasur si prijës pronarin e tyre.

Mbretëria Darane kishte krijuar një ushtri të fuqishme dhe të organizuar shumë mirë. Veçori e luftëtarëve dardanë ishte se ata hidheshin të gjithë së bashku në sulm dhe po kështu së bashku tërhiqeshin me radhë të shtrënguar, duke mos lënë në sheshin e luftës as të plagosurit e tyre.

Forcat e kësaj ushtrie u treguan sidomos në shek. III p.K., kur dardanët qenë në gjendje të mbroheshin nga dyndjet e fuqishme të keltëve, të cilët zbritën nga Evropa Qendrore. Madje dardanët treguan gatishmërinë të ndihmonin edhe Maqedoninë, që të përballonte këto sulme.

Siç dëshmojnë shkruimtarët e lashtë, historia e mbretërisë Dardane është e mbushur me luftëra të pandërprera kundër Maqedonisë dhe më vonë kundër romakëve. Me mbretërinë Ardiane, dardanët mbajtën marrëdhënie miqësore, por patën edhe konflikte., të shtyrë nga aristokracia skllavopronare, që luftonte për interesa të ngushta, dhe kjo pati pasoja shumë të rënda ekonomike politike si për ardianët, ashtu edhe për dardanët.

Në mesin e shek. III p.K., kur sundonte mbreti Longar, ushtritë dardane u përpoqën të shtrijnë kufijtë e tyre deri në brigjet e Adriatikut duke shfrytëzuar faktin që ushtritë ardiane të mbretreshës Teuta ndodheshin në Epir. Ky operacion ushtarak fillimisht pati sukses, por me kthimin e ushtrive ardiane nga Epiri, dardanët u detyruan të lëshonin tokat e pushtuara e të ktheheshin në kufijtë e mëparshëm.
Pas kësaj Longari i drejtoi ushtritë e tij në jug dhe pushtoi tokat e Mbretërisë Paione, që ndodheshin në veri të kufijëve të Maqedonisë.



BURIMI: Historia e Popullit Shqiptar - për shkollat e mesme - Prishtinë - Kosovë - 1998
 
Redaktimi i fundit:
Luftërat e dardanëve kundër maqedonasve

Rreth vitit 231 p.K. luftimet ndërmjet dardanëve dhe maqedonasve morën përmasa të gjera, sa që mbeti i vrarë edhe mbreti maqedonas Dhimitri II. Pas vdekjes së tij, dardanët i shpeshtuan sulmet në Maqedoni, derisa Antigon Dozoni i detyroi të largoheshin nga mbretëria e tij. Kur mbreti maqedonas Filipi V ndodhej në luftë me grekët, në vitin 219 p.K., dardanët vërshuan përsëri kundër Maqedonisë. Ushtritë maqedonase u detyruan të ktheheshin në trojet e tyre dhen për të përforcuar kufijtë veriorë pushtuan qytetin më të madh të Paionisë, Bylazorën (Velesi).

Në vitin 216 p.K., ushtritë dardane ndërmorën një operacion të fuqishëm ushtarak kundër Maqedonisë, duke zënë 20.000 robër. Ata zbritën deri në fushën e Argos, në brigjet e lumit Haliakmon. Kjo fushatë u ndoq nga kundërsulme të reja që bëri Filipi V kundër dardanëve, duke u shkaktuar atyre humbje të rënda në ushtri.

Në vitin 200 p.K., mbreti dardan Bato, së bashku me ardianët e mbretër të tjerë ilirë, lidhën aleancë me romakët kundër Maqedonisë. Kjo i shtyu dardanët të ndërmerrnin sulme të reja në jug të kufirit të tyre.

Dardanët nuk pushuan luftërat për të çliruar tokat që ndodheshin në jug të mbretërisë së tyre, toka që dikur i përkisnin Mbretërisë Paione dhe që i mbante të pushtuar Maqedonia, duke u mbyllur kështu atyre rrugët tregtare që i lidhnin me krahinat jugore të Ballkanit.

Duke mos qenë në gjendje të ndërprisnin sulmet dardane, maqedonasit bënë marrëveshje me fiset kelte të bastarnëve, që këta të fundit të zhduknin popullsinë ilire të dardanëve dhe të vendoseshin vetë në tokat e tyre. Kjo gjë nuk u arrit. Dardanët i thyen ushtrit kelte dhe çliruan tokat që ata kishin pushtuar.

Edhe pasi u shkatërruan Mbretëria Ardiane dhe ajo e Maqedonisë, FV vazhdoi të ishte ende e lirë, ndonëse nga aleanca me romakët dardanët nuk arritën përfitimet e dëshiruara. Romakët nuk u dhanë tokat e Paionisë, por vetëm të drejtën për të tregtuar kripë.


BURIMI: Historia e Popullit Shqiptar - për shkollat e mesme - Prishtinë - Kosovë - 1998
 
Luftërat e dardanëve kundër romakëve

Luftërat e dardanëve kundër romakëve vazhduan për shumë vjet me ashpërsi shumë të madhe , në rrethanat kur senati romak synonte të shtrinte pushtimet e tij në të gjitha tokat ilire dhe të arrinte deri në Danub. Edhe pas shqetësimeve që u shkaktoi rifillimin e sulmeve kelte, dardanët i vazhduan inkursionet e tyre kundër Maqedonisë, e cila ishte kthyer tashmë në provincë romake.

FV u bë pengesë serioze për shumë vjet me radhë për ushtrinë pushtuese romake, të cilat nuk hiqnin dorë nga synimet e tyre. Megjithëkëtë në vitin 97 p.K., romakët arritën të vinin nën varësi të përkohshme dardanët dhe fise të tjera fqinje, të cilat më vonë i ripërtrinë forcat dhe u shkaktuan humbje të rënda romakëve. Aq të vështira ishin këto luftëra për romakët, sa kur konsulli romak Kurioni përgatitej me 5 legjione të nisej në luftë kundër Dardanisë, njëri nga këto legjione ngriti krye dhe nuk pranoi t’i bindej komandantit të vet të shkonte në këtë luftë që ushtarët e quanin të rrezikshme.

Romakët i krahasonin dardanët me kuçedrën e Lernës, e cila, edhe kur ia prisnin të gjitha kokat që kishte, i ringjallte përsëri. Me këtë krahasim ata shprehnin qëndreshmërinë e madhe të dardanëve ndaj kundërshtarit.

Pas luftrave të gjata me romakët, nga fundi i shek. I p.K., dardanët e humbën pavarësinë e tyre dhe hynë nën varësinë e plotë të Romës.




