Mbesa e vëllezërve Konica jeton si emigrante në Prishtinë

Mbesa e vëllezërve Konica jeton si emigrante në Prishtinë
20150915200510764646.jpg

Pak kujt do t’i shkonte në mend se pasardhësit e dy figurave më të ndritura të historisë dhe letërsisë shqiptare, vëllezërve Konica, do të kërkonin azil në tokën e etërve të tyre.

70 vjet pas vdekjes së Mehmet Konicës, e mbesa e tij, Randa Al Azem Konica, jeton si emigrante në Prishtinë, kjo pasi ajo braktisi Sirinë, vendin ku kishte lindur.

Në një shqipe të kuptueshme, ajo ka rrëfyer për emisionin Rubikon historinë e familjes së saj, duke nisur nga pushtimi italian e deri te zhvendosja e familjes së saj në Siri, raporton Koha.net.

Randa Al Azem Konica tregon se si nëna dhe tezja e saj i shpëtuan pushkatimit, pasi Ambasada angleze kushtëzoi shërimin e nipit të diktatorit Enver Hoxha me lirimin e familjes Konica.

Pas kësaj, me ndihmën e Mbretit Ahmet Zogu, familja ishte vendosur në Siri, ku trashëgimtaret e vetme të vëllezërve Konica u martuan me vendës dhe krijuan familje, por duke ruajtur gjuhën e tyre amtare.

Randa ka rrëfyer se ëma e saj kishte vdekur dhe asnjëherë nuk e pranoi nënshtetësinë e Sirisë me shpresën se gjërat do të përmirësoheshin dhe ajo do të merrte atë shqiptare.

Për trashëgimtaren e Konicës janë absurde procedurat burokratike që Kosova dhe Shqipëria kanë për dhënien e vizave për shqiptarët që jetojnë jashtë vendeve të tyre.

Ajo ishte indinjuar kohët e fundit, kur Shqipëria i refuzoi vizën vajzës së tezës së saj, e cila ka mbetur në Siri.

Randa Al Azem Konica i ka bërë thirrje presidentes së Kosovës që t’i ndihmojë ta nxjerrë nga Siria atë, pasi edhe ajo është mbesa e parë e vëllezërve Konica.B koha
 
Titulli: Mbesa e vëllezërve Konica jeton si emigrante në Prishtinë

Shqiptaret e Sirise duhet te paisen me nenshtesi shqiptare me procedure te shpejt. I kemi te gjakut.

E paimagjinueshme, mbesa e te madhit Konica qe ja kushtoj nje jete te tere Shqiperise.. te vuaj per nje cope nenshtetesi.
 
Tallesh ti ? Pse kshu u jepka nenshtetesia ?
 
Titulli: Mbesa e vëllezërve Konica jeton si emigrante në Prishtinë

Shqiptaret e Sirise duhet te paisen me nenshtesi shqiptare me procedure te shpejt. I kemi te gjakut.

E paimagjinueshme, mbesa e te madhit Konica qe ja kushtoj nje jete te tere Shqiperise.. te vuaj per nje cope nenshtetesi.

Tallesh ti ? Pse kshu u jepka nenshtetesia ? Dhe per k'to arsye ? Mblidh gjysem shqiptare mbare neper bote dhe me vrap nenshtetesine ne dore .

Ja din rendesine dhe kushtet nenshtetesise ti , Apo Jo ?
 
Titulli: Mbesa e vëllezërve Konica jeton si emigrante në Prishtinë

Tallesh ti ? Pse kshu u jepka nenshtetesia ? Dhe per k'to arsye ? Mblidh gjysem shqiptare mbare neper bote dhe me vrap nenshtetesine ne dore .

Ja din rendesine dhe kushtet nenshtetesise ti , Apo Jo ?

Paske bere shume pyetje. Ja se po i marr me radhe.

1. Jo, nuk po tallem. Cfare te shtyu te mendosh se po tallem?
2. Po, per ato arsye.
3. Mos e dramatizo kot. Nuk behet fjale per gjysmen e shqiptareve por per pak familje me origjine shqiptare te cilet e kane momentalisht statusin e refugjatit ne Shqiperi.
4. Po, ja di rendesine kushteve te nenshtesise shume mire. Eshte procedure tejet e thjeshte per te gjithe ata qe jane me origjine shqiptare, perjashto vetem shqiptaret e Kosoves qe kane procedure tjeter sipas nje marreveshje bilaterale.

Qe ta dish ti Zana, ka raste kur paisja e nje personi me origjine shqiptare ndonjehere ndodhe vetem per dy jave, me procedura tejet te pershpejtuara, permes presidentit te republikes. Kjo zakonisht ndodh me sportistet, e qe nuk perse te mos ndodhe edhe me refugjatet. Jane pak familje me origjine shqiptare qe e kerkojne kete nga Shqiperia dhe nuk ka asnje arsye qe te refuzohen. E gjithe procedura normalisht zgjate vetem 1 muaj.

E sheh qe s'po tallesha? :)
 
Titulli: Mbesa e vëllezërve Konica jeton si emigrante në Prishtinë

Ka raste .... Ashtu sic I pajisi tek ne disa - edhe Sali gomari , katastrofa.

Mos u bej naiv , te mendosh e mos te sakrifikosh fare qe ti japesh dikujt nenshtetesine pa ja ditur e bêre yzmetin vendit tend .

E c'te Keqe ka .. Qe te rrije si refugjat/e ? Gjer kur te plotesoje kushtet.
 
