Maska nga kuzhina për fytyrë

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Për ta mbrojtur lëkurën tuaj nga efektet anësore të preparateve të ndryshme artificiale të cilat i ofrojnë prodhuesit, ja disa këshilla natyrale për kujdesin ndaj fytyrës suaj.Maskë për ngritje të natyrshme
Rrihni mirë të bardhën e vesë, vendoseni në fytyrë dhe le të qëndrojë 15 minuta. Pastaj lajeni fytyrën me ujë pak të ngrohtë, dhe lyeni lëkurën me krem hidratues. Efektet e këtij trajtimi vërehen menjëherë dy orë pas larjes së fytyrës, mirëpo nëse këtë e përsëritni disa javë, rezultatet do të jenë të përhershme.

Maskë për lëkurë të thatë
Rrihni mirë një ve të plotë, dhe vendoseni në fytyrë. Kur të thahet e leni dhjetë minuta të shfaq efektin e vet në lëkurën e fytyrës suaj. Pastaj lani fytyrën me ujë të ftohtë dhe e lyeni me vaj bajameje ose me vaj ulliri.

Tretësirë uthulle kundër akneve
Në një litër ujë të vluar, të ftohur, shtoni një lugë uthulle të mollës. Me një pambuk vendoseni tretësirën në fytyrë çdo natë para se të flini dhe skuqja do të pakësohet nga dita e dytë, po ashtu to të zvogëlohet edhe numri i akneve. Ndërsa nëse kjo nuk ka sukses atëherë duhet ta vizitoni dermatologun.

Majdanozi i largon mitiserat
Majdanozin e imtësuar mirë vendoseni në vendin ku keni mitisere. Pastaj me ujë të nxehtë lajeni fytyrën, me qëllim që lëngu i majdanozit të depërtojë thellë në lëkurë. Pastaj shumë lehtë do të mund ta largoni mitiserin me ndihmën e një pambuku.

Maskë nga mjalti
Disa lugë mjalti i ngrohni dhe i përzieni me një lugë lëngu të limonit. Pasi t’i keni përzier disa minuta, i leni që të ftohen. Vendosni në fytyrë dhe i leni të qëndrojnë 10-15 minuta. Pas kësaj kohe, fytyrën lajeni me ujë të ftohtë.
 
Last edited by a moderator:
Aknet do të zhduken menjëherë nga fytyra, nëse i lyeni disa herë brenda ditës me një pambuk të lagur në lëngun e limonit. Të njëjtën gjë përsëriteni disa herë brenda ditës, derisa aknia të tërhiqet. Maska nga avokado për lëkurë të thatë
Përzieni dy lugë mjaltë me ca avokado të shtrydhur, një lugë uthulle të mollës, tri lugë vaj ulliri dhe tri lugë të ndonjë kremi i cili ka pH-faktorin neutral. Mbajeni këtë maskë në fytyrë 20 minuta dhe pastaj lajeni me ujë të vakët. Në këtë mënyrë lëkura fiton lagështi të posaçme, bëhet e njomë, ndërsa acidet esenciale të avokados ndihmojnë në përtëritjen e indit lëkuror.

Maskë për lëkurë të yndyrshme dhe format tjera të lëkurës
Një lugë tharmi të freskët me dy lugë nga gjethet mendër, të zbutura në ujë, dhe dy lugë të ndonjë kremi me pH-faktorin neutral, vendosini në fytyrë dhe i leni të qëndrojnë 15 minuta, pastaj fytyrën e lani me ujë të vakët. Në fund vendoseni kremin të cilën zakonisht e përdorni.

Maskë nga dredhëzat
Përzieni disa dredhëza dhe vendosini në fytyrë. Pas 10 minutash largojeni maskën. Fytyrën lajeni, në fillim me ujë të nxehtë, pastaj me ujë të ftohtë dhe lyejeni me vaj nga bajamja ose me vaj ulliri. Kjo maskë rekomandohet vetëm për ata të cilët nuk janë alergjik në dredhëza.

