Masakra e Tivarit

loyalx

Muslim


HYRJE

Nga dokumentet arkivore të proviniencës ushtarake të Jugosllavisë del mirëfilli se për çlirimin përfundimtar të Jugosllavisë, nga Kosova, morën pjesë më se 53 000 luftëtarë. Prej tyre, numri më i madh ishte i shqiptarëve, pjestarë të aradhave partizane, me përvojë nga viti 1941-'45, si dhe një numër vullnetarësh të tjerë që u mobilizuan në vitet '44-'45. Nga ky numër, për plotësimin e njësive ushtarake të Jugosllavisë, jashtë Kosovës u nxorën gjithsej 35.017 luftëtarë shqiptarë:
Në Frontin e Sremit 13.000, që përfshiheshin: në brigadën VI (3.000), në brigadën VII (mbi 6.000) dhe VIII 4. 000 (luftëtarë shqiptarë). Për plotësimin e Armatës IV të Jugosllavisë, për në Frontin Veriperëndimor të bregdetit të Adriatikut, në mars dhe prill të vitit 1945, u deportuan 22. 017 luftëtarë shqiptarë si më poshtë:

a) Në mars: Eshaloni i parë, me 3.700 luftëtarë, niset nga Prizreni më 24.3. 1945 dhe arrin në Tivar më 29.3. 1945. Eshaloni i dytë, më 4.700 luftëtarë, niset nga Prizreni më 26.3.1945 dhe arrinë në Tivar më 31.3.1945 dhe Eshaloni i tretë, me 2.700 luftëtarë shqiptarë, niset nga Prizreni më 27.3.1945 dhe arrinë në Tivar më 1 prill 1945.

b) Në prill: Eshaloni i parë, me 1.506 luftëtarë shqiptarë, niset nga Prizreni më 19 prill 1945; Eshaloni i dytë, me 2.601 luftëtarë, niset nga Prizreni më 20 prill 1945 dhe, Eshaloni i tretë, me 1.216 luftëtarë, niset nga Prizreni më 24 prill 1945.

c) Eshaloni i posaçëm me 5.594 luftëtarë shqiptarë, nga Maqedonia, deportohet në Frontin veriperën dimor të Adriatikut, ditët e para të prilli të vitit 1945. Në pyetjen: Pse u deportuan jashtë Kosovës, kinse për plotësimin e qendrave ushtarake jugosllave, vetëm shqiptarët, përgjigja e vërtetë është: të shfarosen masovikisht. Sepse, po të ishte qëllimi që të shkonin atje për të luftuar, atje do të deportoheshin edhe serbët, malazezët, maqedonasit e të tjerë.

Shumë autorë të paanshëm shtrojnë pyetjen: A ishte i nevojshëm një mobilizim me përmasa aq të mëdha i shqiptarëve, në kohën kur çdo ditë pritej kapitullimi i pushtuesit nazifashist? Përgjigja ishte e logjikshme: Jo. Dëbimin e numrit kaq të madh të shqiptarëve nga Kosova, sipas këtyre autorëve, duhet kërkuar te një strategji dhe nevojë për izolimin eshqiptarëve nga Kosova, meqë në pranverë pritej kryengritje me përmasa të gjëra nga ana e shqiptarëve, që luftonin për çlirimin e viseve të pushtuara të Shqipërisë etnike. Sikur shihet, numri i shqiptarëve të mobilizuar dhe i atyre të deportuar në qendrat ushtarake jugosllave në Srem dhe në bregdetin e Adriatikut, ishte shumë më i madh sesa tregohej me dokumentet ushtarake, për shkaqe strategjike. Fjalët dhe parullat se po shkonim në Front, si dhe lënia e armëve kinse për të na kursyer nga mundimet e rrugës së gjatë, ishin vetëm një mashtrim i tyre për ta realizuar më lehtë qëllimin, ngase duarthatë dihej mirfilli se s'ka qëndresë. Ndërkaq, Tivari ishte zgjedhur si skuta më e veçuar e Malit të Zi, që ishte larg i të gjitha lidhjeve komunikuese, ku, në mënyrën më të padukshme do të kryhej ai krim i paparë në histori. Një gjë të tillë e mundësonte konfiguracioni i terrenit. Shkëmbinjtë, kanionet dhe deti i gjërë, ofronin mundësi ideale që t'i përpinin pa gjurmë të gjitha viktimat dhe kufomat e plojës, në mënyrë që tërë ato krime t'i mbulojë terri dhe heshtja, duke mos dhënë as mundësi rninimale që të depërtojë asnjë fjalë dhe e dhënë për opinionin, e mos të flasim më për ndonjë jehonë më të madhe që do të mund t'u bëhej atyre masakrave, në vend dhe jashtë tij. Pikërisht më 31.3.1945, në Tivar, u masakruan hiç më pak se 4.310 luftëtarë shqiptarë, si dhe u bë helmimi i më se 1.340 të tjerëve në kazermën ushtarake të Dubrovnikut, masakra këto që për nga shëmtia nuk e kanë edhe një shembull të vetëm në historinë e njerëzirnit. Përkundër dëbimit të numrit kaq të madh të luftëtarëve shqiptarë jashtë Kosovës, njëkohësisht, në Kosovë, u sollën 20-25 brigada jugosllave dhe divizioni V dhe VI shqiptar, me një efektiv të përgjithshëm prej 80-100 mijë ushtarësh e oficerësh të të gjitha gjinive dhe me një armatim modern për kohën. Shovenët serbë mendonin se pikërisht tash, nën parullën e LNا-së, të ''vëllazërim-bashkimit'' dhe të luftës klasore, më së lehti do t'i realizonin kërkesat kundër-shqiptare, që i shtronte elaborati i Vasa اubrilloviqit i 7 prillit 1937, i përmirësuar më 3 nëntor 1944, si dhe projekti i Ivo Andriqit i vitit 1939. Programi Kombëtar i ideo- logut çetnik Stevan Moleviqit, etj ., tëcilat dokumente paraqitnin platformën ushtarake -politike të së ashtuquajturës LNا në Kosovë dhe në viset e tjera etnike shqiptare. Kjo u dëshmua që nga dita e parë kur forcat ushtarake të ''UNاJ-së'' shkelën truallin e Kosovës dhe viset e tjera etnike shqiptare, kur u mbushën përrenjtë, hendeqet e malet me kufoma të shqiptarëve. Nuk mbet pus në Kosovë dhe në viset e tjera etnike shqiptare, pa u mbushur me koka dhe gjymtyrë të këputura të shqiptarëve.