BURIMI: Historia e Popullit Shqiptar - për shkollat e mesme - Prishtinë - Kosovë - 1998
 
DARDANثT DHE FV SIPAS AUTORثVE ANTIKث

1. Galët u shtuan kaq shumë, saqë nuk i nxinte më toka ku kishin lindur. Emri i galëve kaloi kaq tmerr, saqë edhe ata mbretër që nuk ishin sulmuar ende, e blinin paqen me shuma të mëdha të hollash. Vetëm mbreti i Maqedonisë. Ptolemeu, e priti i shkujdesur lajmin e afrimit të galëve. Ai u soll në përbuzje ndaj propozimeve të dardanëve, të cilët i çuan fjalë se mund t’i jepnin 20.000 luftëtarë në ndihmë Kur ia thanë këto fjalë mbretit të dardanëve, ai u përgjigj se së shpejti mbretëria e lavdishme maqedonase do të binte nga papjekuria e një të riu të prapë. Pompei trogu (Justini) shek. I, p.K
.

2. Madje edhe burrat mbajnë në Ilirinë e sipëme të dorës rrathë ari, që vinin nga FV, dhe prandaj quheshin dardanë. Plini, shek. I


3. Dardanë janë edhe galabrët, te të cilët është një qytet i vjetër, dhe thunatët. Dardanët muzikën nuk e lënë mënjanë, po përkundrazi përdorin gjithmonë fyje e vegla me korda. Këta banojnë në thellësi të vendit. Straboni, shek. I


4. Konsulli K. Kurioni, në luftën e Dardanëve , kur njëri nga pesë legjionet, duke ngritu krye, iu shmang shërbimit ushtarak dhe tha se nuk kishte ndërmend të ndiqte komandantin e paparsyeshëm në një ekspeditë të vështirë e të rrezikshme, urdhëroi katër legjionet të dilnin të armatosur. Pastaj u dha urdhër ushtarëve të legjionit kryengritës të dilnin të paarmatosur.Pastaj u dha urdhër ushtarëve të legjionit kryengritës të dilnin të armatosur dhe të zbërthyer dhe në prani të ushtrisë tjetër i vuri të presin kashtë, u tërhoqi flamujt, u hoqi emrin dhe i shpërndau ushtarët në legjionet e tjera. Frontini, shek, I

5. Megjithëse Antoni i shkretoi viset e dardanëve dhe të fqinjëve të tyre, ai nuk guxoi të pengonte kalimin e tyre dhe, në një rast tjetër, kur ai u tërhoq me kalorësit, dardanët i dëbuan me forcë prej vendit këmbësorët e rrethuar, duke u marrë edhe plaçkën (viti 59 p.K.) Dion Kasi, shek. II

FJALOR

Konsull – Në Romën e vjetër, titull shtetëror me detyra të larta
Legjion – Njësia më e madhe e ushtrisë romake
Provincë – Në Romën e lashtë territori i pushtuar i popujve të tjerë, i drejtuar nga mëkëmbës romakë



BURIMI: Historia e Popullit Shqiptar - për shkollat e mesme - Prishtinë - Kosovë - 1998
 
DARDHANIA

Origjina lingustike e emrit – FV – lidhet etnogjenetikisht, me paraardhësit e shqiptarëve të Kosovës, deri me shkatërrimin e Illirisë së Vonë, me rënien e Mbretërisë Dardane të Gencit, më 168 p.e.r. kur u lind kalendari I ri, me ditën e muajit të parë kalendor me fillin e epokës e cila quhet sot epoka e re. Ndërsa ethymologjikisht emri - FV solli dhe formoi emërtimin shkencor – botanomin – dardhë, dardha (Pyrrus communis L.) dru frytor gjetherënës, I gjinisë së dardhës I familjes së trëndafilorëve (Rosacea). Vet emri shkencor botanik, lidhet me fjalën skipe-illire të stërlashtë, nga Botanika illire edhe para kohës së Dardhanusit e Theucerit.

Ethymologjia e vet emrit botanik – Pyrrus – lidhet me emrin e dardhanëve të shumëhershëm paraballkanik, paragrek e paraeuropian – para emërtimit të Grykës së Dardhanelleve dardhane, para emërtimit të Dardhanisë afër Hillionit e Abidhosit, atëbotë, kur shkenca shqipe- illire (skenca skipe) ishte në kulmin e lulëzimit të saj – që ne sot e quajmë – Antikuiteti botëror, në rrafshin trekontinental azio-afriko-europian historiografik dhe në përmasa shkencore gjenerale.

Dardhania – njihet historikisht nga babai i historisë Herodoti dhe nga tjerët authorë antik – Dardhania – si emër gjeografik dhe mbretëri e lashtë prej Mijvjeçarit të VI p.e.r. që do të thotë, tash e mbi tetëmijë vjet më parë, që ruan dëshmi e monumente arkeologjike nga Koha e Gurit, Bronxit dhe nga fillimet e neolitit. Prej atëbotë Dardhania (para)historike ishte e banuar nga dardhanët illirian të cilët bëjnë pjesë në dyndjet egjeane disa here në histori, nga Azia në Europë, nga Europa në Azi dhe anasjelltas.
Gryka e Dardhanelleve, Dardhania afër Hillionit e Abidhosit, e deri tek mbretëria dardhane e Hillit, Bardhillit, Agronit, Theutes e Gencit edhe deri tek shqiptarët e sotëm të Kosovës – janë hallka të këputura historike të cilat I përkasin një tërësie gjeo-historike e historiografike illire-pellgazgjike.

Herodoti, shkroi mjaftë për jetën e dardhanëve në Ballkan edhe tej e këndej Egjeut, por, edhepse ai ishte analizuesi I Homerit në veprën e parë europiane “Hilliadha e Odhisea” edhepse aqë shumë shkroi për heronjtë dardhanë të Hilliadhës (Iliada) – shkrimet për dardhanët u deformuan nga politizimet e shumëta të pushteteve gjatë periudhave historike mbi trojet trojane dardhane edhe vet nga authorët antik, si historianë anti-illirian të korruptuar oborresh mbretërore të mëvonshme greko-bizantine e romake.

Sipas shumë rezultateve arkeologjike “të cilat në Egjee dhe në Azi të Vogël, supozojnë praninë e një elementi para-indoeuropian dhe paragrek, duke përcaktuar me një lashtësi të hershme në Mijëvjeçarin e III-të p.e.r.” Të dhënat historiografike edhepse me disa ndryshime për shkaqe të politizimeve kohore, përsëri janë hallka hartografike të shkëputura, të cilat mund të lidhen, por me një mjeshtëri të forte, duke I gjetur të shtrëmbëruara tek disa authorë antik dhe më reale tek disa linguistë e historian të kohës së re.

