Masakron gruan me thikë, arrestohet 40-vjeçari

vitk

Anëtar i Respektuar
Shekulli Online | 18/01/2009


TIRANE- Pas një zënke gjatë mesnatës, burri ka masakruar me thikë bashkëshorten e vet, duke e lënë të vdekur në vend. Ngjarja ndodhi në orët e natës në një banesë në afërsi të Spitali Ushtarak, duke shënuar kështu një tjetër viktimë nga krimi brenda familjes. Sipas burimeve të policisë, ngjarja ndodhi në familjen Zhllima në kryeqytet, kur 40-vjeçari, Shpëtim Zhllima vrau me thikë gruan e tij Nafijen. Të dhënat e para hetimore për ngjarjen, tregojnë se burri kishte mbërritur gjatë natës në gjendje të dehur dhe në këto kushte kishte nisur në debat me të shoqen. Por shumë shpejt, debati nisi të acarohej deri sa përfundoi në sherr me tona shumë të ashpra. Policia, pasi u njoftua për ngjarjen ka mbërritur në banesën e çiftit Zhllima dhe deklaron se ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e këtij krimi. Ndërkohë, që autori i krimit, 40-vjeçari është shoqëruar në komisariat, ku po pyetet për të dhënë dejate rreth ngjarjes.




Nuk mundem me...

-.-

Cdo dite shoh gra ,te fyera,te dhunuara,

te braktisura,si ,

kufomat mbi uje nga mbytja e varkes,

te flakura nga krevati i deshirave ,

epsheve,

dhe pikat e gjakut...

-.-

Ndihem si ato ne notimin mortal,

sikur do kaloj mes Skribes dhe Karilbes,

drejt dyluftimit me egersirat e detit.

Ndjej vertebrat e trupit,

te gjitha kercasin e therrin.

Dhembin!

Mos po me cojne drejt heshtjes,

se varrezave ?

-.-

Ndjej se po me shterrojne forcat perdite,

Si nje qiri i ndezur qe mezi mbahet ,

Duke u perpelitur neper eren dhe

erresiren e dhunes.

Ah te kisha force,se

nuk mundem me

te duroj fjalet e mashtrimit ,

qe ngerthejne trupin e deshirat,

thellesite e te fshehtave te mija…

Sa e dridheshme kjo frike,

qe ka kapluar syte e mi!

-.-

Nuk mundem me,

te shijoj ,cicerimat e zogjve ,

e te femijve ne rruge.

Dua te marr fryme ,te ndjej ,flladin e eres,

qe vjen nga frymemarrja e thellesirave,

te shperthimit te aromes se borzilokeve.

Ndjej qe gjithshka plasarit zemren time,

me emrin tim, dua te flak mashtrimin ,

e oazit te erret te tradhetareve

te dashurise,

oazin e tufes se premtimeve,

qe zbukurojne krevatin e nenshtrimit.

Raimonda Moisiu

Hartford CT USA

Janar 2008
 
Titulli: Masakron gruan me thikë, arrestohet 40-vjeçari

ja dhe 1 tjeter psikopat hhahaha jan shtuar kohet e fundit

p.s vitk ate firmen zvogloje plako se spo marim vesht e ke bo sa 1 faqe
 
Titulli: Masakron gruan me thikë, arrestohet 40-vjeçari

pjesa e dyte ishte nje komente qe i bente ngjarjes dhe nu duke goxha interesante prandaj e lashe te bashkengjiture
 
Titulli: Masakron gruan me thikë, arrestohet 40-vjeçari

Mendova qe ne lajm bente pjese edhe ajo firma lol.

Sa per lajmin, te tillet duhet zhdukur nga faqja e dheut.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top