ESHALONI I DYTث

Marshi për në Ferr
Unë, luftëtar i gjallë dhe përjetues i kësaj tragjedie, përkundër klimës gjithnjë e më të pavolitshme, që po mbretron në Kosovë me dekada nën sundimin bolshevik - monist të regjirnit serb, qysh në nëntorin e vitit 1966, lidhur me këtë vepër mizore e të papresedencë në histori kam kërkuar ndriçirnin e saj me anë të parashtresës që ua kam bërë Komitetit Qendror të atëhershëm të LKJ, KQ LKS, KK të LK të Kosovës dhe Komitetit Komunal të LK të Mitrovicës, me ç'rast kam kërkuar që të zbulohen dhe dënohen të gjithë ata që ndërmorën dhe kryen këtë plojë. Lidhur me përgjigjet e marra do të ndalëm më gjërësisht në fund të këtijë shkrimi.

Thirrja për kryengritje kundër fashizmit
Siç dihet, Thirrjes së Aleancës Antifashiste me të cilën ftoheshin shtresat e gjëra popullore në kryengritje kundër fashizrnit, edhe shqiptarët e Kosovës iu përgjigjen njëzërit, rrokën armët dhe krah për krah me kombet dhe kombësitë e tjera luftuan kundër pushtuesve të përbashkët deri në fitoren përfundimtare dhe çlirimin e vendit. Në fillim të vitit 1945, kur fashizmit duhej dhënë grushtin vendimtar dhe të arrihej fitorja mbi armikun, një numër i madh i shqiptarëve, pjesëtarë të aradhave partizane me përvojë luftarake nga vitet 1943-45, si dhe një numër i madhë vullnetarësh të tjerë, që u mobilizuan atëherë, u caktuan të shkojnë nga Kosova në Frontin veripërëndimor të bregdetit të Adriatikut për dy qëllime:
-Që t'ia presin vijën e frontit armikut të fortifikuar në frontin e Srernit, përkatësisht t'u bëhet e pamundur forcave naziste të tërhiqen në Austri apo Itali, dhe
-Të marrim pjesë në çlirimin e Trieshtës dhe të Istries, së bashku me njësitë e tjera të UNا-së, para se të hynin në këto troje njësitë anglo-amerikane, në mënyrë që këto territore t'i bashkangjiten shtetit ''amë'' Jugosllavisë. Për këtë qëllim nuk duhej kursyer asgjë, as numrin e viktimave' të mundshme. Për arritjen e këtijë qëllimi janë nevojitor edhe forca të mëdha, si përnga numri ashtu edhe përnga cilësia luftarake. Të bindur në idealet e larta që shtronte para nesh fakti se po shkonim në front kundër nazifashizmit, në asnjë çast nuk na shkonte mendja se ndaj nesh përgatitej një kurth monstruoz e djallëzor. Përkundrazi, nga të gjitha viset e Kosovës u tubuan më se 4.700 veta, më se 99 % shqiptarë, për të marrë rrugën kah Tivai. ا'është e vërteta , ne kishim dëgjuar se edhe një grup i ngjashëm si ky yni, është nisur po në këtë rrugë para nesh, ata pa ditur se ishim të destinuar të bëheshim viktima të një ploje të paskrupullt e që për nga monstruoziteti nuk ka edhe një shembull në historinë e njerëzimit. Jemi të bindur se as ''Oshviençini'' i Polonisë e as ''Mathauzeni'' i Austrisë nuk kanë qenë me siguri më të rëndë, aq më parë kur atje pësuan kundërshtarët e fashizmit, kurse në Tivar ploja është bërë pikërisht ndaj bashkëluftëtarëve të vet shqiptarë duarthatë.
Pikënisje e këtyre focave ushtarake në grupe ishin qendrat e rretheve dhe ato komunale të Kosovës. Njëren nga këto, ku isha edhe unë e përbënin ushtarët e aradhave partizane të rrethit të Mitrovicës, të Shalë së Bajgorës dhe të Drenicës, vullnetarë dhe shumë të mobilizuar nga këto anë, në një numër të përgjithshëm prej 1.000 deri 1.200 luftëtarësh.
Në rrugë e sipër drejt Prizrenit, ky numër gjithnjë rritej, kështu që me numrin e luftëtarëve që na u bashkuan nga qendrat e rretheve dhe të komunave të Vushtrisë, Podujevës, Prishtinës, Kaçanikut, Gjilanit, Lipjanit, Shtimës, Sufrekës, Istogut, Pejës, Gjakovës, Prizrenit e viseve të tjera u bëmë mbi 4.700 veta. Në nismë, që nga Mitrovica e deri në Prizren, kemi qenë tê organizuar në njësi ushtarake formacionesh të ndryshme, gjithnjë nën komandën e oficerëve ushtarakë shqiptarë dhe se komandohej në gjuhën shqipe.