R. Malteni thekson “lëvizjet dardhane, I provojnë edhe ngjashmëritë e emrave Trojan me ata illir. Ky fakt nuk dëshmon vetëm lëvizjet prej Azisë për në Europë, por edhe anasjelltas. Shtegëtimet nga Azia në Europë, do të spjegonin me një anë bredhjet e Eneut dhe të heronjve tjerë Trojan, siç janë: Paridi, Hektori, Priami, Anhisi, Asaraku etj. të cilët kishin prejardhje ballkanike dhe dardhane”, si heronj të Hilliadhës homerike.

Emri – FV që ka origjinë linguistike nga botanomi – dardhë, dardha – dhe që duhet të thohet drejtë shqip – Dardhania - është dirigjuar nga sllavistika, që nuk ua qet goja disonin dh, në mungesë të këtij dytingullorit – dh – është një deformim fonetik edhe vet në Shqipen e sotme, poashtu edhe në Linguistikën Shqiptare, në Albanistikë – kurse në Shqipen e Vjetër, si botanom, është ruajtur edhe si antroponom, zoonom dhe toponom – Dardhan, Dardhanë, Dardhana – Dardhania.

Toponomi – Dardhania – shtrihet në rrafshin gjeo-historik dhe historiko-linguistik aqë të madh euro-aziatik, saqë vetëm duke përkujtuar realtetin kohor një histori illire të humbur në toponomet – Dradhania e Trojës (FV e Troades, në jug të Hellespontit), që edhe sipas Apollodorit “dihet se në territorin e Trojes (Troades) shtrihej një krahinë me emrin Dardhania”, duke vazhduar Straboni “Dardhania, quhej sipas emrit të qytetit dardhan, që shtrihej afër Hillionit e Abidhosit”. Poashtu toponomi i sotëm - Dardhanellet lidhet direkt me emrin dardhan Gryka e Dardhanelleve (Gryka e Dardaneleve), e deri në veri të Ballkanit, me shtrimje në onomastikën ballkanike, deri mbi trevat e Delmatisë e të Dakisë, respektivisht, edhe deri tek kulti i kulturës mythologjike – Dardhanusi i Biri i Zeusit (Dadhanusi Biri i Zojsit) – Të gjitha këto të dhëna onomasiologjike antike, na japin një pasqyrë reale, por në hallka të këputura historike, të cilat dikur ishin të lidhura në një zinxhir gjeo-linguistik epokal.

Dardhanët – fisi illirian nga mbretëria e Hillit të Hillionit, si trojan nga Hillioni (Hilli Jonë – Hilli joni) formuar si mbretëri në vete, kishin bërë lëvizje në dy drejtime: në Ballkan dhe në Apenine. Historikisht për lëvizjën dardhane në Veri e në Jug , flasin me fakte historiografike sjegimet e toponomeve të ngjajshme në Azi të Vogël, në Illiri dhe në Apenine, në Pelloponez e në Sicilii.
Straboni shkruan se në Dardhani janë dy fise dardhane: galabrët e thunakët analogjia e të cilëve gjindet në Jugun e Italisë – galabrët (Galabria – galanët, të zeshktit, zeshkanët, sipas fjalës shqipe galë, gala, Galani, galanët, galabrët – galabrezët (kalabrezët e Kalabrisë), ku sipas tyre sot quhet edhe vet krahina – Kalabria, kalabrezët e Italisë së sotme. Me lëvizjen e galabrëve kah Veriu Apenin u formua edhe etnonomi - Galia, galët – Frankët – Franca e sotme.
“Galabrët dhe Daunët në Apulli, që nuk është vështirë të spjegohet kjo analogji, jo e rastësishme, kur dihet se territoret e Kalabrisë ishin të banuara nga fiset illire: mesapët e japygët që ishin vendosur atje nga Ballkani. Në këtë dyndje egjeane të elementit kulturor në siujdhesën Apenine – sigurisht kjo është pjesa e elementit etnokulturor të dardhanëve. Historiani Plini Plak shkruan për fisin dardhan, të cilin e ka shkatërruar Diomedi në Apenine.

Fjala mesap është krejtësisht fjalë shqipe-illire, e cila ka spjegimin si dyshim i njeriut dhe shprehet përmes ndafoljes ndoshta, (Ndashta, ndashti) mesapë, mesapit = me dukët, ndoshta mund të jetë... kur njeriu është dyshues në diçka, e që nuk është i sigurtë në veprimet që e rrethojnë gjatë ekzistencës së tij – mesapë – mesapit (po, jo), mesapët – Mesapia.
Lidhja gjenetike e mesapëve dhe e japygëve me illirët ballkanik – spjegohet me emrat illirë, në mbishkrimet e epitafet – issase e filalet e tyre: emri Drossus në mbishkrimet – issa e Tragurioni (gur troje) është edhe në mbishkrimet mesape në trajtë – drossihi , Blatios (Isa) – emri i një princi ushtarak nga Apullia. Në mbishkrimet mesape u dëshmua emri Blatves – Blaves (Bllatva), emri Sallas tek Issa e Tragurioni, si edhe tek katundi Lumbarda.

Emri Lumbarda, që në shqipen spjegohet – Lumbardha, lumi i bardhë, spjegon edhe vet ethymologjinë e emrit – Lombardia, krahina e Lombardisë, me kuptimin – Lumbardhia, nga dy fjalët: lum + bardh, Lumi i Bardhë, që shtrihet në luginën e lumit Po në Italinë veriore – Lombardia.

Në Korçulla që tek mesapët njihet – Salaihi, Salahiai, Sallonas, Sallontum etj, Tremeri, thekson: “një pjesë e këtyre fiseve dardhane është ndarë edhe ka kaluar në Azi të Vogël tek Frigët”. Dyndjet e dorikëve si dyndje egjeane (dorikët – dor ik, ik dorë, largohu me spjegim shqip) sipas disa historianëve, këtë lëvizje dardhane e lidhin me dorikët që u bënë në fund të shek. XIII p.e.r. dhe në fillim të shek. XII p.e.r. sipas Dabinoviqit. Kurse sipas B. اoviqit dhe A. Benacit, (AR IV-V – JAZU 329) “lëvizjet dadhane i janë shëmangur pjesës qendrore të Illirisë (Shqipërisë Veriore, Malit të Zi, Dalmatisë(Delmatia) jugore e qendrore, Hercegovinës, Bosnjës Jugore, Rrafshit të Dukagjinit e Sanxhakut, atëherë do të thotë se, drejtimi i këtyre lëvizjeve dardhane, u bë nëpër pjesët lindore të Ballkanit”. Në kundërshtim me këtë mendim, M.V.Grashanini, thotë se: “lëvizjet e dardhanëve, si lëvizje egjeo-dorike kanë shkuar kah pjesa Perëndimore e Dardhanisë, ose në territorin e sotëm të Kosovës” duke mos e përmendë pjesën tjetër jasht Kosove, në gjithë Sërbinë, Malin e Zi, Bosnjen Lindore, Maqedoninë Veriore, vetëm për shkaqe politizimi të territoreve të pushtuara shqiptare-dardhane, anipse deridikund thejnë theorinë e Dabinoviqit, përsëri shihen lojërat politike në vend të fakteve historike.

