Masakrimi i një komuniteti “në emër të popullit”

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Masakrimi i një komuniteti “në emër të popullit”


vrasjet-1.jpg


faqe-16.jpg


Përplasjet – Në shekullin XX kemi pasur aq shumë masakrime, sa do t’i harroja ato që na janë bërë në shekujt e kaluar. Duket sikur e gjithë mëria e shekujve ishte mbledhur vetëm në këtë të shkuarin që për fatin e keq po vazhdon edhe sot e kësaj dite. Masakrimet kanë qenë sa në fillim të Pavarësisë në trojet shqiptare me Konferencën e Londrës, po aq sa na la havale serbët e grekët dhe falangat e tyre antishqiptare të ndihmuar nga jashtë e nga brenda

Nga Hyqmet Zane


Historikisht si komb kemi pasur masakrime të shumanshme dhe të shumëllojshme, që na kanë ardhur nga jashtë dhe nga brenda, masakrime në territore dhe në njerëz deri në gjenocide. Kaq e vërtetë është kjo, sa në realitetin tonë të sotëm shqiptar po ballafaqohemi me ngjarje të së shkuarës dhe të së tashmes, që kanë një ndikim të madh në të ardhmen tonë. Për vetë pozicionin gjeostrategjik që kemi në rajonin e Ballkanit, kemi qenë një shesh lufte nga Perëndimi dhe nga Lindja, nga Veriu dhe nga Jugu. Por më shumë se nga këta ekspansionistë me emra të ndryshëm dhe me fe të ndryshme, ne shqiptarët jemi pushtuar nga vetvetja, kemi masakruar njëri-tjetrin do të thosha, sepse kam në mendje shprehjen e nënës sime që thoshte se “çfarë i bën vetja vetes, gjithë bota nuk ta bën”.

Në këtë shekullin e njëzet kemi pasur më shumë masakrime sa do t’i harroja ato që na janë bërë në shekujt e kaluar. Duket sikur e gjithë mëria e shekujve ishte mbledhur vetëm në këtë të shkuarin që për fatin e keq po vazhdon edhe sot e kësaj dite. Masakrimet kanë qenë sa në fillim të Pavarësisë në trojet shqiptare me Konferencën e Londrës, që na bëri peshqesh filozofinë e copëtimit dhe përçarjes, po aq sa na la havale serbët e grekët dhe falangat e tyre antishqiptare të ndihmuar nga jashtë e nga brenda.

Dihet tashmë që çfarë modeli na la rrëmuja e pas Pavarësisë sa ramë në duart e haxhiqamilëve dhe në amullinë e të gjeturit të vetvetes dhe që u çua në mbretëri si një opsion që hodhi bazat e shtetit të parë modern shqiptar. Keq apo mirë, mbretëria e kreu misionin e vet dhe themelet e ngritura në çdo fushë të jetës kishin një orientues, atë të Naltmadhërisë së tij, Ahmet Zogut. ثshtë e qartë që nuk u lejua masakrimi nga fqinjët se mbretëria u tregoi vendin, por shpejt erdhi sistemi komunist i diktaturës së proletariatit që në formë dhe në përmbajtje, në teori dhe në praktikë, kreu një lloj vetëmasakrimi të shqiptarëve me atë të ashtuquajtur lufta e klasave dhe dhunimin e besimit fetar që haptazi ishte një masakrim shpirtëror, si një e keqe që solli më pas dhe vazhdon të na sjellë pasoja të pariparueshme. Nëse vërtet ne kemi si popull dëshira të mëdha për të qenë si të pavarur apo për të qenë vetvetja, mendësitë e ndërtimit të lumturisë mbi fatkeqësinë e tjetrit, na janë bërë peshqesh sa habitemi me këtë ndjesi që na çorganizon dhe që nuk ka rilindje nga kushdo që të serviret ajo, Enver Hoxha apo Edi Rama sot që ta ndreqë, kur shikon ato skena masakrimi të ideve dhe fjalës së lirë.