Riorganizimi dhe çarmatimi i ushtarëve shqiptarë në Prizren
Në vendtubimin qendror në Prizren u bë riorganizimi i përgjithshëm. Fjalën e rastit na e mbajtën dy oficerë të lartë dhe dy civilë. Na u tha, ndër të tjera, në gjuhën shqipe dhe serbokroate, se në pjestarët e këtyre njësive llogaritet shumë dhe se duhet të mburremi me misionin që na ishte besuar, sepse do të japim kontributin tonë në çlirimin e Istries dhe të Trieshtës, të popujve që aqë shumë kanë vuajtur nën pushtimin e huaj, si dhe t'ia prejmë vijën e frontit të Sremit armikut, me ç' gjë do ta shpejtojmë çlirimin e vendit dhe kapitullimin e nazizmit.Po ashtu na u komunikua se:
-në këtë marrshutë janë nisur 4.700 luftëtarë;
-për shkak të rrugës së gjatë deri në Tivar, rrugë kjo e cila do të kalohet këmbë nëpër territorin e Shqipërisë, të gjithë ata që kanë armë t'i dorzojnë e mos t'i bartin për së rëndi. U theksua se kjo vlenë edhe për oficerët shqiptarë, sepse, siç u tha, ata mbajnë armë heterogjene si gjermane, italiane, billgare, etj., kurse, porsa të mbrrijmë në Kroaci do të armatosen të gjithë me armë më moderne angleze. Përcjellën tonë, thanë ata, tash e tutje do ta sigurojnë oficerët dhe ushtarët e rryer serbë e malazeze, kinse për të na mbrojtur më mirë prej çfardo rreziku në rrugë;posa të mbrrijmë në Kroaci, do të bëhet riorganizimi i këtyre njësive në brigada, batalione, çeta e togje, kurse komanden dhe drejtimin e tyre do ta bëjnë oficerët e çarmatosur shqiptar. (Sqarim: para nisjes për në Tivar, nga kolona i kanë ndarë, i kanë tërhequr ata të paktë, serbë, malazezë, romë, çerkezë dhe goranë u kanë dhënë uniforma dhe armë i kanë inkuadruar në divizionin e 46-të të Serbisë, për përcjelljen tonë).
Duke qenë të sinqertë, të çiltër e të pastër në shpirt, sikurse e ka zakon shqiptari, të bindur se partia komuniste në aleancë me koalicionin Antifashist nuk do ta ndjekë politikën e shfarosjes së shqiptarëve, siç ndodhi në Jugosllavinë e vjetër, urdhërat që na u dhanë këtu i nderuam, madje i vlerësuam si humane dhe shprehjeje kujdesi ndaj nesh. Askush nuk dyshonte se pas kësaj fshihej një drarnë e tmerrshme e konstruktuar për popullin shqiptarë, e
pashënuar ndonjëherë në histori. Fjalët dhe parullat se po shkojmë në front, si dhe lënia e armëve kinse për të na kursyer nga mundimet e rrugës së gjatë, kishin qenë vetëm mashtrim për ta realizuar më lehtë qëllimin e tyre, ngase duarthatë, s'ka qëndresë. Ndërkaq Tivari, ishte planifikuar dhe zgjedhur si skuta më e veçuar e Malit të Zi, ku largë prej të gjitha lidhjeve komunikuese, në mënyrë më të padiktueshme do të kryhej krimi i paparë e i padëgjuar në histori. Konfiguracioni i terrenit me shkëmbinjë, kanione e det të gjërë, ju ofronin mundësi ideale që të përpinin pa gjurmë të gjitha viktimat dhe kufomat e plojës, gjithë krimin ta mbulojë terri dhe heshtja, pa dëpërtuar asnjë fjalë në opinion, e të mos flasim për ndonjë jehonë më të madhe në vend apo jashtë vendit. Planifikuesit e kësaj ploje nuk ka mundur madje t'i kënaqë as dërgimi i gjithë këtyre 4.700 shqiptarëve në frontin e Trieshtës, që atje të vriten nga armiku fashist. Të për- shkiuar e të ngjeshur deri në palcë me urrejtje shoviniste, kundërshqiptare, ata donin që vetë, të ekzaltatuar të shfryhen e të kënaqën me sadizmin e vet shtazarak. Në Prizren qëndruam dy ditë, derisa u tubuam të gjithë dhe derisa u bë riorganizimi në njësi. Nga Prizreni, kolona jonë e gjatë 5 kilometra, u nis në drejtim të territorit të Shqipëris nga pjestarët e brigadave serbe e malazeze, të armatosur deri në dhëmbë, që kishin për qëllim gjoja ta sigurojnë marshutën.

Marshimi Prizren - Kukës


Me të kaluar të kufirit të Kosovës, sjelljet e mëparshme sadopak korrekte të përcjellësve tanë, të cilët prej Mitrovicës e deri në Kukës, megjithatë, u ngjanin sjelljeve të bashkëluftëtarëve, këtu e tutje tashmë u shndërruan në sjellje të armiqve të paskrullt, të bishave të egra. Tani, ata, nuk na konsideronin më si bashkëluftëtarë te tyre por as si robër të luftës, ndaj të cilëve edhe robëruesit më gjakatarë e më të pacivilizuar obligohen me konventat ndërkombëtare që të sillen në mënyrë sadopak humane. Madje, ata nuk na konsideronin as si kope bagëtish, sepse është e ditur se barinjtë kujdesen që kopenë ta shpiejnë deri në vendin e caktuar, kurse për përcjellësit tanë ishte krejt një se a do të vdesim gjatë rrugës apo këtë gjë do ta bëjmë atje në Tivar, në vendin e caktuar për kryerjen e plojës masive ndaj shqiptarëve. Na grahnin si të ishim të dënuar me vdekje, kur i shpiejnë në vendin e ekzekutimit. Sipas dëshirës, edhe ushtarit më të thjeshtë, që ndodhej në përcjelljen tonë, nëse i tekej, mund të na ndante cilindo prej nesh nga kolona, e ta bënte shoshë me automatik apo ta theme pareshtur me bajonetë e kufomën ta shtynte me majën e çizmes ushtarake në hendek për t'ua lënë korbave si ushqim. Këtë e bënin pa kurrfarë droje se dikush do t'i merrte në përgjegjësi për një krim të tillë. Përkundrazi.

