Mbi 18 mijë familje shqiptare përfitojnë abuzivisht ndihma ekonomike

BoOoMBaStiCk

Il Silenzio
V.I.P
timthumb.php

61 milionë lekë të rinj kanë përfituar në mënyrë abuzive nga skema e ndihmës ekonomike, mbi 18 mijë familje shqiptare vetëm në katër vitet e fundit. Abuzimet më të mëdha janë zbuluar në vitin 2010, ku shifra ka shkuar në mbi 20 milionë lekë të rinj. Mënyrat e abuzimit janë nga më të shumtat, duke nisur që nga falsifikimi i dokumenteve ku familja ka disa persona të punësuar në të zezë apo edhe prona e biznese në pronësi. Drejtuesit e ndihmës sociale kanë vërejtur se shkeljet bëhen gjate votimit në këshillat bashkiake apo të komunave, ku anëtaret futin në skemë veten, familjarët e tyre apo persona që japin ryshfet. Për këto arsye skema e ndihmës ekonomike do te përllogaritet me një formule të re, ku këshillat nuk do te kenë më të drejtë të ndërhyjnë në listën e emrave. Vetëm gjate vitit 2012, inspektorët e shërbimit social kanë kapur me dhjetëra anëtare të këshillave bashkiake që kanë votuar për t’i dhënë njëri-tjetrit ndihmë ekonomike. Por nga të gjitha masat administrative që janë vënë, për abuzuesit vetëm katër janë zbatuar. Ndërkohë që në buxhetin e shtetit nuk ka asnjë lekë të kthyer mbrapsht nga familjet që kanë përfituar të ardhura mujore pa qenë vërtet në nevojë financiare.

/Shekulli Online/Përgatiti: E.Sh/
 
Titulli: Mbi 18 mijë familje shqiptare përfitojnë abuzivisht ndihma ekonomike

Kjo dihet aman edhe po mos te ishte ne media kete do ta thoja une por pyetja do ishte do behet gje per ket fenomen .?:zzz::zzz: keshtu qe hap tunele tare hap se do gjesh veten e ngordhur??
 
Titulli: Mbi 18 mijë familje shqiptare përfitojnë abuzivisht ndihma ekonomike

Ueeee si aplikohet me mar ndihme financiare se do aplikoj dhe un di gje njeri proceduren , tmorim na i lek se qyl jan .
 
Titulli: Mbi 18 mijë familje shqiptare përfitojnë abuzivisht ndihma ekonomike

timthumb.php

61 milionë lekë të rinj kanë përfituar në mënyrë abuzive nga skema e ndihmës ekonomike, mbi 18 mijë familje shqiptare vetëm në katër vitet e fundit. Abuzimet më të mëdha janë zbuluar në vitin 2010, ku shifra ka shkuar në mbi 20 milionë lekë të rinj. Mënyrat e abuzimit janë nga më të shumtat, duke nisur që nga falsifikimi i dokumenteve ku familja ka disa persona të punësuar në të zezë apo edhe prona e biznese në pronësi. Drejtuesit e ndihmës sociale kanë vërejtur se shkeljet bëhen gjate votimit në këshillat bashkiake apo të komunave, ku anëtaret futin në skemë veten, familjarët e tyre apo persona që japin ryshfet. Për këto arsye skema e ndihmës ekonomike do te përllogaritet me një formule të re, ku këshillat nuk do te kenë më të drejtë të ndërhyjnë në listën e emrave. Vetëm gjate vitit 2012, inspektorët e shërbimit social kanë kapur me dhjetëra anëtare të këshillave bashkiake që kanë votuar për t’i dhënë njëri-tjetrit ndihmë ekonomike. Por nga të gjitha masat administrative që janë vënë, për abuzuesit vetëm katër janë zbatuar. Ndërkohë që në buxhetin e shtetit nuk ka asnjë lekë të kthyer mbrapsht nga familjet që kanë përfituar të ardhura mujore pa qenë vërtet në nevojë financiare.