Me insistimin tim dhe të njerëzve që e mirëkuptojnë qëllimin e këmbënguljeve të mia për disa të vërteta, një i ashtuquajturi “Raport tremujor mbi gjendjen politike të rrethit” që bënte Komiteti i Partisë së Elbasanit më 22 tetor 1960, që më jep të drejtën të mendoj se masakrimet e shqiptarëve ndaj shqiptarëve kanë sjellë të atilla dëme në shoqërinë tonë sa bëhen të pabesueshme nga frymëzuesit e tyre. Për hir të së vërtetës dhe për hir të një ndjesie të mbetur nga përjetimet e kohës, letra i drejtohet Rita Markos në Komitetin Qendror të PPSH-së. E them me çudi, sepse Rita Marko njihet si zyrtari komunist i asaj kohe më antiçami që detyrimisht edhe më antikosovari dhe njëherazi edhe më antishqiptari. Jo vetëm ky raport që del në dritë pas 56 vjetësh nga ai masakrim që iu bë komunitetit çam pas atij të ashtuquajturi grup i çamëve me Teme Sejkon dhe Tahir Demin që tashmë historia dhe opinioni është i njohur për abuzimin dhe poshtërimin që iu bë çamëve në atë kohë e pas saj.

E tërë përmbajtja e këtij raport flet me gjuhën e urrejtjes dhe të poshtërimit, që në një formë a në një tjetër ka lënë vragat e veta edhe te qeverisjet e sotme shqiptare. Nuk është i tepërt komenti, se flet fakti më shumë se unë që e shkruaj për një raport të cilësuar “Tepër sekret”.

“Nuk ka se çfarë të bëjë shkrimtari kur faktet flasin vetë”, ka thënë i madhi Balzak, por në rastin e komunitetit çam ka një përjashtim, që lidhet me kriminalizimin e një Ballkani, që shtetet si Greqia dhe Serbia kanë bërë kaq shumë masakra në këtë vend dhe ndaj këtij populli sa mos duhet të besojmë se çamët kishin hak mizoritë? Jo se jo, por do të doja t’i referohesha një thënieje të Mark Twain-it që është shprehur se “disa herë pyes veten nëse botën e qeverisin disa njerëz të zgjuar që tallen me ne apo mos ndoshta e qeverisin disa budallenj që flasin seriozisht”, do të doja të shtroja mendimin se në këtë vendin tonë “i miri rron sa don i ligu, mjerë kush nuk qindron”, siç e cilëson një thënie e urtë shkodrane, çka hapur do të thotë që masakrimi i një populli bëhet përmes kriminalizimit të drejtuesve të vendit.

Masakrimi i shqiptarëve në Jug e në Veri, në atë muaj mars të vitit 1945 me masakrën e Filatit dhe masakrën e Tivarit, janë vazhdimësitë e masakrave që ndodhën po në muajin mars 1913 në Prroin e Selanit në Paramithi dhe në Kosovë nga serbët, që flasin hapur për një të keqe që ende vazhdon në forma e me përmbajtje të njëjta në kohë dhe në hapësirë.



Dokumenti Top Sekret

PARTIJA E PUNثS Sث SHQIPثRIS TEPثR – SEKRET

KOMITETI PARTIS RRETHIT Ekzemplar Nr. 1

E L B A S A N



Nr. 1005 Elbasan, më 22/X/1960



L A N D A: Raport tremujor mbi gjendjen politike të rrethit



KOMITETIT QثNDROR Tث P. P. SHQIPثRIS

(Shokut Rita Marko)

T I R A N ث



Gjatë tremujorit që kaloi, situatën politike të rrethit e karakterizuan këto ngjarje:

Arrestimet e Tahir Demit me shokë.
Mosmarrëveshjet Kino-Sovjetike.
اështja e bukës dhe e papunësisë.



Sikundër ju njoftuam edhe me një relacjon të veçantë, në përgjithësi arrestimet e bëra kohët e fundit janë pritur mirë nga masa dhe me sqarimet politike që u bënë në parti e në masat e popullit dhe me kalimin e kohës gjendja u qetësua.
Vetëm në masat çame ka akoma pakënaqësira që shkaktohen sepse një pjesë e tyre akoma e kuptojnë këtë si një goditje që ju bë çamëve, ka akoma disa prej tyre që janë të përlyer dhe se ka akoma aty këtu ndonjë rast, me gjithë sqarimet e ndërhyrjet tona, që të shfaqet nga ana e masës dhe e disa kuadrove mosbesim për çamët. Ne po luftojmë ti sqarojmë këto, duke dërguar shokë të mirë konferencierë që ta sqarojnë masën çame dhe po ndërhyjmë të ndreqet ndonjë gabim sado i vogël siç ndodhi në Cërrik, ku kishin filluar disa ndërmarrje ti pushonin ata nga puna.