Marshimi makabër nëpër Alpe Shqiptare

Sa më shumë që largoheshim nga Kosova, përcjellësit tanë gjithënjë e më shumë e tregonin fytyrën e vërtetë të bishës gjakpirëse. Në çdo hap drejt Tivarit, ata i shtonin torturat dhe repreza1jet ndaj nesh, dhe, siç dukej, këto iu shërbenin si uvertyrë para shfaqjes së madhe "Të natës së Bartolomeut" , që do ta realizonin në Tivar. Duke kon- sideruar se iu është ofruar një rast shumë i volitshëm për ta shprehur shkallën e ''patriotizmit'' të tyre, përcjellësit tanë, serbë e malazez, bënin gara në mes veti se kush do t'ia kalojëtjetrit përnga egërsia dhe pashpirtësia. Përveç që na mundonin me uri, duke mos na dhënin fare ushqim, akoma më shumë na mundonin me etje, duke na penguar që t'i ofrohemi ndonjë burimi apo përrocke të këthjelltë për t'u freskuar apo shuar etjen. Për ne nuk kishte strehim as kur binte shi, as kur bënte të ftohtë. Natën e kalonim nën qiellin e hapët. Përcjellësit tanë flenin e pushonin në objakte të mbuluara. Rrugës, ata ndërroheshin vazhdimisht. Derisa një numër sish marshonte krahas kolonës, të tjerët pushonin në kuaj ose qerre. Kështu, ata ndërroheshin, ndërsa ne, të uritur, të etur e të rraskapitur, duhej të ecnim me atë temp që na dik tonin përcjellësit tanë të ngopur me ushqirne e të pushueshërn. Kështu, rnarshonirn tërë ditën, rnë përjashtim të disa pushirneve nga një gjysrnë ore, jo aq për të pushuar ne, por për t 'u ngopur ata me të rnirat që kishin marrë me vete. Gjatë këtij pushirni ne duhej t'i kryenirn nevojat tona fiziologjike, ngase ato, gjatë rnarshirnit, nuk ishin të lejueshrne, dhe rnund t'i bënirn vetërn në brekë. Disa prej nesh, rnë të dobët fizikisht, nuk rnund t'u përballonin rnundirneve. Kishte raste që sërnureshin, e ndodhte edhe të vdisnin rrugës. Disa që nuk rnund të ecnin, përcjellësit tanë i shpallnin shtirës, andaj i pushkatonin aty për aty. Plurnbin në kokë apo bajonetën në gjoks e ?Ierrte edhe ai që për një hap sado tëvogël rnënjanohej ngarreshti për ta zbathur këpucën, që ia kishte vrarë kërnbën, ose ai që me kapele donte të rnerrte ujë në prroskë dhe për raste të ngjashrne. Në fakt, sa është nurnri i atyre viktirnave që u rnbetën eshtrat rrugës pa arrijtur fare në Tivar, askush nuk e di saktësisht, por pa dyshirn, ai është shurnë i rnadh. Ai që ishte në krye të kolonës së gjatë që e përbënin rnbi 4.700 veta nuk kishte rnundësi ta dijë se ç'po ndodhë në mes apo në fund të kolonës, e, po ashtu, ai i fundit, nuk kishte mundësi ta dinte se ç'po ngjet në krye të kolonës. Ndonëse, sipas disa të dhënave të dëshrnitarëve, Hajdin Halilit nga Krasrnirofci, Rizah Hajdinit dhe Selim Sinanit nga Baksi, del se ky nurnër arrin në 800 veta:Ndërsa, sipas të dhënave të Bajrarn Golës, ish-oficer i lartë i Arrnatës jugosllave, ky nurnër arrin në 700 veta.

