Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Mban syze? Trukohu kështu!

Xhamat të tregojnë më joshëse. Mjafton që të të mos nxjerrin në pah defektet. JA disa sekrete në vockla për një look gjithmonë të përsosur



Nëse problemi është miopia, lentet e syzeve do të tentojnë ta zvogëlojnë edhe më syrin, prandaj që grimi i përditshëm duhet të jetë i tillë që të ndreqë edhe këtë lloj problemi. Prandaj nuk është e këshillueshme t’i theksoni konturet e syve me ngjyra të errëta dhe evitoni përdorimin e lapsit në brendësi të syrit. Në vend të këtyre, përdorni ngjyra të ngrohta dhe me dritë, të toneve mesatarisht të hapura. Nuk është gjithashtu i këshillueshëm përdorimi i tepërt i rimelit.



Në rastin e hipermetropisë, lentet do të zmadhojnë zonën poshtë gtyre, duke nxjerrë në pah problemet e lëkurës: rrudha, pore të zgjeruara, rrathë trë errët sysh... Prandaj duhet t’i kushtoni kujdes të veçantë aplikimit të krempudrës, duke e shumuar mirë për të evituar çdo teprim dhe kokrrizë të formuar. Nuk këshillohet përdorimi i ngjyrave të zbardhura apo me shkëlqim perle, preferohen dritëhije me tone më të theksuara. Mund të përdoret lehtësisht lapsi në brendësi të syrit. Rimeli duhet të aplikohet duke u nisur nga rrënja e qerpikëve. Nëse xhamat e syzeve janë më të errët, duhet padyshim të përdorni një grim më të dukshëm.



Për ato që përdorin lentet me kontakt, është më mirë që ta bëjnë grimin pasi të kenë vendosur lentet më parë, duke bërë kujdes që pluhurat (tonet e dritëhijeve apo pudra) nëse bien të mos bëjnë pis lentet, sepse mund të shkaktojnë probleme me sytë. Dhe në këtë rast, për të njëjtën arsye, duhet shmangur përdorimi i lapsit në brendësi të qepallës së syrit.
 
Nese mbani syze, trukohuni keshtu...

Zgjedhja e makeup-t nuk eshte gjithemone e lehte, dhe shpesh per ta komlikuar jane syzet apo lentet e kontaktit.
Por per te minimizuar problemin mjaftojne disa keshilla te vogla. Nese mbani syze dhe problemi eshte miopia, lentet do te tentojne tju zvogelojne syte, ne kete rast eshte mire te evitoni lapsin ne brendesi te syve, pasi do te dukeshin edhe me te vegjel. Synoni tek ngjyrat e ngrohta dhe te shkelqyeshme. Nese keni probleme me hipermetropine syzet do te tentojne tju zmadhojne syte dhe do tju nxjerre ne pah difektet, si rrudhat apo dhe qeskat e syve. Ne kete rast nevojitet ti kushtoni vemendje te vecante aplikimit te fondotintes dhe te mos perdorni ngjyra shume te hapura, gjithashtu mund te aplikoni pa problem lapsin per konturin e syve dhe tonalitete me te theksuara. Per ato qe perdorin lente kontakti, eshte mire te aplikojne makeup, por evitoni lapsin per konturen e brendeshme te syve.
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back