Se a kane kontribuar apo jo, e dijne ata qe e kane nxjerr ligjin. Ne aspekt ligjor atyre u takon nenshtetesia. Llafet e teperta jane fukarallek.

Sa per kontribut, aq sa ka kontribu Faik Konica per kombin ta garantoj qe nuk kane kontribuar gjysma e ketyre qe e kane nenshtesine shqiptare bashke.
 
Titulli: Mbesa e vëllezërve Konica jeton si emigrante në Prishtinë

Vetem ne Shqiperi & Kosove ndodhin gjera te tilla , e kjo ndodh sepse nuk ja dine rendesine vendit te tyre .

Vete Faiku , Por Jo gjenerata mbare .. Nderkohe qe tere k'to vite ne demokraci gjenerata e tij ka vazhduar te jetoje ne Siri e Jo ne Kosove / Shqiperi .

Ta pyesin se c'fare Ndihet - Shqiptare Apo Siriane . I ka zene rrasa bishtin thuaj , se Kosoven /Shqiperine aty e ka pasur , kthehej vite me pare nese do Ishte kjo qe thuan ti .
 
Titulli: Mbesa e vëllezërve Konica jeton si emigrante në Prishtinë

Tani te them une ty se popujt tjere dalin dhe hulumtojne qe te gjejne ku jane e ku s'jane njerez qe pretendojne qe kane origjine te njejte qe t'i paisin me nenshtesi e dokumente te vendit nga ai cili pretendohet ta kene origjinen. Greket dhe sllavomaqedonasit kane shkuar deri ne pakistan qe ti kontaktojne ca fise lekurebardhe, (kallash, hunza, dardik etj) duke pretenduar qe jane pasardhes te Lekse se madh.. ndersa ne nuk duhet te paisim shiptare te brezit te trete me nenshtesi. Dhe ate refugjate te ardhur ne vendin ame te origjines. Kjo s'do koment.

Rast tjeter mund te jete ai i goraneve te Kosoves ku bejne "lufte" ne mes vete serbet, sllavomaqedonasit dhe bullgaret duke bo qe secili me shpejt se tjetri t'i pais me nenshtetesine e tyre.

Per fund. Mua me intereson ana ligjore e rastit. Normalisht qe edhe ana morale, por kjo e dyta eshte ceshtje kendveshtrimesh. As qe do t'a marr mundin t'a mbush mendjen ty apo dikujt tjeter qe moralisht keta njerez duhet te paisen me nenshtetesi shqiptare.
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Mbesa e vëllezërve Konica jeton si emigrante në Prishtinë

Në një vendim të nxjerr nga ana e Qeverisë së Republikës së Shqipërisë, shqiptaret që jetojnë jashtë Shqipërisë do të mund të fitojnë shtetësinë e Shqipërisë.
Nëse shteti nga vijnë lejojnë dy shtetësinë ( bi partit) dhe
personave me origjinë shqiptare që kanë shtetësinë e një shteti anëtar të Bashkimit Evropian, SHBA-ve apo një shteti tjetër, shtetasit e të cilit mund të lëvizin pa viza në territorin e shteteve të zonës Shengen apo që janë me qëndrim me dokumentacion të rregullt në njërin prej këtyre shteteve.

Sigurisht që forma e aplikimit dhe kushtet të cilat duhet të i nënshtrohen subjektet janë të paraqitura në ligjin për Shtetësinë dhe vendimit të Këshillit të Ministrave që ka hyrë në fuqi me 1 gusht 2013.

Nga ky ligj, padrejtësisht janë përjashtuar shqiptaret e Kosovës.

Sipas nenit 92 pika c të Kushtetues së Republikës së Shqipërisë, lidhur me nenin 93 dhe nenin 9 pika 7 të ligjit për shtetësinë presidenti do të mund që me dekret të propozonte dhënien e shtetësisë edhe për personat e huaj mbi moshën 18 vjeçare nëse ka interes kombëtar për këtë çështje.

Konsideroj se për familjen Konica janë plotësuar të gjitha kushtet kushtetuese e ligjore për të dhënë shtetësi.

Për me tepër shih: Kushtetutën e Shqipërisë, ligjin për shtetësinë, vendimin e Këshillit të Ministrave.
 
Titulli: Mbesa e vëllezërve Konica jeton si emigrante në Prishtinë

Hapni syte grekeve dhe maqedonaseve ju , ato neser ta pranosh edhe ti qe je grek Apo maqedonas .. Ta japin ne dore nenshtetesine ... Per arsye te gabuara.

Duhet t'ja dish vlerat vendit tend , e ta besh dike te integrohet te pakten nje brez e pastaj ta pajisesh me nenshtetesi , qe t'ja dije vlerat e te ndihet vendas/e . Ne te kundert , te rrije me status refugjati/tje.

Sepse po I jep nenshtetesine ne dore ti kshu , pa asnje kusht .. Mos mendo qe do ta vleresoje Apo do e Beje te Ndihet shqiptare thjeshte nga ky fakt .
 
Titulli: Mbesa e vëllezërve Konica jeton si emigrante në Prishtinë

Pabarazi tkeqen, po pse eliza dushku giovanni de biasi tjetri e tjetra ta marrin nenshtetsin kurse kjo jo?
Ncfar bote po jetojm ajo qe ka lek e fam ja japin qysh ke m te nenshtetsin kurse ksaj jo :( :(
 
Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top