Arritja në Kukës


Në ato rrethana, ditën e parë të rnarshimit tonë, rreth orës 20, arritërn në Kukës, kurse lurnin e atyshëm e kaluam përrnes një vigu pasi që ura kishte qenë e shkatërruar. Atë natë rnbetërn nën qiellin e hapët, nën reshjet e imëta të shiut. Ishim të rrethuar nga Drini i Bardhë, e nën mbikëqyrjen e vazhdueshme të forcave ushtarake serbo- malazeze. Diku nga mesnata filluan të ftohen në shtab njerëzit më autoritativë të radhëve tona, sidomos ata të cilët kishin rënë në sy më parë si eprorë tanë ushtarakë, rrugës për në Prizren, e siç u tha , kinse për konsultime për rrugën e mëtejme. Aty nga ora 01 pas mesnate dëgjuam disa të shtëna me pushkë automatike dhe britma të tmerrshme të cilat na habitën dhe na frikësuan, por ende besonim se nuk ishte fjala për ndonjë tradhti të kurdisur të përcjellësve tanë.
ثshtë prekës e dramatik rrëfirni i tre shokëve tanë që kishin qenë të ftuar, por edhe që kishin patur fatin që në errësirë të ikin nën rrebeshin e plumbave. Fjala është për Bajram Zukën, Maliq Qerimnin dhe Rrustem Ahmetin nga Likoshani i Gllogovcit, të cilët na treguan se të gjithë ata që kishin qenë të ftuar kinse për konsultime në shtab, i kishin ndarë në grupe në drejtime të ndryshme dhe pastaj ua kishin përgatitur pusinë dhe zbrazur me plumba nga automatiku. Ky rrëfirn i tyre tashmë na e bëri me dije se ndaj nesh, megjithatë, po përgatitej diçka shumë e keqe, por s'kishim paragjykime se mund të ndodhte ajo që ndodhi më vonë.
Pas kësaj ngjarjeje tragjike, të prirë nga Bajram Zuka dhe disa shokë të tjerë, në fshehtësinë më të madhe e kemi njoftuar pjesën më të madhe të kolonës për atë se çka ndodhi atë natë dhe se jemi organizuar në kuadër të mundësive që kishim për të marrë masa të duhura: iu kemi bërë me dije se jemi të rrethuar dhe të përcjellë nga forcat serbe e malazeze dhe se nuk na konsiderojnë si bashkëluftëtarë, madje as si robër lufte;
-askush të mos u përgjigjet thinjeve të mundshme të shtabit, dhe
-askush të mos largohet nga vendi, madje as për nevojat fiziologjike, kurse në mëngjes të kërkojmë sqarime për fatin e shokëve që na i morën për gjoja në konsultime dhe të na njoftojnë për fatin e tyre e pastaj ta njoftojmë edhe Këshillin Krahinor në Prizren për trajtimin tonë. Masat që i morëm dhanë fryt, sepse më askush nuk u largua nga vendi dhe se askush nuk iu përgjigjej thirrjeve të shtabit. Përjashtim bënë vetëm Bajram Zuka dhe Ferat Dani në fillim, të cilët ishin tronditur thellë dhe pasi që kishin kuptuar tradhtinë, pas asaj që kishin parë në shtab, vetëm kërkonin rastin më të volitshëm që të kthehen në Kosovë. Lidhur me sqarimet që i kërkuam në mëngjes për zhdukjen e shokëve tanë, përcjellësit u përpoqën t'i përgënjeshtrojnë pohimet tona, duke thënë se fjala ishte për dezertues. Mirëpo, duke parë vendosmërinë tonë, na premtuan se më tej do të kemi trajtim të njëjtë sikurse edhe përcjellësit dhe se tash e tutje gjatë rrugës nuk do të na gjejë asnjë e keqe. Poashtu, na thanë se për rrugën tonë është në dijeni Shtabi kryesor i LNا-së në Kosovë dhe se vazhdimisht janë në kontakt me shokun Fadil Hoxha.

shkruan:
Azem Hajdini - Xani

agimi.com
 
Me kërkesën e Armatës së Katërt, Shtabi Operativ i Ushtrisë dhe Armatës Popullore të Kosovës merr vendim të mobilizojë luftëtarë për çlirimin e plotë të Jugosllavisë. Sipas urdhëresës së dhënë nga SHO duhej organizuar njerëz për t'i formuar së pari dy eshalone e më vonë të formohet edhe eshaloni i tretë. Eshaloni i dytë prej Prizrenit për në Shkodër, u nis më 25 mars 1945.

Eshaloni dy ditë qëndroi në Prizren e prej këtu në Shqipëri. Ata nën përcjelljen e rojës serbe e malaziase, gjoja për t'i mbrojtur e siguruar. Me të kaluar në territorin e Shqipërisë, sjellja e përcjellësve serbë e malazias ndryshoi. Silleshin në mënyrë brutale. Prej Kukësit e deri në Tivar sjelljet e rojës ushtarake serbe e malaziase nuk i përgjigjeshin një roje kolegiale, por ajo i përngjante një përcjellje të burgosurish. Pjesëtarëve të eshalonit të dytë, sa më shumë largoheshin nga Kosova, aq më shumë u shtohej zullumi. Nuk i lejonin për të pushuar, për të pirë ujë e nevojat tjera natyrore. Natën e kalonin nën qiellin e hapur dhe gjithnjë të fyer e të maltretuar. Nga mundimet e rrugës, urisë e lodhjes ata që nuk mund të ecnin, i shpallnin të padëshiruar. Kështu kishte filluar edhe pushkatimi i atyre që lodheshin. Atyre nuk iu ndihmonin, por vetëm i shmangnin nga rruga dhe i likuidonin.

Rruga për Tivar kishte kaluar me vuajtje dhe peripeci të mëdha.