Në dyndjet e mëdha egjeane në pjesën e saj të drejtuar kah Jugu, rol vendimtar kishte Ballkani Perëndimor dhe treva e sotme e Kosovës. Nxirren konkludime të shumëta jo vetëm në forma hipothetike, se një pjesë e madhe e formave tipike të punimeve nga guri e qeramika, që janë karakteristike më vonë për paijonët sëbashku me trajtat e caktuara metalike si forma të nxierrjës së fakteve nga punimet me dorë manifakturale – kjo formë ka depërtuar nëpër Kosovën e sotme kah Jugu, por sipas Grashaninit: “duke e lënë me siguri anash rrugën e Moravës” që ishte Marga dardhane, lumi më jetëdhënës i dardhanëve për ekzistencën e tyre deri në shek. XVIII, kur pas spastrimeve etnike mbi dardhanët, u bë vendosja barbare e sllavëve në Dardhani. Mu për këtë shkak edhe heziton Grashanini ta vëjë “rrugën e Moravës” në kontekstin dardhan.
Nga ky spjegim faktesh perifrastike duket edhe mendimi hipothetik, që këto hipotheza i forcon materiali arkeologjik i periudhës kalimtare nga bronzi, në periudhën e hekurit, që vie nga Kosova – nga territori qendror i Dardhanisë.

G. Novaku thekson: “...dadhanët ishin popull në vete, që kishin qendruar (me të njejtin emërtim etnonomi e toponomi) deri në kohën e Justinianit I (527-565 e.r.) kur në atdheun e tyre – vet Justiniani ishte edhe i lindur aty, themelon qytetin – Justiniana Prima” duke i lidhur dardhanët e Trojes (Troadës) me dardhanët ballkanik, pasi edhe kanë të njejtën etnogjenezë trashigmie të rodit të tyre apologjetik ndaj lëvizjeve të madha në të tri drejtimet e tyre veriore, lindore e perëndiore të Ballanit dhe në Apenine.

Hapësira linguistike dardhane shtrihej në gjithë territorin ballkanik, si hapsirë linguistike illire. Madje edhe nga kjo hapësirë elementi gjuhësor illirian, shtrihet në këtë territor të gjërë gjeo-linguistik, siç provon B. Hronzy, duke i dëshifruar tabelat e argjillit nga Knosusi. Këtë konstatim të Hronzy-t “...e provon edhe prania e toponomisë identike në territorin anatolo-ballkano-egjean. Ky substrat paragrek është i karakterit para-indoeuropian, e tregon edhe fakti se koha e formimit dhe e diferencimit illirian, i cili është vendosur në gjithë Ballkanin, bie shumë para vitit 3.000 p.e.r. këtu edhe jetojnë illirët me fatin e tyre historik”.

Gjithë territori dardhan i përket zonës illire etnogjenetikisht, për nga karakteri linguistik dhe formula onomastike trepjesëshe të cilën Duje-Randiqi-Mioçeviqi, e konstatojnë në Dalmaci është dëshmuar edhe me materialin epigrafik të Dardhanisë (Studime Onomastike illire). Ndër tjera kjo lidhje e përgjithshme, jovetëm jugore illire, por edhe me vet materialin linguistik të Dalmacisë së mesme në territorin dardhan, shihet edhe në analogjinë e spjegimit të antroponomisë, të atyre mbretërve dardhan sikurse janë: Longarusi, Batoa dhe Monuniusi (Monuni) e Etuta*) përfundon studimi. F. Papazoglu, në veprën Onomastika dardhane ZFF VIII – 1, thotë: “i gjithë materiali i gjetur onomastik në territorin dardhan, mund të ndahet në dy grupe emrash: 1. grupi lindor në të cilin ekziston elementi onomastik thrrakas dhe i cili përfshinë pjesën lindore – territorin ndërmjet Skupit (Shkupit),Kumanovës e Naisses (Nishit) dhe 2. grupi perëndimor, në të cilin përfshihet territori i Kosovës dhe çka është më karakteristike – në Kosovë është dëshmuar onomastika e pastër dardhane, e rrjedhimisht ajo illire, ku nuk mund të mohohet përatësia illire e etnonomit dardhan që jeton në tokën e vet.
Dardhanët jetojnë në tokën e tyre. Edhe emrat specifik , analogjia e të cilëve nuk mund të provohet as të dëshmohet jasht territorit të Dardhanisë, tregojnë për praninë e elementit paraillir (pellgazgjik)- i cili është faktori më më rëndësi në ndikimin dhe në formimin etnik, e sidomos në formimi e Onomastikonit dardhan. Ky element kohëve të fundit po identifikohet si substrat pellgazo-anatolian, idiomat e të cilit, sipas Karl Oshtirit, janë ruajtura në të folmen e gjuhës paraballkanike – në Illirishten e stërlashtë.

Dardhania duhet të konsiderohet si zonë onomastike e veçantë. Fakti se emrat illirian gjinden në gjithë territorin e Dardhanisë dhe se numri i tyre është shumë i madh edhe të dëshmuar vetëm në Dardhani, tregon se Onomastika illire në Dardhani, ka qenë gjithmonë autoktone dhe jo e marrun nga jashtë” përfundon me të drejtë historike – Fanulla Papazoglu.

Logografi Hekateu nga Mileti, shek VI p.e.r. ekzakt shkruan kështu: “Këtë po e shkruaj siç mendoj se është e vërteta. Se çka e tregojnë grekët, e shumëta e tyre është qesharake. Madje – edhe atëherë kur grekët flasin për illirët, për fiset e tyre e sidomos përmarrëdhëniet e tyre me botën, - gjithmonë flitet në kontekstin e politikës maqedone, apo romake...” Ky mendim real i Hekateut është vetëm një nga shumë dëshmi të gjalla për falsifikatorët grek, sesa e kanë injoruar gjuhën e kulturën dhe shkencën illire duke e përvehtësuar tejmase dhe njëkohësisht, këtu shihet haptazi droja greke nga ringjallja illire!

Tëvona, Hekateu nuk ngurron të shkruaj edhe kështu: “Hekateios Milesios hode mynthetai tade grafo, hos moi dokei alethea eimai Bukurosh Hellenon logoi poloi to kai geloioi, hosemoi fainontai eisin”.