/Shekulli Online/Përgatiti: E.Sh/

Normale edhe k'tu ka te beje miku, asnjehere nuk shkon tek ato qe i duhen me domosdo, e njenta gje edhe me ndihmat humanitare,
edhe kur jam munduar te hap 1 charity timen ne lidhje me k'te prb, ato te Shqiperise gjithmone me kane hapur prb dhe asnje nuk ka qene i/e interesuar, mos te perjashtoj edhe " Princin" qe eshte futur edhe ai ne tryezen e Korrupsionit. Ishalla pika ju bie me gjithe qeveri k'tyre neperkave te etura,
 
Titulli: Mbi 18 mijë familje shqiptare përfitojnë abuzivisht ndihma ekonomike

gjith ajo ndihm ekonomike ahahahahhaha 20 mije lek ne muj lol
 
Titulli: Mbi 18 mijë familje shqiptare përfitojnë abuzivisht ndihma ekonomike

he more se dhe ato qe marrin gjasme abuzivisht familje ne nevoje jane...
shqiperia i ka vertet tre shtresat social ekonomike
-te pasur, qe pasurohen cdo dite e me shume...
- te mesem, qe kane nje rroge e kaq, ngelen ne vend
- e te varfer, qe varferohen cdo dite e me shume... e keta zene perqindjen me te madhe te popullsise

ne shqiptaret kemi huqin e keq qe kemi turp te ankohemi per gjendjen qe kemi, se po te mos ishte kjo do behej nami duke kerkuar me shume te ardhura dhe mundesi jetese
po lista e ndihmes ekonomike reduktohet cdo vit me pretekstin se eshte ulur varferia, dhe disa familje jane pasuruar e kane dale nga skema...
nderkohe qe realiteit eshte si mos me keq
 
Kane nevoje edhe ato, pune ska ne nje ane le te marrin pak.
 
Titulli: Mbi 18 mijë familje shqiptare përfitojnë abuzivisht ndihma ekonomike

vetem per ate ndihme ekonomike te qelbet qe jepet ne shqiperi nuk mund te perdoren fjalet 'perfitojne abuzivisht'
 
Po e kam thene un qe ktu ska vlere as shkolla , as masteri ,as nqs je rob i mire apo i keq, mund t vrasesh tjetrin n mes t dites edhe nuk t tgje gje, mund t vjedhesh sa mundesh edhe tgjitha mund ti besh vetem po pate nje mik te forte. Kaq. Prandaj po merr fund ky vend.

po njs se edhe ajo cop ndihme ekonomike qe esht n muaj as per 1 kile groshe nuk del. Lol
 
Titulli: Mbi 18 mijë familje shqiptare përfitojnë abuzivisht ndihma ekonomike

he more se dhe ato qe marrin gjasme abuzivisht familje ne nevoje jane...
shqiperia i ka vertet tre shtresat social ekonomike
-te pasur, qe pasurohen cdo dite e me shume...
- te mesem, qe kane nje rroge e kaq, ngelen ne vend
- e te varfer, qe varferohen cdo dite e me shume... e keta zene perqindjen me te madhe te popullsise

ne shqiptaret kemi huqin e keq qe kemi turp te ankohemi per gjendjen qe kemi, se po te mos ishte kjo do behej nami duke kerkuar me shume te ardhura dhe mundesi jetese
po lista e ndihmes ekonomike reduktohet cdo vit me pretekstin se eshte ulur varferia, dhe disa familje jane pasuruar e kane dale nga skema...
nderkohe qe realiteit eshte si mos me keq

Shtres e mesem? Ne Shqiperi kemi te bejm me nje Oligarki,nuk ka midis ka te RENDE dhe te DOBET,nuk ka te mesem ne ate shtet,nuk formojn as 1%. Shqiperine e ke ven re ne sondazhet e Bankes Boterore esht midis Sulltaneve te Etipoise,Ugandes etj. (jo ato te INSTAT-it te Saliut) atje ku dejmt e Sulltanve lahen me Ar dhe pjesa tjeter dihet...
Te pergjigjem ty pasi te tema "Zgjedhjet e 2013" more pak krahun e atyre qe manipulojn kto statistika dhe nuk shohin te verteten ne sy.

Shifra e ndihmes esht vertet qesharake! Zoti i ndihmoft!
 
Titulli: Mbi 18 mijë familje shqiptare përfitojnë abuzivisht ndihma ekonomike

vetem per ate ndihme ekonomike te qelbet qe jepet ne shqiperi nuk mund te perdoren fjalet 'perfitojne abuzivisht'

S'ka rendesi se sa merr , rendesi ka kush i merr, dhe arsyet,

20 mije leke ne muaj nuk jane pak per ate qe ka nevoje,
 
Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top