Masakra e Panaritit, si u fsheh nga historia gjenocidi grek

xhebrail1

INTERIST
Nga Gani Vila* -
Masakra ndaj Shqiptarëve të اamërisë nga dora e zezë greke
Drejtuar Kryetarit të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, Akademikut Gudar Beqiraj. Për dijeni Kryeministrit të Republikës së Shqipërisë, z.Sali Berisha. Unë që po ju shkruaj nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, quhem Gani Vila. Jam Drejtor i Televizionit të Shqiptareve të Amerikës.
Arsyet përse shqiptarët në kohëra dhe rrethana të ndryshme janë larguar nga vendlindja tashmë dihen, por të rrallë janë ata shqiptare në emigracion që e kanë harruar vendlindjen. Sivjet populli ynë feston ngjarjen më të madhe historike, 100-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë. Në këtë kuadër, si bir i fshatit Panarit të Korçës, mora iniciativën për t'ju drejtuar këtë letër nëpërmjet së cilës ju kërkoj që e ashtuquajtura "Masakra e Panaritit", por që në fakt ka përmasat e genocidit të vërtetë, që është kryer në këtë krahinë dhe në zonat e tjera përreth nga shovinistët grekë në vitit 1914, të zërë vendin e duhur si pjesë e historisë sonë kombëtare.
Qeveria greke e Venizelosit në kuadër të realizimit të ëndrrës së Vorio-Epirit, krahas vrasjeve të popullsisë shqiptare në krahinën e Kolonjës, Përmetit, Korçës etj, nëpërmjet ushtrisë së saj dhe të andartëve grekë të liruar nga burgu i Kretës, nga data 2 deri në 10 Korrik të vitit 1914, theri si bagëti, me thika, sëpata e hanxharë 375 gra, burra, pleq dhe fëmijë, dogji 150 shtëpi si dhe shkaktoi dëme të tjera. Mizoria e këtij gjenocidi tërhoqi edhe vëmendjen e Fuqive të Mëdha, saqë Lordi Lamington më 28 Korrik 1914 i bën thirrje Qeverisë së Anglisë që të reagojë kundër masakrave greke që po kryhen në Shqipërinë e Jugut. Po këtë ditë gazeta prestigjioze "Times" me artikullin e saj "Vendasit e fshatrave të Shqipërisë së Jugut po shuhen nga grekët" dënon rëndë aktin barbar mesjetar të tyre. Ndërsa deklarimet e andartit grek V.K. që ka qenë pjesëmarrës në Masakrën e Panaritit, janë të llahtarshme. Ai ndër të tjera tregon "...një nënë mbante në dorë një fëmijë me kokë të prerë dhe vazhdonte të kërkonte kokën e djalit … Grave shtatzëna ua çanim barkun dhe ua nxirrnim foshnjat të gjalla… Ju prisnim duart, ju ndanim kokën më dysh dhe ju nxirrnim trutë… Disa gra u përdhunuan dhe pastaj i vramë…"
Edit Durham kur shkruan për Masakren e Panaritit, ndër të tjera shton: "Grekët edhe sikur të bëjnë një shekull pendesë s'kanë si t'i lajnë krimet e urryera të atyre javëve…"
Për Masakrën e Panaritit në atë kohë është folur e shkruar shumë, ka dokumentacione, fakte dhe dëshmi nga njerëz të pranishëm. Por është i pa kuptueshëm qëndrimi indiferent i të gjitha qeverive shqiptare dhe regjimeve të kohës që nga viti 1914 deri në vitin 2012 të cilat nuk kanë përmendur, nuk e kanë studiuar dhe analizuar fare seriozisht e zyrtarisht Masakrën e Panaritit. Përkundrazi, kanë mbjellë dhe stimuluar ndaj saj farën e harresës duke rënë kokë e këmbë pre e lojërave të shovinistëve grekë. Të masakruarit vazhdojnë edhe sot e kësaj dite të jenë pa varre, të injoruar, përdhosur e çuditërisht të fajësuar e harruar. Heshtja ndaj këtij gjenocidi të paparë ngarkon me përgjegjësi veçanërisht qeveritë e mbretit Zog dhe regjimin diktatorial të Enver Hoxhës për qëndrimin injorues, antinjerëzor dhe antikombëtar që kanë mbajtur ndaj fatit të 375 shtetasve shqiptarë të masakruar në vatrat e tyre nga ushtria greke e Venizelosit. Por dhe shteti demokratik i pas vitit 1990 deri tani ka heshtur dhe jo vetëm që nuk ka bërë asgjë për Masakrën e Panaritit, por u ka lënë fushë veprimi agjenturave greke në Shqipëri.