Kur Apiani i Aleksandrisë jep spjegimin e tij gjenealogjik mbi fiset illire: “Kai tode moi malista, polla mytheunton hetera pollon, areskei. Illyro de paidas Enhellea, kai Autarie, kai Dardanon, - kai Miadon, kai Thaullanta, kai Perraibon genesthai kai thugateras, Parthokai Daortho kai Dassaro, kai heteras. Hothen eisi Taulantioi te kai Peraiboi kai Enhellees, kai Autarieis kai Parthenoi, - kai Dassaretioi kai Darssoi”. (Apiani: Illyria IV).


Interesante është paraqitja e fiseve illire në gjuhët i.e. greke, sllave e romane. Krejt ashtu sikurse e kanë marrë tjerët kuptimin e etnonomeve të fiseve illire edhe ashtu ka mbetë edhe jasht kontekstit të gjuhëve të tyre, në disa variante gjoja gjenerale globalisht në pikëpamje linguistike. Si pikëpamje fonetike e morfologjike – fjalën – emër illire, me pamundësi theksimi në disa gjuhë të tyre edhe për shkak politizimesh edhe me vet shkencën linguistike derisot, iu kanë imponuar popullit, me pamundësi theksimi të tingujve dhëmbëzorë (th, dh), disa grykore qiellzore (kh*, g-j, gh, gl, kl, kh, hr) sidomos kur ka mungesa të theksimit të grupeve (nd, ng, o-shkurtzëshe) janë probleme të hapura për diskutim.

LATRONثT E DARDHANISث. – njihen në histori si kryengritësit dardhan kundër pushtimeve të huaja e robërisë, nga fuqitë e të dy anëve të udhës diellore – deri tek njohja historike e dardhanëve të sotëm të fundshekullit XX-të kundër masakrave masive e pastrimeve etnike sllavo-ruse mbi territorin e ngushtë dardhan të Kosovës. Në burimet antike të shkruara, dardhanët njihen si fis i fortë i përmendur, luftëtar të fortë e të qendrueshëm në çfarëdo ekstazash tmerri luftërash eventuale - që përballuan të gjitha rreziqet shkullore e mijëvjeçare prej të huajve. Njihen mbretëritë dardhane nga Bardhilli, Agroni, Theuta e Genci. Kështu nga shek.III p.e.r. dardhanët kishin një shtet të fortë e të fuqishëm politik, ushtarak e administratinv në Ballkanin illirik. Krijuan mbretërinë me dinastinë e Llongarit dhe si fuqi e madhe politike ballkanike. Në atë kohë të Illirisë së vonë pas shumë mbretërive para epokës së re, një nga qytetet me rëndësi e qendër e madhe tregëtare xehtare e Dardhanisë ishte Damastioni, i cili ka krijuar edhe monedha te veta origjinale të mbretërisë dardhane, si dhe qytetet tjera kryesore: Skupi, Municipi, Upiana, Justiniana Prima, Naissa, Ulkinioni, Skardi, Skodra.

Skupi-Skardi-Skodra përbëjnë tretoponomshin linguistik që tregon një tërësi territoriale kompakte dardhane, njësi e pandashme antroponomike, toponomike dhe si onomasiologji unikate e një populli ashtu sikur edhe është populli i sotëm shqiptar. Shihet gjeneza e njejtë e këtyre tre toponomeve në fjalë, linguistikisht si gjenezë e përbashkët e këtyre tre emërtimeve si emra gjeografik, të cilat përbëhen nga rrënja e njejtë e fjalës me dytingullorin – SK (SC) sku – ska – sko si një tërësi gjeo-historike dhe gjeo-politike, e cila nuk mund të ndahet arbitrarisht, ashtu sikundër nuk mund të mbetet e ndarë gjeo-politikisht për shkaqe politizimesh ballkanike.
Shkupi ishte kryeqyteti i dytë i Dardhanisë pas rrudhjes gjeo-politike nga invazionet sllavo-bizantine e romake, deri me rrudhjen gjeo-politike të fundit deri tek Shkodra e Theutës dardhane illire, buzë Adriatikut (Hadriatikut illirian) si qendresa jo e fundit e genit illirian dhe Gencit si mbreti i fundit i Dardhanisë (168 p.e.r) kur ra nën pushtimin romak.

Të gjitha fiset illire: dardhanët, makedhonët, epirotët, ardianët, skordistët, delmatët, liburnët, dakët, paijonët, e deri tek fiset e hershme Thaullantët dhe Henhellejtë (Enkellejtë), me formimin e mbretërive të tyre të veçanta, disa herë historikisht u rrënuan nga luftërat ndërmjet tyre e deri tek luftërat me pushtuesit e invazionet e huaja – u rrënuan dhe u ribashkuan disa herë në histori – popullëzuan Ballkanin dhe Europën e më gjërë, duke krijuar gjuhë e kultura europiane e botërore.

Onomasiologjia europiane fillon me illirët, e nuk mund të spjegohet as vet emërtimi i saj si shkencë linguistike, pa rrënjet e Shqipes së Vjetër, sepse të gjitha gjuhët i.e. e kanë si burim të përbashkët Illirishten e Lashtë e cila sot është gjuhë e gjallë, me bijën e saj të drejtpërdrejtë – Shqipen ballkanike.
.
 

Attachments

  • kosove pre serbe.JPG
    kosove pre serbe.JPG
    42.3 KB · Shikime: 46
  • dardania28.jpg
    dardania28.jpg
    99.3 KB · Shikime: 40
Onomastikë

Etniku dardan dhe horonimi FV

Mendime të ndryshme për kuptimin e fjalës Dardani


Në studimet alabanistike hasen mendime të ndryshme rreth dardanëve, të cilët heqin origjinën e tyre që nga kohët mitologjike, duke u dëshmuar, krahas peonëve, një fis fqinjë i tyre, siç mësojmë nga “Iliada” e Homerit, edhe në luftën e Trojës. Prandaj, zbërthimin dhe kuptimi i etimonit dard mund t’i çojë shumë larg studimet jo vetëm gjuhëshqiponje.