Ditën e parë prej Prizrenit arrijnë në Kukës aty diku kah ora njëzetë e mbrëmjes. Me shumë vështirësi e kishin kaluar Drinin e Bardhë. Në këtë natë, prej orës një (pas mesnate) kishin filluar t'i thërrisnin një nga një me radhë, gjoja për t'i marrë në pyetje, por ata që shkonin nuk ktheheshin më. Dikush, pas likuidimit të disa shokëve, kishte dëgjuar britma njerëzish dhe tani mësuan se aty i vrisnin duke i larguar në përroje e male. Nga ky proces i rrezikshëm ia kishin arritur të shpëtonin tre veta. Forma tjetër e likuidimit bëhej natën, gjoja nga dikush tjetër. Pusia ishte e përgatitur. Përcjellësit i çonin në atë drejtim, ata rrinin mbrapa, më larg në mënyrë që likuiduesit të shtinin në ushtarët shqiptarë. Në këtë rrugë të mundimshme disa ishin të lodhur shumë. Nuk mund të ecnin. Shokët më të qëndrueshëm nga përcjellësit kërkonin ndonjë mjet transportues, por kjo kërkesë jo vetëm nuk u përfill, por tani përcjellësit kishin filluar t'i rrahin. Numri i të sëmurëve u shtua edhe më shumë pas një shujte pak bukë e pak mish të prishur, me shumë erë dhe kripë. Kështu filluan dhembje në stomak dhe etje. Disa kërkonin ujë, por nuk u lejohej të pinë. Siç thotë, njëri nga fshati Krasmirofc shkoi të pinte ujë, por roja e vrau duke pirë ujë në burim. Natën e dytë eshaloni kaloi në afërsi të Pukës nën drunj e shi. Të nesërmen edhe shumë sish ishin sëmurë dhe vdekur nga helmimi i ushqimit. Ditën e tretë të udhëtimit eshaloni kishte arritur në ora 19, në vendin e quajtur "Ura e Zogut", të cilën ushtria fashiste italiane e kishte rrënuar. Tash gjoja se do t'i qesin me njëfarë vigu apo teleferiku të improvizuar i cili këputet. Shumica prej tyre mbetën të lënduar. Përcjellësit serbë e malazezë përsëri orvaten që edhe të tjerët t'i kalojnë ashtu gjoja se tani ishte në rregull, por këtë shqiptarët assesi nuk pranuan. Kështu vazhduan rrugën këmbë dhe rrotull. Të nesërmen të lënduarit nga teleferiku do t'i ndalin, gjoja për t'i bartur me ndonjë mjet transportues. I ndajnë nga shokët e tyre, por kurrë nuk u dit se çka ndodhi me fatin e tyre! Të mbeturit e kishin vazhduar rrugën deri afër Shkodrës, në vendin e quajtur "Vau i Spasës". Këtë va e kalonin pa vështirësi deri në Shkodër. Në ora 16 eshaloni kishte arritur në Shkodër, aty pushojnë pak, pinë ujë dhe në mbrëmje, vendosen në një kazermë, afër Shkodrës. Nga mesi i natës përcjellësit i zgjojnë për marshim në drejtim të Ulqinit, por edhe këtë rrugë nuk e kishin kaluar pa telashe. Diku kah ora 3 të mëngjesit kishin hasur në një minim eksploziv, në këtë të papritur edhe përcjellësit shtijnë mbi shqiptarë dhe në këtë vend mbetën një numër i konsideruar të vrarësh. Edhe këtë likuidim serbomalazezt do ta arsyetonin se gjoja banorët e Shqipërisë vapruan kështu nga pezmi që kosovarët ishin ithtarë dhe veprimtarë të lëvizjes kombëtare balliste.

Vazhduan rrugën për në Ulqin duke shtuar edhe këtë: "Kemi dëgjuar duke na fyer e sharë nënën shqiptare...., thonin, do tu burgosim" e thënie tjera. Me të hyrë në teritorin e Malit të Zi disa të sëmurë i ndajnë gjoja për t'i vendosur në spital. Ata nuk dinin se ku i dërgonin. Kah ora 12-13 e ditës, eshaloni hyri në Tivar. Vërehej një lëvizje e popullatës së Tivarit. Dukeshin ushtarë e civilë të armatosur. Shqiptarët i shikonin me përbuzje e ironi, por çka do të ndodh nuk dinin askush prej tyre. Bëhet masakër me përdorimin e gjithëfarë armësh. Këtë e vërteton edhe një raport zyrtar i shtabit operativ në të cilin ndër të tjera thuhet: padale su bombe sa svih strana,pusalo se od svih oruzja, a u pucnjavu su se umesali odbornici, bolnicarke, jednom recju, svaki ko se trefio o tom momentu i ko je posedovao oruzje. Pucnjava je prestala onda kada se nije niko vise podizao niti pomicao. Svemu ovome prisustvovali su komandant i komesar X brigade, iz sve skoro vojne i civilne ustanove koje se nalaze u Baru. Mnogo od njih su aktivno ucestvovalo u puskaranju na ljude.

Pas masakrës së bërë, ata që mbetën gjallë, pak më larg vendit të masakrës e kaluan tërë natën. Në brendi qëndronte roja e armatosur. Këtu qëndronin afro 15 orë, të lodhur e rraskapitur nga mundimet psikike e fizike, nga etja uria. Të nesërmen i dërgonin në qytet të vjetër për t'i vendosur në një ndërtesë të vjetër e të keqe. Shqiptarët kishin refuzuar për të hyrë, pa e ditur arsyen. Atëherë oficerët lejuan një numërim të tyre. Sipas numrimit ishin 810 veta. Kur krahasohet numri i përgjithshëm i nisur nga Prizreni 4580 veta, rezultati del se gjatë rrugës dhe në Tivar të vrarë e të plagosur kishin mbetur 3770 veta. Si thotë përjetuesi, pas dy a tri ditësh arriti një grup oficerësh, shumica e të cilëve u prezantuan se janë malazez, kurse dy tjerë u prezantuan si dalmatinë. Ata informuan se gjoja për të gjitha këto çka kishin ndodhur i kanë informuar organet krahinore në Kosovë. Pas kësaj lexohet një letër nga ana e oficerëve se gjoja paska ardhur nga udhëheqja e Kosovës.

Sa i kujtohet autorit përmbajtja e letrës ishte: "Me keqardhje kemi marrë lajmin për aksidentin që kishte ndodhur në Tivar çka ju vetë ishit fajtorë. Kemi marrë masa për një jetë të juaj sa më të mirë. Tashe tutje për front do t'u shoqërojnë udhëheqës serbë e malazez edhe të tjerë: Kroatë, sllovenë edhe shqiptarë".

Nga ky tekst për asgjë nuk ishte ngritur zëri, përveç asaj se "shqiptarët ishin fajtorë". Në Tivar këta të mbetur gjallë, disa prej tyre qëndruan edhe nja 10-12 ditë e pastaj me anije i transportuan për n' frontin e bregdetit, duke kaluar nëpër Split, Shibenik, Biograd ne More e vende tjera. Të gjithë u vendosën në njësi të armatës jugosllave dhe luftuan kundër fashizmit deri në çlirimin e Jugosllavisë në tërësi.

Pas çlirimit, shumë pjesëmarrës të procesit të Tivarit, grup oficerësh i kishin bërë me dije se duhet të lëshonin deklaratë për të treguar se si ka ndodhur ajo tragjedi. Qëllimi i këtyre delegatëve, si u kanë thënë oficerët është se organet më të larta shtetërore e kanë bërë një kërkesë të tillë.

