Mbishkrim për ISIS në një stacion autobusi në Vlorë, policia nis hetimet

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Mbishkrim për ISIS në një stacion autobusi në Vlorë, policia nis hetimet

1450174077isis.jpg


Nuk dihet ende nëse është ndonjë shaka, apo diçka tjetër por në stacionin e autobusit të Vlorës është gjetur një flamur letre në të cilin ishte pikturuar një fytyrë xhihadisti, një automatik dhe një bombë.

Burime zyrtare të policië bëjnë me dije se flamuri prej letre është konstatuar në lagjen “Osman Haxhiu”, rreth orës 08.00 të mëngjesit në një kioskë për shitjen e gazetave, pranë stacionit të autobusit.

Vizatimi i bërë me stilo-laps shoqërohej nga mbishkrimi “ISIS, Allahu Ekber”. Letra e gjetur ka shkaktuar panik tek të pranishmit, të cilët kanë lajmëruar menjëherë uniformat blu.

Policia bën të ditur se letra e bardhë e gjetur dyshohet të jetë shkëputur nga ndonjë libër i shkollës 9-vjeçare por që nuk është identifikuar ende. Policia ka nisur hetimet për origjinën e këtij veprimi dhe identifikimin e autorëve.

/ Top Channel
 
Titulli: Mbishkrim për ISIS në një stacion autobusi në Vlorë, policia nis hetimet

o Malsi a di gjo per kyt muhabet tina??? se ju nga vlora jeni edhe malsor bre burre :p
 
Titulli: Mbishkrim për ISIS në një stacion autobusi në Vlorë, policia nis hetimet

o Malsi a di gjo per kyt muhabet tina??? se ju nga vlora jeni edhe malsor bre burre :p

Ky qe e ka bere ,qenka dhe amator ne pikture :p Une them qe ky eshte kercenim serioz ,duhet te mobilizohemi :p
 
Titulli: Mbishkrim për ISIS në një stacion autobusi në Vlorë, policia nis hetimet

Ky qe e ka bere ,qenka dhe amator ne pikture :p Une them qe ky eshte kercenim serioz ,duhet te mobilizohemi :p

erdhi Isis erdhi ISis me makina te medha
ne u fshehem pas nje lisi as e pame e as na pa lol
 
Titulli: Mbishkrim për ISIS në një stacion autobusi në Vlorë, policia nis hetimet

اdo kercenim qoft dhe loje femijesh duhet marr seriozisht ne ditet e sotme pasi gjithcka mund te nisi si loje adoleshentesh dhe ndoth tragjedi me vone.
Policia ta hetoj kete rast dhe te parandaloj qoft dhe keto shakara pa krip qe mund te behet nga dora e nje adoleshenti, pasi sot e nis me piktura neser shef video ne youtube dhe merr kallashin dhe vret cti dali para neper rruge
 
Titulli: Mbishkrim për ISIS në një stacion autobusi në Vlorë, policia nis hetimet

Pse mua kjo vepra e ktij mjeshtrit me ngjan me kete : Scrat's_Acorn.jpg
 
Titulli: Mbishkrim për ISIS në një stacion autobusi në Vlorë, policia nis hetimet

hahahahahha e gjeten celulen terroriste lol
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top