1.1 Hani për Dardaninë

Lidhur me kuptimin e këtij emri, اabej vë re se është J. G. von Hani nga të parët që në Albanische Studien, I (1854) emrin e dardanëve e lidhi me apelativin e shqipes dardhë, duke shënuar në atë mes që në Shqipëri janë të shpeshta emrat e viseve të formuara nga emra drurësh, ku ai përmend bash edhe një emër katundi e mali në Shqipëri të Mesme të quajtur Dardhë. Ky dijetar, në veprën e tij Udhëtimi prej Beogradi në Selanik (Reise von Belgrad nach Salonik), botimi i dytë (1868), i risillet edhe një herë kuptimit të emrit të dardanëve dhe të Dardanisë: “Poroshtica na dha një vërtetim të papritur të shpjegimit që jemi përpjekur të japim për emrin FV në veprën ‘Studime shqiptare’; sepse ne, përsa mundim të shohim, pamë se sidomos shpati i saj lindor ishte i veshur plot me dardha të egra, që ne i kishim ndeshur edhe më parë, të përziera me pemë të tjera, por që kështu grumbull gjer më sot nuk i kishim gjetur me një shumicë kaq të madhe. Dardha e egër është e përhapur në mbarë Gadishullin Ballkanik, dhe, nga sa dimë ne, është e vetmja pemë frutore me farë që rritet në ato anë, dhe sikurse dihet, ajo i ka dhënë emrin një malësie të tërë që gjendet në këndin veriperëndimore të Gadishullit; kështu pra rrjedhimi i emrit FV prej shq. dardhë… na duket shumë afër mendsh dhe kuptimi i kryehershëm gjan të jetë ‘vend dardhash’” (f. 389). Këtë mendim, sipas اabejt, e përkrah nga pikëpamja botanike edhe mendimi i A. Baldecit se kjo trevë është shumë e pasur me pemët e egra Pirus amygdaliformis.

1.2 Durham për Dardaninë

Lidhur me horonimin a emrin e krahinës FV, nga të parët, që u mor shumë seriozisht me etimonin ‘kuptimin e vërtetë’ të saj, qe studiusja e dëgjuar angleze, Edith Durham, e njohur edhe si mbretëreshë e pakurorëzuar e Shqipërisë.

Në veprën e saj “Prejardhja e disa fiseve dhe disa kanune e zakone të Ballkanit” (më pas PFKZB), ajo, lidhur me dardanët dhe Dardaninë, thotë: “Më pas Dardaninë e gjejmë në hartat e Ptolomeut (140 e.r.). Skica nga botimi i Manxhinit më 1621, pavarësisht nga shtrembërimet, na jep një ide mjaft të mirë për pozicionin e saj, duke treguar se shtrihej në veri të Nishit. Nën Dioklecianin e gjejmë Dardaninë si provincë me kryeqytet Nishin. Vetë Diokleciani ishte nga gjak ilir, fakt i cili mund ta ketë bërë ta mbante emrin ilir. Perandori Justinian ka lindur atje dhe thuhet se ka qenë gjak vendas. I ungji (e ka fjalën për perandorin Justin, v.j.), fshatar, shkoi në Bizant dhe u regjistrua në Gardën perandorake, ku, si mjaft të tjerë të rangut të ulët, shpejt u ngrit në postin e lartë dhe pati trashëgimtar nipin e tij të ndritur.

Vetëm kohët e fundit, emri i Dardanisë është fshirë nga hartat tona. Në një që kam vetë, nga Xhon Spid i vitit 1610, e hasim këtë emër. Në një botim në Nuremburgut, më 1770, mbi një rrip toke në qendër të gadishullit shkruhet ‘FV deserta’. Mendoj se emri i saj nuk është shkruar në hartat e shekullit të nëntëmbëdhjetë. Këta Dardanë, që luftuan kundër Maqedonisë dhe Romës dhe nga gjaku i të cilëve ishte Justiniani, a kanë lën ndonjë gjurmë në trojet e sotme?” (f. 497-498).

Pasi shtron këtë pyetje retorike, ajo shton: “Në qoftë se fjalën ‘Dardani’ e nxjerrim me prejardhje nga fjala ilire që do të thotë ‘dardhë’ dhe që është e njëjtë me fjalën e sotme shqipe ‘dardhë’, atëherë sigurisht që kanë lënë gjurmë. Pranë Drinit ka tre vende, në Shqipëri, që quhen Dardhë. Këtu vende është tej mase malor dhe sipas të gjitha gjasave, në vazhdimësi ka qenë banuar prej një popullsie pak a shumë nga gjak ilir (shqiptar). Përtej Drinit, tokat fushore u serbizuan në fillim të mesjetës, por emri nuk humbi. Atë e gjejmë edhe në trajtat e serbishtes Krushevo, Krushevas dhe Krushenica. Një fshat, ku ka kaluar afër Prizrenit, më 1908, kishte emër të përzier: Krusha (serbisht) dhe e vogël (shqip). Ndoshta tani që u është dhënë serbëve, quhet Krusha mala (dardha e vogël).

Një tjetër shenjë që FV do të thotë ‘dardhishte’ gjendet në hartën e P. B. Bertius, hartograf i Luigjit III të Frnacës. Ai i shënon ‘Pirustët’ lart, mbi Drin dhe thekson se ata janë ‘shqiptarë’. ‘Pirusi’ gjithashtu gjendet në një botim të Ptolomeut që ka dalë më 1462. Duke pranuar shtrembërimet e këtyre hartave, këto vende janë të gjitha në po atë krahinë, ku janë edhe sot në Shqipërinë e sotme ato vende që quhen ‘Dardhë’. ‘Pirustë’ mund të jetë veç forma latine e emrit dardhë” (f. 498).

Dhe, në fund, me një zhbirim të habitshëm, shton: “Së fundi, emri i dardhës na vjen në një tjetër formë. Emri i familjes së të madhit Papë Sikstit (Sixtius, 1585-9) ka qenë Pereti. Ai ishte fëmijë i refugjatëve, siç thuhet, të cilët ikën ‘nga një vend në Schiavonia i quajtur Krushevo’. Një njoftim e identifikon këtë me Krushevicën në Grykat e Kotorrit. Ata u vendosën si fshatarë në Itali dhe e italianizuan emrin e mëparshëm të vendit të tyre. Do të ishte e dëshirueshme ta dinim nëse fëmija fshatar që u bë papë, ka pasur ndonjë lidhje me gjakun ilir, ashtu siç pati Justiniani, i cili u end që nga FV deri në fronin e Bizantit. Papa ndërtoi kolonadën madhështore të Shën Pjetrit, Justiniani ndërtoi Shën Sofinë” (f. 498).

3.1 اabej për Dardaninë

Një analizë të thellë për dardanët, fiset dardane dhe Dardaninë na sjell edhe gjuhëtari ynë i madh, Eqrem اabej, sidomos në punimin “Emri i Dardanisë dhe izoglosat shqiptaro-kelte”. Një rëndësi të veçantë ky gjuhëtar i jep fisit dardan Galabroi, që përkon me atë të mesapëve Calabri, si dhe dy emërvendeve Dardapara, të cilat shfaqen te Prokopi i Cezaresë, e të cilët, sipas Kreçmerit, shpiejnë në trevën gjuhëshqiponje të trakasve. Emrin e fisit tjetër dardan Thunatae gjuhëtarët e kanë afruar me atë të tinëve dhe bitinëve, ndonëse, siç vç re اabej, në punë të sufiksit ai shkon me emrat fisnorë e etnikë ilirë më –at, -ates, si: Autariates, Delmatae, Docleates, Asseriates, si dhe me emrin e dardanëve vetë, për të cilët te Straboni, përveç trajtës Dardanoi gjejmë edhe Dardaniatai (f. 387).