Tani del e qartë, që nga mungesa e vigjilencës sonë, Tahir Demi që me kohë ka sjellë këtu e veçanërisht në Cërrik mjaft çamë, bile është krijuar një lagje e tërë me 60 familje çame që janë vendosur padrejtësisht në tokat e fermës së Cërrikut. Aty afër tyre janë vendosur emigrantët grekë që kohët e fundit kanë filluar të shfaqin pakënaqësira. Prandaj ne po na preokupon mjaft kjo gjendje dhe kemi menduar të çojmë konferencierët tanë për t’i sqaruar më nga afër duke përdorë edhe shokë që dinë mirë greqisht.

Gjatë kësaj kohe ne përjashtuam nga partia Sadete Demirin, të shoqen e Tahirit, si dhe të shoqen e Shaban Ademit, u arrestua Osman Emini, N/Drejtor i N.SH.F.P. Cërrik dhe jemi në ndjekje të aktivitetit që tregojnë mbeturinat e këtij grupi.

Kemi akoma disa nga ata që janë kuadro, por ne po presim dhe akoma s’po bëjmë ndonjë lëvizje që mos dekonspirohet procesi.

Për ndonjë si Lutfi Sejko, kryetar dege në grumbullim, që kemi gjetur ndonji të dhënë legale lidhur me punën, i kemi hequr nga funksionet.

Ka pasur gjatë kësaj kohe edhe ndonjë shprehje mosbesimi ndaj udhëheqjes nga disa elementë jo të mirë, si në fshatin Kurtaj të Peqinit, ku në pije e sipër kryetari i kooperativës bujqësore ngre një dolli për shokët e K.P. të rrethit, kurse mësuesi i fshatit i thotë kështu ke ngritë edhe për Tahir Demin dhe shfaq mosbesim ndaj kuadrove të rrethit. Ahere kryetari i kooperativës i drejtohet po për SH. Enver a e pin dollinë, mësuesi i thotë se për asnjë kuadër s’duhet pirë gjoja kundër kultit indivit, ahere kryetari i kooperativës i fut një grusht të mirë fytyrës dhe e gjakosi.

Lidhur me mosmarrëveshjet midis P.K. të B.S. e asaj Kineze, organizatat e partisë u sqaruan dhe të gjithë u solidarizuan me letrën e Komitetit Qëndror, ashtu siç ju kemi njoftue në letër të veçantë. Edhe përjashtimi i Liri Belishovës në përgjithësi është pritur mirë, kur ju është sqaruar se ajo ishte kundër qëndrimit të partisë sonë në Bukuresht. Dekonspirime nga ana e komunistëve kemi patur nja 2-3 raste, për të cilët është mbajtur qëndrim. Por ca nga dekonspirimet, ca nga radiot e huaja elementi armik në rrethe të ngushta ka filluar të flasë për këto dhe të ngjallë dyshime në situatën e vendit tonë. Kanë filluar të flasin se Shqipëria s’i ka punët mirë, po ftohet nga Bashkimi Sovjetik, Hrushovi se mori me vehte delegacionin tonë në OKB. Liri Belishova kur ishte në Kinë i ka kritikuar kinezët. Tani që po dalin grupe, pushteti do të përmbyset. Tahir Demi mirë e filloi e po mos qe zbuluar, në Kongresin IV do të arrestonin Enver Hoxhën e Mehmet Shehun e për 3-4 ditë çdo gjë do merrte fund. Pritni sa të turbullohet pak këtu e pastaj do të ndërhyjë Jugosllavia e Greqia ta përçajnë Shqipërinë. Populli është i pakënaqur nga planet e rënda të detyrimit e tatimit – thonë ata – bujqit kanë pakënaqësira dhe po presin që të shembet.
Të gjitha këto i lidhin me acarimin e gjendjes ndërkombëtare dhe me bukën.

AQSH F 14 / APSTAR V. 1960 D. 7 fl. 168
g.shqip
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 4 20.0%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 10.0%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 5.0%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 20.0%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 10.0%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 2 10.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 5 25.0%
Back
Top