Mbjell kanabisin në dhomën e gjumit

Policia e Tiranës ka arrestuar një person në Zallherr dhe ka shpallur një tjetër në kërkim për kultivim të kanabis sativa.

Pas kontrollit të ushtruar në Radhesh të komunës Zallherr janë zbuluar tre parcela me kanabis sativa.

Në to ishin mbjellë 147 rrënjë me gjatësi deri në 30 centimetra.

Pas këtij kontrolli policia shkoi në banesën e Kasëm Hidës të cilit iu gjetën edhe 168 kubikë me lëndë narkotike.

54-vjeçari u arrestua për veprën penale “kultivim i lëndës narkotike”.

Po ashtu policia shpalli në kërkim një tjetër person me të njëjtën akuzë.

Ai kishte mbjellë 62 kubikë me kanabis sativa në dhomën e gjumit të shtëpisë së tij.
mapo
kanabis-sera.jpg
 
Titulli: Mbjell kanabisin në dhomën e gjumit

Sa mire ua paskan bere,ne dhome te gjumit shtepi e droguar :p
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top