Pasi një vështrimi të shkrutër historik, duke bërë fjalë konkretisht për përdorimin e dendur të këtij emërvendi në onomastikë në bazë të kërkimeve të O. Hofmanit, H. Krahes, F. Ribexos dhe të A. Majerit, اabej thekson: “Duke kaluar tani tek emri FV, do shënuar se tema Dard- në onomastikën e kohës antike ka qenë e përhapur përtej caqeve të trevës dardane dhe të trevës dardane-trojane. Ajo na del më një anë te Dardas, emri i një ‘praetor Epiroatarum’, te Derdenis, emër i shpeshtë princash makedonë-elimiotë, bashkë me Derdia, emri i një qyteti në trevën elimiote, me Derdaia në Tesali, Derdenis në ishullin Lesbos, më anë tjetër në truallin italik, në Apuli, si emër i një populli Dardi të daunëve, si emër krahine Dardensis dhe si emër i një qyteti Dardanon” (f. 388-389).

Pasi cek kontributin e E. Durhamit rreth kësaj çështjeje, ai përmend edhe mendimin e V. Georgievit se Krushevaci gjendet bash në territorin e Dardanisë së vjetër.

Në vijim, اabej rrok e trajton shtrirjen e këtij toponimi në hapësirat shqiptare, si dhe në kolonitë e ndryshme shqiptare. Kështu, ai konstanton se në Shqipëri, Dardhë si emër visesh është i shpeshtë dhe i përhapur në të gjitha anët e vendit. Pastaj, ai thekson se ky emër shfaqet për herë të parë në Kadastrën e Shkodrës të vitit 1416-17, si villa clamada Darda. “Ky emër”, vijon ai “del ndër të tjera në Veri në anët e Iballës e të Mirditës, në krahinën e Lezhës, në Shqipëri të Mesme, sikundër u tha më lart, në anët e Elbasanit, në Skrapar, në rrethin e Korçës e të Leskovikut, si emër krahine Reç-e-Dardhë në Shqipëri Verilindore, si kompozitë Dardhëzeza në Mollas afër Gramshit. Ka edhe rrjedhoja të këtij emri, si Dardhës në Fand të Mirditës dhe në anët e Përmetit në Jug, ku ka gjasë të hyjë edhe Darsi (nga një *Dardhësi, *Dardhsi), si dhe emri i krahinës Darsia në Shqipëri të Mesme, në qoftë se ai rrjedh nga një *Dardhsia. Përhapje të madhe kanë edhe emrat topikë Maj’ e Dardhës e Qaf’ e Dardhës edhe Zall i Dardhës (në Dibër), Kunora e Dardhës, emri i një kullose malore të verës në Kryezi të Mirditës. Dardha është emër katundesh i shpeshtë edhe në Greqi, veçanërisht në trajtën deminutive-kolektive Dardhëza (Ntardiza) në More Jugperëndimore, në Atikë e në Elidë, si dhe Dardhishtja në krahinën Trifilja, emra që i ka vënë elementi shqiptar që nguli në ato anë. Prej Italie hyn aty Dardhës, emri i një familjeje tashmë të shuar në katundin Kiénti të Molizës”.

4. I. Ajeti për Dardaninë

Në artikullin me titull “Zhvillimi i gjuhësisë shqiptare në Jugosllavi”, akademik Idriz Ajeti, midis të tjerash, thotë: “… Edhe Qafa e Prushit në Shqipërinë Veriake duket të jetë një vazhdim i emrit të Pirustëve (Pirustae, Perustae) me një zhvillim të grupit st në sh, sikundër te fjala teshë prej lat. testa – ‘guaskë, gurracë, rrashtë, kokë’”(Ajeti, f. 148). Ky mendim i Ajetit, sikur përligj mendimin e F. Nopçës dhe të E. Durhamit se emri pirus (lat. dardhë) gjan të jetë një kalk latin i fjalës shqipe dardhë, sikundër që e provon dhe zhvillimi i tij nga forma antike në formën e tij të sotme, që u krye me mjetet gjuhëshqiponje të shqipes.

2. Etimologjia e fjalës Dardani

2.1 Sipas Hanit

Sipas اabejt, me shpjegimin e emrit dardan që dha Hahni, shpjegim që – si besojmë të ketë dalë nga shtjellimet e deritashme që u bën me sipër, - është i mbështetur mirë si materialisht, si gjuhësisht, nuk mund të maten të tjerat përpjekje që janë bërë për interpretimin e tij.

2.2 Shpjegimi i A. Fickut

Nuk munguan përpjekjet që etimologjia e fjalës Dardani të lidhet me shpjegimin e Strabonit se dardanët ishin shumë të papastër. Një përpjekje të tillë bëri A. Fick, duke u munduar ta lidhë kuptimin e saj me dardanei molunei ‘ndyn’ që ka Heziku, etimologji kjo për hir të etimologjisë, siç e përcakton اabej. Kuptimi i saj nuk mund të çohet as te rrënja indoevropiane *dhereghi ‘mbaj’, lidhje kjo që e përsërit edhe Russu.

2.3 Deçevi dhe Russu

Me shpjegimin e Hanit nuk mund të shkojnë as përpjekjet e D. Deçevit dhe të I. Russut për ta lidhur emrin dardan me gr. darda ‘bletë’, duke i cilësuar dardanët si njerëz të bletës ose si burra të heshtës, siç vepron A. J. Van Windekens. Kjo pse nuk mund të shpjegohet, sipas اabet, me apelativa të greqishtes, një emër jogrek. Megjithatë, dukuria e emërtimit të një populli nga një popull fqinjë, nuk është e rrallë në onomastikë. Për më tepër, në “Iliadën” e Hometir peonët, një fis fqinjë i dardanëve, bashkë me të cilët marrin pjesë në luftën kundër Trojës, që kufizojnë me popullin maqedon, përshkruhen si harklakuar dhe heshtëgjatë.