Maskë përkëdhelëse
Përzieni dy lugë nga lëvozhga e grimcuar e limonit, dy lugë mielli të misrit, gjashtë lugë bajame të grimcuara dhe dy deri tri lugë ujë. Maskën vendoseni në fytyrë dhe bëni masazh të butë me lëvizje rrethore për disa minuta. Lajeni fytyrën me ujë të vakët dhe fshijeni me peshqir të butë dhe në fund vendosni krem hidratues.
 
Last edited by a moderator:
Titulli: Maska nga kuzhina për fytyrë

Pastroni nje patate dhe prijeni ne feta shume te holla. Shtrojini fetat ne sy dhe lerini rreth 10 min. Me pas hiqini dhe shperlani fytyren.

Nevojiten: 1 kastravec(me lekure te prere holle), 1/8 patate(me lekure te prere holle), 1 luge sode buke, 1 kokerr veze, 1 filxhan kos.

Pergatitja:Hidhni ne makineri grirese pataten dhe kastravecin. Shtoni soden dhe vezen dhe vazhdoni perzierjen. Me pas hidhni kosin. Nese keni lekure te yndyrshme,shtoni 2 luge kafeje leng limoni. Kremi ruhet ne frigorifer per dy dite.

Si perdoret: Shtrojeni ne nje pambuk ose pecete te paster dhe pastroni me te fytyren. Me pas hiqeni dhe shperlani fytyren.




infoalb​
 
Last edited by a moderator:
Titulli: Maska nga kuzhina për fytyrë

ore ne vend te gatuajme do bejme maska per fytyren dhe ne fund te shikojme cdo hame
 
Titulli: Maska nga kuzhina për fytyrë

Maske me rrush

Rrushi perve§se eshte nje frut shume i shijshem, permban perberes te ndryshem qe mund ta ndihmojne lekuren per te qene me e bukur dhe per te permiresuar pamjen e saj. Ne fakt qe ne antikitet ishte e njohur per cilesite depurative dhe rindertuese dhe tashme te gjitha industrite e medha te kozmetikes e kane zbuluar qe perberesit e saj aktive kane nje fuqi te madhe antioksiduese.
Rrushi eshte ideal per te hidratuar, per te ushqyer dhe tonifikuar qe ne fakt jane elementet ideale per nje lekure te pjekur ose shume te thate, ajo ndihmon ne parandalimin e plakjes se lekures, ka nje efekt frenues dhe dobesues ndaj dhe shume anticelulite e permbajne, ai ndihmon per te eleminuar fryrjet e kembeve dhe problemet e qarkullimit te gjakut, gjithashtu ka dhe funksion pastrues, duke pastruar nga lekura e vdekur. Te gjitha keto elemente jane te pranishem si tek tuli, tek farat edhe tek lekura e rrushit.
Lani mire 10 kokrra me rrush. Shtypini me nje pirun deri sa te behen nje mase e qullet. Lani mire fytyren dhe qafen. Vendosni qullin mbi fytyre dhe mbi qafe.
Lereni te veproje per nje periudhe 25 minuta. Hiqni tulin dhe shpelani me kujdes fytyren me uje te vaket. SB
 
Maskë për floket 😍 me perberes te ngrënshem...😁
Duke qene se mbreme kisha kohe me shume...mendova te sajoja maska te thjeshta ne kushte shtepie...
Kjo është nje maskë flokesh...e di si i kam floket sot 😍😍 mendafsh të butë...
1-mjaltë..
2-vaj kokosi..
2-kos..
3-vezë..
4-uthull molle 😍
I mbajme 30 min (me shume me mirë) dhe i lajm si zakonisht...provojeni sidomos pas plazhit floket duan pak trajtim

IMG_20230901_084831.jpg
 
Kjo është scrub per trupin/fytyrën..
1-Kakao..
2-vaj kokosi
3-sheqer kaf (ose krip e imet/himalaje)
4-vaj ulliri
5-shampo fytyre...ose flokesh...

Lyen gjithe trupin dhe e masazhon...
Ndihmon ne qarkullimin e gjakut...heqjen e qelizave te vdekur...rigjenerimin e lekures...shkelqim dhe butesi...😍
IMG_20230901_084857.jpg
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top