Masakrohet me thika 91-vjeçarja në oborrin e shtëpisë, mister ngjarja

braziljania

Anëtar i Nderuar
ELBASAN - Një ngjarje e rëndë u shënua pasditen e djeshme në fshatin Griqan të Elbasanit. Një 91-vjeçare u gjet e masakruar me mjete të mprehta nga një person ende i paidentifikuar. Farie Rançi ka qenë e vetme në momentin kur autori ka hyrë në oborrin e shtëpisë. Ai e ka qëlluar një herë në fyt plakën e më pas e ka tërhequr zvarrë për disa metra deri në afërsi të një are pranë, ku e ka qëlluar sërish, derisa e moshuara ka ndërruar jetë. Pas pak momentesh kanë mbërritur nipërit e saj të cilët së bashku me nënën kishin qenë jashtë shtëpisë në momentin që ka ndodhur ngjarja. Ata kanë nisur të kërkojnë ndihmë kur kanë parë gjyshen e tyre të përlyer në gjak. Të tronditur nga kjo skenë, banorët kanë njoftuar policinë për të shkuar në fshatin 20 km larg Elbasanit. Menjëherë drejt vendngjarjes është dërguar një patrullë policie e më pas disa të tjera me qëllim ndjekjen e autorit. Trupi i të moshuarës është dërguar në morgun e spitalit, ku mjekët kanë konkluduar se vdekja i është shkaktuar nga goditjet me mjet të mprehtë, i cili mund të ketë qenë një thikë. Policia ka nisur hetimet për ngjarjen, por zbardhja e krimit ka mbetur enigmë. Dyshohet se autori është i njohur i familjes Rançi ose një person me probleme mendore, pasi nga të dhënat e para nuk pohohet që plaka apo të afërmit e saj të kenë konflikte. E moshuara jetonte me nusen e të birit dhe nipërit, ndërsa djali ishte emigrant në Greqi.

gazeta panorama*
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top