Masakra e Reçakut përmes fotografive

Kresha

A pretty face can never trick me
Screenshot_1.png



"Krim kundër njerëzimit” Sot u bënë 21 vjet nga Masakra e Reçkut, ku u masakruan barbarisht nga forcat serbe 45 shqiptarë të paarmatosur. Kjo nuk ishte masakra e vetme që forcat serbe bënë në Kosovë, por cilësua si një ndër më të rëndat për të cilën dëshmoi atëkohë edhe Ambasadori i OSBE-së, William Walker. Ai Masakrën e Reçakut e cilësoi si krim kundër njerëzimit. “Unë i akuzoj forcat policore dhe ushtarake serbe se janë përgjegjës për këtë masakër. Para disa ditësh, UÇK-ja liroi 8 ushtarë serbë. Prisnim një masë reciprociteti. E çka kemi në vend të saj? Vrasje të 40 civilëve të pafajshëm. Dëshiroj të di se kush ka dhënë urdhër. Duhet të dalin para drejtësisë. Nuk jam jurist, por, sipas meje, këtu ka ndodhur një krim kundër njerizimit”, pat thënë atëherë Walker. Kjo masakër ishte pika e kthesës për luftën e Kosovës,duke bërë që të ndërhyjë NATO në ndalimin e gjenocidit serb në Kosovë. “Besoj sinqerisht, se incidenti i Reçakut, për arsye të ndryshme ka çuar në ndërhyrjen e NATO-s, lirinë dhe pavarësinë. Ka pasur faktorë të ndryshëm në atë që ka ndodhur, por pas disa viteve të informatave dhe dëshmisë që Sllobodan Millosheviq po trajtonte popullatën shqiptare në mënyrë barbare është mundësuar ndërhyrja e NATO-s”, pati thënë Walker. Serbia jo që nuk ka kërkuar falje për krimet që ka bërë në Kosovë, por shkuar edhe në pikën e mohimit. Presidenti aktual serb, Aleksander Vuçiç, në një deklaratë, muaj më parë tha se “Masakra e Reçakut” është vetëm një trillim i William Walker-it. Sigurisht kjo është një përpjeke e Serbisë për të mohuar krimet në Kosovë . Masakra u dëshmua edhe përmes raportimeve të mediave ndërkombëtare që atë kohë përcillinin luftën në Kosovë.

Screenshot_2.png

Screenshot_3.png

Screenshot_4.png

Screenshot_5.png

© RTV21.tv
 
Pati liruar si peng ate kohe
 
Paskan qen pengje! Nuk Kane dale para drejtsise?

Akoma s'kane dale para drejtesise, askush nuk u denua, as ne Hage kur kane deklaruar deshmitaret. Me te ndegjuar e kam qe ne Kosove kane filluar hetimet nga Prokurorja Speciale e Kosoves...
 
I ka pa Edi Rama keto fotot kur coj Vuçiçin ne Durres i cili bente gjasme u dhimseshin shqiptaret?
Vuçiçi ka qene i lidhur direkt me masakrat e shqiptareve te Kosoves, jo per gje.
 
I ka pa Edi Rama keto fotot kur coj Vuçiçin ne Durres i cili bente gjasme u dhimseshin shqiptaret?
Vuçiçi ka qene i lidhur direkt me masakrat e shqiptareve te Kosoves, jo per gje.

Padyshim, ishte Minister i Informatave gjate luftes ne Kosove, ishte sbashku edhe me Sheshelin. Ka nje deklarate ky, qe e ka thene gjate gjenocidit ne Bosnje dhe Hercegovine, deklarate qe edhe sot mbahet mend dhe kujtohet "Per nje serb te vrare, duhet te vriten 100 myslimane".
 