Përkundër disa potencimeve për ndriçimin e kësaj çështjeje armiqësore, të bërë ndaj shqiptarëve, deri pas Plenumit të Katërt të LKJ nuk u lejua ndriçimi i këtij masakri. Pas Plenumit u ndriçua rasti i Tivarit, që të gjithë të likuiduarit dhe të mbeturit gjallë i shënuan në regjistrat e luftëtarëve të rënë kundër fashizmit dhe të rënëve nga tradhëtarët e vendit.
 
MASAKRA E TIVARIT DHE TRADHثTIA E ENVER HOXHثS


Për masakrën e Tivarit janë shkruar libra dhe kohëve të fundit janë shkruar shkrime nga shumë individ, por më duket ende nuk është folur mjaft për mos angazhimin tonë moral dhe njerëzor. Unë po përpiqem të ofroj diçka që mendoj se të tjerët ende nuk e kanë thënë.

Nga Xhafer Leci

Enver Hoxha dhe revolucionari Milladin Popoviç, 1943

image0011.jpg


Komunistet shqiptarë në Shqipëri dhe Kosovë heshtën për shumë masakra që i benë serbo-malazezet gjatë L2B. Asnjë masakër nuk ka guxuar të kalojë pa u dënuar, e sidomos ajo e Tivarit, e pa parë ndonjëherë në historinë njerëzore. Për këtë masakër Enver Hoxha ka qenë dashtë ta padisë Jugosllavinë në gjyqet ndërkombëtare, mendoj se edhe pse është vonë ende një denoncimi i tillë është i mundur. Gjenocidi i mijëra shqiptarëve të mobilizuar dhe të dërguar në armatën e Katërt të Ushtrisë Jugosllave e cila e ka pas për detyrë ta marrë Rijekën, Istrinë, Triesten dhe Korushken, të cilat edhe i ka marrë. Tivari ka qenë tabu-temë në atë kohë. Fadil Hoxha me kompani heshtën nga frika, por pse heshti Enver Hoxha me kompaninë e vetë komuniste, këtë nuk mund ta kuptojë logjika e shëndosh, as sot dhe as kurrë. Rezoluta e Bunjajt (1943/44) ka pas për qëllim krijimin e Kosovës si njësi të Federatës Jugosllave. Por në fakt në Bunjaj është aprovuar Rezoluta në të cilën është thënë: “… arriti momenti i fundit për bashkimin e popullit shqiptar të Kosovës më Shqipërinë….” Kjo rezolutë është e shkruar në gjuhen shqipe dhe në gjuhën serbo-kroate. Kjo rezolutë është dëshmi se lufta nacional-çlirimtare e Kosovës ka qenë luftë për bashkim me Shqipërinë. Kjo Rezolutë ishte e ngjashme me idenë e forcave të djathta shqiptare si Balli Kombëtarë, NDSH-eja etj, për bërjen e një Shqipërie etnike dhe demokratike. Një muaj pas mbledhjes së Bunjajt politbyroja e PKJ-së i ka shpallur të pavlefshme këto vendime dhe kështu Kosova është ka mbetur me dhunë si pjesë e Jugosllavisë me një autonomi tejet të zbehtë. Në Bunjaj vetëm Xhavit Nimani ka kërkuar që KNا i Kosovës, i formuar në këtë Konferencë të lidhet me Jugosllavinë, dhe për këtë qëndrim të tij (tradhtar) është emëruar si shef i OZN-s famëkeqe e cila ka dërguar në vdekje mijëra shqiptarë. Në letrën e Politbyrosë të PKJ, dërguar Komitetit Krahinor të PK të Kosovës të cilën e ka nënshkruar Millovan Xhillas, e më të cilën hedhen poshtë vendimet e Bunjajt, është edhe direktiva që orientimi për veprim në Kosovë është diskutimi i Xhavit Nimanit. Kështu, Xhavit Nimani vrante e kthjelltë për 45 vite në Kosovë, dhe sot ka njerëz që e adhurojnë siç e adhurojnë edhe Enver Hoxhën,i cili më 1944 i dërgon 2 brigada të ushtrisë shqiptare për të siguruar Kosovën si pjesë të Jugosllavisë.

Historiani prof.dr. Zekeria Cana në librat e tij „Ditari i Robërisë“ 1998-1999 shkruan se në masakrën e Tivarit nuk u pushkatua asnjë gjakovar, sepse ata i shpëtoj Xhavit Nimani, i cili i nxori nga rreshti që ishin duke shkuar për pushkatim. Vetë kjo të bënë me dije se komunistët shqiptarë të Shqipërisë dhe Kosovës e dinin se po ndodhë kjo masakër. Ata nuk reaguan duke menduar se me këtë akt makabër po vriten vetëm forcat e djathta “reaksionare”, me qëllim që pastaj komunistët jugosllav dhe ata të Shqipërisë të marrin frymë më lehtë, etj.

Po të bisedonim me kroatët dhe t’u thoshim atyre se ne shqiptarët jemi të parët në demonstratat e vitit 1981 që ia dridhen Jugosllavisë themelet, ata do të na thoshin; kujtoni demonstratat tona të vitit 1971 në Zagreb, Split dhe qytete tjera kroate, dhe luftën të cilën e kemi bërë ne me serbët pa ndërpre që nga viti 1928-1945 e deri më sot..?

Unë nuk mendoj t’i nënvlerësojë demonstratat tona dhe luftën tonë heroike për çlirimin e Kosovës, por duhet t’i kemi parasysh edhe sakrifikicat e të tjerëve që luftuan për pavarësinë e shtetit të tyre, sikur që luftuan edhe shqiptarët. Po përmendi vetëm disa raste të luftëtarëve të hershëm kroat, të cilët luftonin kundër komunistëve serbo-jugosllav për krijimin e shtetit të pavarur kroat, pra për Kroacinë e sotme sovrane.

