Masakra në Itali, zbardhen motivet e krimit në familjen shqiptare

vitk

Anëtar i Respektuar
Shekulli Online

Lajm i fundit



01/11/2009



PAVIA (UPDATE) - "Ishte vullneti i Zotit". Këto janë fjalët e vetme e emigrantit shqiptar Alfred Melyshi, njeriut që shuajti familjen e vëllait dje në Pavia të Italisë. Ai ka pranuar krimin e vrasjes së trefishtë por nuk ka dhënë shumë detaje, duke qenë edhe në kushte të rënduara psikike dhe shëndetësore.


Ndërkohë prokuroria e Milanos ka nisur hetimet. Nga të dhënat paraprake bëhet fjalë se një sherr i vazhdueshëm në familje është bërë shkak i tragjedisë. Mësohet se autori i krimit është grindur me të kunatën, duke i kërkuar asaj të zhvendoseshin me shtëpi në një qytet tjeter, pasi ishin në konflikt me një familje shqiptare në Pavia.



Sipas prokurorisë, shkaku që çoi autorin ti merrte jetën një fëmije 3 vjeç, nënës dhe tezes së saj janë mosmarrëveshjet që ai kishte ai kishte me të vëllanë dhe kunatën.



Prokurori tha se "Antoni akuzonte të vëllanë Alfred Melyshin si shkaktar të një konflikti të krijuar me një familje tjetër shqiptare dhe për këtë arsye i kishte kërkuar atij largimin nga shtëpia ku jetonin prej vitesh bashkë".



Këto janë të dhënat e para të ngjarjes së rëndë që tronditi Shqipërinë dhe Italinë. Ngjarja pritet të zbardhet plotësisht kur të përmendet edhe vëllai i autorit i cili është në gjendje koma që nga momenti kur gjeti familjarët e tij të masakruar kur u kthye nga puna. Ndërkohë familjarët e viktimave kanë hapur dyert e mortit të Kurbin, ku edhe jeton familja Melyshi me origjinë nga Mirdita por e shpërngulur prej vitesh në Kurbin. Pritet që në vendlindje të sillen për tu varrosur edhe trupat e viktimave.




************

Tragjedi në një familje shqiptare në Itali. Një vajzë 3-vjeçe, e ëma e saj dhe tezja janë vrarë me thikë. Sipas mediave italiane viktimat janë, Rina Melyshi, 24-vjeç, vajza e saj 3-vjeç dhe tezja( motra e 24-vjecares) Ornela Ndoj, 19-vjec. Autor i ngjarjes dyshohet se është xhaxhai i vajzës, Alfred Melyshi, 24-vjec,i cili pasi ka lënë të vdekura tre femrat e familjes ka tentuar të vrasë edhe veten me të njëjtën thikë.


Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Pavia të Italisë, në një apartament që mendohet se është banesa e viktimave. Ka qenë vetë burri, i cili ka pohuar krimin e rëndë para karabinierëve, teksa është transportuar për në spital. "I vrava unë"- citojnë mediat italiane të ketë thënë ai për policinë. Ende nuk bëhen të qarta motivet e masakrës brenda familjes shqiptare.


Sipas mediave italiane, referuar policisë fillimisht u dyshua për larje hesapesh nga një tjetër familje shqiptare, rivale me të parën. Kjo, pasi një natë më parë janë dëgjuar të shtëna pistolete në drjetim të apartamentit në fjalë dhe autorë u dyshuan dy shqiptarë rreth të 30-ave. Por hetimet, nxorrën në dritë tjetër pistë.
Më pas u tha se autor ishte i ati, por u verifikua se i ati, Anton Melyshi, 30-vjec dhe me profesion murator ka qene jashte baneses ne kohen e masakres, me femijen tjeter. Aktualisht, citojne mediat italiane ai eshte ne efektin e qetesuesve pasi eshte i shokuar.
 
far injorance vullneti i Zotit te gjith fajin Zotit ja lojn per gabimet e tyre nccnc kta Zoti ka me denu

Gjynah per at familje sidomos per femijen :(.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top