Mbas disa vitesh, do të mund të ecim nën ujë!

water-fall.jpg
Zbulimet e reja shkencore thonë se pas disa dekadave, njerëzit do të mund të ecin nën ujë pa asnjë mjet tjetër ndihmës, ndërsa bombolat e oksigjenit do të jenë pajisje të dala mode.

Më saktësisht, bëhet fjalë për një eksperiment të bioinxhinierisë, i cili ka gjetur një mënyrë që njeriu të ecë nën ujë dhe të merr frymë, pa asnjë ndihmë të ndonjë pajisje.

E gjithë kjo mundësi e jashtëzakonshme për njeriun do të bëhet e mundur, nëse në të ardhmen do të arrihet që të krijohet një lidhje mes AND’së së njeriut dhe algave të detit.

Mirëpo, sipas studimit shkencor thuhet se tashmë është arritur të kuptohet se një lidhje e tillë do ta bënte të mundur ecjen e njeriut nën ujë, dhe kjo tregon se në të ardhmen njeriu mund të arrijë të bëjë një lidhje mes simbiozës dhe gjallesave.

Natyrisht se kuptohet se në të ardhmen kërkimet shkencore do të duhet të perfeksionohen që të zbatohet një process i tillë, i cili mund të kontribuojë mjaft shumë që të ndryshohet mënyra e jetës së njerëzve, të cilët do të mund të përfitonin nga mundësitë që ofrojnë algat detare
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top