Në Norvegji më 25 prill 1971 nga kroatët Miro Barishiç dhe Angjellko Brajeviç u vra ambasadori i Jugosllavisë malaziasi Vlladimir Rolloviç. Rolloviç ka qenë komisar politik i njësisë që e ka bërë masakrën në Tivar, që donë të thotë se ka qenë njeriu kryesor. Ju doli rend që atë ta vrasin kroatët e jo shqiptarët, që kanë pasur arsye më të madhe. Ka qenë dashur që ne të veprojmë në mënyrë të organizuar e jo individualisht, vetëm duke i kënduar njeri tjetrit elegji dhe të shesim lavd..! Pse e vranë kroatet Rolloviçin; jo pse Rolloviç kishte dhënë urdhër për masakrën e Tivarit, por pse Rolloviç zbuloi bashkëpunimin e komunistëve kroat me ish forcat e ustashve në Perëndim, të cilët luftonin për bërjen e Kroacisë shtet të lirë. Kroatët, për dallim nga komunistët shqiptarë titoistë dhe enveristë, të cilët fyenin Ballin Kombëtar dhe NDSH-në, si forca të errëta dhe tradhtare, që ndiqeshin këmba-këmbës kudo që ishin edhe në Perëndim. Kroatët komunist bashkëpunonin me forcat reaksionare, kështu që ata që drejtonin Kroacinë më 1971 si Savka Dapçeviç Kuçar, kryetare e Kroacisë, Mirko Tripallo, ministër i jashtëm i diplomacisë Jugosllave, i cili kishte folë në një rast në institucione, për mos besimin anti-serb:“ Të gjallët nuk mund t’u s`qajrojnë të vdekurve, kurse të vdekurit të gjallëve munden shumë. Në shtator 1986 në Shtokholm në ora 23.23 minuta pas përcjelljes së një filmi u vra kryetari i Suedisë Olaf Palme dhe plagoset gruaja e tij Lisbet, si vend demokratik që ishte Suedia. Olaf ishte pa roje dhe pa përcjellje të policisë. Policia suedesze gjatë hulumtimeve ka ardhur deri në përfundim se vrasja e Olaf-it ka lidhje me me aparat-hejdin e Afrikës së Jugut dhe me luftën e Vietnamit.

Ndërsa disa media të huaja patën shkruar se vrasja e Olaf Palme u krye nga agjentë jugosllav në shenjë hakmarrje për vrasjen e ambasadorit jugosllav Rolloviç, dhe se vrasësi pas dy javëve qëndrimi ilegal në Suedi, pa u hetuar nga policia suedeze kishte udhëtuar për Beograd bashkë me ekipin e futbollistëve jugosllavë të cilët atë kohë kishin zhvilluar një ndeshje në Suedi.

Gjithashtu me 10 shtator me thikë u plagos rëndë dhe vdiq me 11 shtator 2003 ministrja e jashtme suedeze zonja Anna Lindh, nga serbi Mihajilo Mijaloviq, i lindur në Stokholm me 6 dhjetor 1978. Ministresha suedeze u vra vetëm se ajo përkrahu bombardimet e NATO-s për të mbrojtur gjenocidin dhe spastrimin serb kundër shqiptarëve të Kosovës. Pas shumë përpjekjeve se Mihajlo ishte i sëmuar psikik, ai më në fund nga gjykata supreme e Suedisë u dënua me burg të përjetshëm. Ndërsa vrasësi i ambasadorit Rolloviç, Miro Barishiq pasi kreu burgun në Suedi, pati marrë pjesë në luftën e forcave kroate kundër atyre serbe, ku heroikisht ra ne frontin e nderit me 1993.

Siç e dimë shumë nga ne se UDB-ja jugosllave ka vra me qindra kroat në gjithë boten, por edhe kroatët janë hakmarrë gjithherë.

Kujtojmë vrasjen e Radishiqit, kryeministër në Qeverinë Jugosllave Serbo-Kroato-Sllovene me 1928 në Beograd në Parlament, serbët, popoviqët e Gjilan-it, bërtasin këtu duhet të kërcas pushka, dhe Radiq vritet, por kroatet për këtë vrasje pak më vonë në shenjë hakmarrjeje vrasin Kralin serb Aleksandër Karagjorgjeviçin në Marsej të Francës. Vlen të përmendim babë e djalë Toma dhe Vllada Popoviq, urdhër dhënësit xhelatë të masakrës së Gjilanit në dhjetor 1944, ku u pushkatuan mbi 4 mijë shqiptarë burra, gra, fëmijë, pleq e plaka.

Shtrohet pyetja se kur dhe cilin funksionar serb e vranë shqiptarët në shenjë hakmarrjeje për gjithë ato masakra dhe gjenocide që kanë ushtruar serbët ndaj ne shqiptarëve, sidomos prej viti 1912 e këndej..?!

Pra, në këtë shkrim i bëra disa krahasime për të vënë në pah disa të vërteta historike dhe politike rreth masakrës së Tivarit, me dëshirën që historianët tanë kur të shkruajnë për historinë tonë kombëtare, të mos i harrojnë disa fakte politike të asaj kohe që ndërlidhen edhe me popujt tanë miq, siç janë kroatët dhe ndikimi i tyre në shembjen e komunizmit dhe ngrehinës ish jugosllave të udhëhequr kryesisht nga çetnikët serbë, të konvertuar rrejshëm në komunist.
 

Attachments

  • image0011.jpg
    image0011.jpg
    115.4 KB · Shikime: 0

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 4 25.0%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 12.5%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 6.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 18.8%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 12.5%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 4 25.0%
Back
Top