Masazhatore pa duar

Një grua që ka lindur pa duar do të jetë masazhatore zyrtare e ekipit britanik paraolimipik dhe do të përdorë këmbët për të relaksuar muskujt e atletëve pjesëmarrës në Lojërat Paraolimpike “Londër 2012”.

49-vjeçarja Sue Kent ka tre vjet që është trajnuar për masazhe dhe shprehet për ‘The Sun’ se ka qenë gjithmonë ëndrra e saj që të ishte pjesë e ekipit paraolimpik në një mënyrë apo një tjetër.

“Gjithmonë doja të merrja pjesë në një olimpiadë dhe tashmë e ndjej veten të përfshirë në sportin e niveleve të larta”, shpjegon Kent.

Lojërat paraolimpike janë një event shumësportësh ku sportistë me aftësi të kufizuara konkurrojnë me njëri-tjetrin. Programi paraolimpik i “Londër 2012” do të ketë 20 sporte, midis të cilëve edhe tenis, ping-pong, atletikë, volejboll, xhudo etj.

“Nuk dua që handikapi im të më pengojë në jetë. Dua të bëj një jetë aktive dhe të kem punë aktive, jo të punoj pas një kompjuteri. Dua të jem një shembull për të gjithë njerëzit me aftësi të kufizuara”, shton 49-vjeçarja britanike.
 

Attachments

  • article-1372307-0B6F281000000578-735_634x478.jpg
    article-1372307-0B6F281000000578-735_634x478.jpg
    21.9 KB · Shikime: 13
Pe: Masazhatore pa duar

wooow per te cuditur :S
 
Titulli: Masazhatore pa duar

eh gje e vecante e lexova para ca ditesh ne gazete do marri medalje:p
 
Pe: Masazhatore pa duar

Sa shume po imagjinoja por paska qene gje paske qene me kembe :p
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top