2.4 Etimologjia e S. Bugges

S. Bugge, sipas اabejt, lidhur me burimin e shq. dardhë mendon që kjo fjalë, si refleks i një forme bazë *g’hard-, është e afërt me gr. acras ‘dardhë e egër, gorricë, dardhë’ e acerdos ’dardhë e egër, gorricë, murriz’, d-ja e shqipes duke iu përgjegjur rregullisht -c-së së greqishtes, ashtu si në dimën: gr. ceima, ceimon ‘dimër’ të greqishtes. Ky mendim i S. Bugges ka pasur miratimin e G. Majerit, Holger Pedersenit, Norber Joklit, si dhe kundërshtimin ose qëndrimin skeptik të Boisacq, Walde-Pokorny, Friskut, F. Ribexos, etj.

2.5 Etimologjia e Karl Oshtirit

اabej, ndonëse me një përçmim, nuk lë pa përmendur edhe përpjekjet e Karl Oshtirit për t’i gjetur një kuptim fjalës Dardani te fjalët e fondit paraindoevropian të gjuhëve alarodike me fjalën mad-ari, udare ‘dardhë’ të baskishtes dhe gr. acras me lit. kriau?e e sll. kru?a, përkrahur edhe nga Grga Novak, i cili bën çmos të hedhë poshtë argumentet e Kreçmerit se dardanët, sikundër tregojnë edhe emrat: Bato, Longari, Monuni, qenë ilirë, duke gjetur jo pak shembuj, sidomos për Baton, por jo dhe për Longarin dhe Monunin. Po në këtë frymë mundohet ta rrëzojë edhe etimologjinë e Majerit se fjala Dardani rrjedh nga apelativi i shqipes dardhë.

2.6 Mendimi i اabejt

Sipas اabejt, shq. dardhë mund të jetë e afërt me fjalën kelte irland. draigen “kullumbri, dardhë e egër, gorricë (kjo prej një baze *drageno), kor. e vj. drani, breton. drean, një fjalë, shpjegimi etimologjik i së cilës nga ana e Pedersenit dhe në formë të zgjeruar nga ana e J. Vendryesit, nuk ka gjetur miratim të përgjithshëm. Krahasimi shqiptaro-kelt që po japim këtu nga ana objektive-materiale përligjet për këtë arsye, se me një anë ‘drurët e njomë të dardhës së egër, të gorricës janë plot me gjemba, në të cilat janë ndruar majat e degëve drunake’, më anë tjetër kullumbria, emri botanik i së cilës është bash ‘Prunus spinosa’: ‘gjembaçe’, ‘është mbështjellë mirë me degëza gjembaçe e të shkurtëra’.

Pas trajtimit të një vargut të tërë izoglosash kelto-shqiptare, sidomos në emrat e drurëve dhe të bimëve, që janë mjaft të numërta, sikur i japin të drejtë اabejt në punë të etimologjisë së fjalës Dardani.

Etimologjikisht, barazimi *drageno>dardhë shtron disa probleme. Së pari, po e morëm si të saktë, atëherë duhet të pajtohemi se ka ekzistuar që moti në ilirishten metateza r – a > a- r, kurse evoluimi /g/>/dh/ është i provuar për numrin më të madh të fondit indoevropian të shqipes. Megjithatë, fonetikisht është i qëndrueshëm edhe mendimi i Bugges, meqenëse evoluimin e grupit /rd/ > /rdh/ e gjejmë te një varg fjalësh të fondit indoevropian, si dhe te një numër latinizmash: khs. gr. skorda, shq. hurdhë/hudhrë, gardh (khs. sll. grad < gard), lat. surdus > shq. i shurdh, lat. veridis > ver(i)dis, khs. it. verde, shq. i verdhë. Ky zhvillim ndoqi edhe disa orientalizma mjaft të vjetër (sigurisht para depërtimit të sllavizmave dhe vencianizmave në gjuhën shqipe), si, p.sh. hordhi < ordü. Mbase nën ndikimin rrafshues të analogjisë, edhe neogreqizmi korde përjetoi evolumin /rd/ > /rdh/, siç tregon fjala kordhë. Megjithatë, shumë orientalizma, si kërdi, aor. i foljes kërmak; batërdi, aor. i foljes batërmak, nuk iu shtruan këtij evoluimi. Këtij evoluimi nuk iu shtrua edhe folja kavërdis ‘fërgoj’, etj. Po kjo mund të thuhet për fjalën levërdi, e cila mendojmë se është po ashtu një turqizëm mjaft i vjetër (me siguri shumë shekuj para se është bërë zakon të mendohet se kanë filluar të hyjnë turqizmat në gjuhën shqipe në shek. XV), sajuar nga parashtesa shqipe lë- (khs. lëbardh, lëmek, lëbyr) dhe aoristi verdi i foljes vermek ‘me dhanë’, si dhe romanizmi bastard, e cila fitoi statusin e përdorimit standard, sado që autorët tanë të vjetër e shkruajnë, ndoshta nën ndikimin rrafshues të analogjisë, si bastardh. Kur bëjmë fjalë për depërtimin e orientalizmave, në të vërtetë turcizmave, duhet të kihet parasysh fakti historik se shumë kohë para depërtimit osman, në Ballkan ka pasur dyndje të shumta të fiseve turke, sikundër janë: hunët, avarët, që në shek. VI krijuan edhe perandorinë e tyre me kryqytet Beogradin, peçenegët, bugarët, që u sllavizuan më vonë, fisi arab i saracenëve dhe shumë fise të tjera.

Prapëseprapë, mendimit të اabjet i vjen në ndihmë hidronimi i lashtë Margus (sot Morava), të cilin ne e gjejmë të dalë nga apelativi i shqipes mardhë ‘i ftohtë, i ngrirë’, siç e dëshmon edhe kënga popullore serbe: Oj Moravo, hladna vodo…Për evoluimin /g/ > /dh/ nuk është nevoja të japim shpjegime më të hollësishme, meqenëse është një dukuri e ditur tashmë e fonetikës historike të shqipes.

Burimet kryesore:

Edith Durham, Preardhja e disa fiseve dhe disa kanune e zakone të Ballkanit në Brenga e Ballkanit dhe vepra të tjera për Shqipërinë dhe shqiptarët, ribotim, Tiranë, 1998.

Eqrem اabej, Emri i Dardanisë dhe izoglosat shqiptaro-kelte në Studime gjuhëshqiponje, IV, Rilindja, Prishtinë, 1977.

Grga Novak, La nazionalita dei Dardani in Arhiv za Arbanasku starinu, jezik i etnologiju, knj. IV, sv. 1, Prishtinë, 1969.

Idriz Ajeti, Studime gjuhëshqiponje në fushët të shqipes, I, Rilndja, Prishtinë, 1982.
 

Attachments

  • 5.JPG
    5.JPG
    15.3 KB · Shikime: 45
  • ulp 2.JPG
    ulp 2.JPG
    20.5 KB · Shikime: 39
  • ulpina 3.JPG
    ulpina 3.JPG
    85.6 KB · Shikime: 41

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top