Padyshim, ishte Minister i Informatave gjate luftes ne Kosove, ishte sbashku edhe me Sheshelin. Ka nje deklarate ky, qe e ka thene gjate gjenocidit ne Bosnje dhe Hercegovine, deklarate qe edhe sot mbahet mend dhe kujtohet "Per nje serb te vrare, duhet te vriten 100 myslimane".
E di, prandaj i thashe ato mo siper.
Bejme marreveshje me dike qe na ka vra e pre, dhe kur na vjen momenti me i bashku interesat e dy vendeve, me shku me ide te qarta e bashke me qendrime te njejta percaheni mes vetes e shajme njeri tjetrin duke ja shtrengu doren Vuçiçin.
Eshte per te ardhur keq se trojet tona nuk po nxjerrin me Is Boletina e Ismail Qemal por vetem plehra si Edi Rama, Berisha, Hashimi and co qe kurre se kane dashur kete vend.
Nejse se jemi ne teme tjeter.
U prehshin ne paqe dhe lavdi atyre qe dhane jeten per trojen shqiptare.
 
Qofshin ne Xhennet!
 
Andaj me pelqen Albin Kurti, se e thoshte mu kete informacion per Vuciqin. Uroj tbehet sa me mire, se lemsh gjerat po shkojne.
 
Ajo qe t'vjen keq kur sheh kto foto eshte se pas 20 vitesh serbet kane arrit me propaganden e tyre qe shqiptaret ti pasqyrojne ne opinionin nderkombetar si agresor dhe jo si viktima. Kujtojme shpine e verdhe, uck organizate 'terroriste', djegia e manastireve dhe kishave, dhe perzenia e serbeve nga gjoja shtepite e tyre. Me vjen plasja, kaq te pa afte jemi te bejme 2 shqiptar bashke qe ta luftojme kte armik deri sa te kerkoje falje per krimet dhe genocidin ndaj shqiptarve. Hiq 10% nga buxheti shtetit dhe perdore vetem per te faktuar krimet serbe non stop neper mediat nderkombetare. BBC, CNN ose Euronews sduan tja dine kush eshte viktima apo agresori, por mjafton ti paguash dhe ata ta pasqyrojne lajmin si ta duash.

Kujtoni cfare na beri Dick Marty per pak para me at konference per krimet e Uck. U fol 1 vit per shpine e verdhe dhe u harrun krimet e serbve.

U prehshin ne paqe shpirtrat e atyre njerzve te pafajshem qe dhane jeten per at flamur mbi arkivol.
 
Ceshtja jone ka shkuar aq large sa nuk eshte per te qare por per te vajtuar me kuje ne kupe te qiellit.

E gerditshme kur shef nje medium, qe pretendon te jete serioz, qe me rastin e masakres se Recakut zgjedhe foto qe skan te bejne me kete masaker. Eshte e pafalshme kur me nje klikim munde te gjeshe me 10-tra foto nga kjo masaker.

Lajmi qe kane sjelle, konkretisht fotoja ne balline shkrimi, dhe fotoja e pare nen shkrim dhe e katerta nuk kane fare te bejne me kete masaker. Poshtu fotot me arkivole jane foto qe jane bere me rastin e rivarrimit (pas luftes) te viktimave.

Lidhur me 8 oficeret serb me lejoni te ju njoftoje se skan te bejne me masakren e Recakut. Keta 8 oficer ishin te zene rob nga UÇK ne dhjetor 1998 dhe nuk u liruan por u kembyen me ushtar te UÇK qe poashtu ishin te zene rob.
 
Plotesim:

Fotoja ne balline ka te beje me fund shtatorin 1998 me civilet shqiptar te zene rob ne rrethinen e Suharekes.

Fotoja e pare nen shkrim dhe e katerta ka te beje me.masakren ne Rogove te Hasit me date 29 janar 1999.
 
@Loverboy,

Duhet patur parasysh qe forumi vizitohet nga mosha te ndryshme dhe paraqitja e atyre fotove mund te shkaktoje probleme tek disa anetare. Do ju lutesha here tjeter qe per fotot te vendosen links te shoqeruara me nje paralajmerim per ate qe paraqesin (ne rastin konkret trupat e masakruar nga serbet).

Persa i perket temes, nuk ka koment qe mund ta pershkruaje vuajtjet dhe tmerret qe kane perjetuar populli i Kosoves.
 
E ke me te drejte @Darius
Ne ato momente nuk isha i vemendshem, pervec qe nuk e postova nje foto qe ishte me e prekshme se keto te tjerat. Do mundohem herave tjera te jem me i kujdesshem.
 
ahh cfare tmerri?zot mos te ndodh me kurr luft..ne asnje vend te botes.shpirti te dhemb kur vin kto dit?
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top