اdo shqiptar, kur të mësojë se në fshatin Panarit të Korçës në korrik të vitit 1914, ushtria greke ka kryer këtë gjenocid duke masakruar në shtëpitë e tyre 375 njerëz të pafajshëm, do t'ju dhembë zemra, do të çuditen e do të pyesin se përse nuk është folur më parë për këtë krim të shëmtuar, përse të masakruarit nuk janë respektuar, përse kjo masakër është mbajtur "sekret" në opinionin shqiptar dhe trajtohet përciptas në tekstet e historisë së Shqipërisë, përse është minimizuar dhimbja dhe rëndësia e saj në jetën politike e shoqërore shqiptare.
Përse e masakroi këtë popull të pafajshëm ushtria greke?
Të gjitha këto shqetësime, dhimbje e pyetje kërkojnë përgjigje nga Akademia e Shkencave të Shqipërisë, nga historianët dhe shteti shqiptar.
Unë vlerësoj shumë punën tuaj shkencore si Akademi Shkencash, por në ribotimin e Historisë së Popullit Shqiptar, kapitulli 3-të, kur flitet për masakrat dhe genocidin që grekët kanë kryer në vitin 1914, akademikët tuaj, nuk kanë hequr apo shtuar asnjë presje të tekstit të Historisë së Vjetër të regjimit komunist, kur shkruhet për Masakrën e Panaritit. Ndaj ky veprim më indinjon pa mase dhe kërkoj që historia e Masakrës së Panaritit t'i bëhet e ditur me intimitet gjithë popullit, pasi është masakra më e madhe në tërë kohërat e historisë së shqiptarëve dhe në kuadër të 100 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, Masakrës së Panaritit t'i jepet vendi që meriton në Historinë e Popullit Shqiptar.
Në këtë mënyrë, historiografia dhe shteti shqiptar do të korrigjojnë një gabim të madh historik e shoqëror dhe ne pasardhësit e tyre do të kemi mundësi të përulemi me respekt dhe të vendosim lule në vendin ku do të caktohet memoriali në kujtim të të masakruarve, me synim që në 100 vjetorin e genocidit (Masakrës së Panaritit), në korrik të vitit 2014, përkujtimi të bëhet nën kujdesin e shtetit shqiptar.
Skenari (sekret) i përgatitur nga shovinistët grekë në Athinë, gjenocid për pastrim etnik me legjendën: "Ne masakrojmë, faturën e krimit ta paguajnë shqiptarët", e arriti qëllimin. Ata e realizuan, e maskuan duke i imponuar për 100 vjet harresën shtetit shqiptar.
Ka ardhur koha që shtetit e popullit grek, ti themi publikisht se paraardhësit e tyre, të inkuadruar në formacionet e ushtrisë së Jorgji Zografit (ish-Ministër i Punëve të Jashtme të Greqisë), kanë kryer masakrën e Panaritit të cilët megjithëse kanë kaluar 98 vjet, nuk kanë kërkuar akoma të paktën falje. Ndaj do t'i demaskojmë në organizmat ndërkombëtarë dhe do t'i paditim para drejtësisë në Gjykatën e Hagës për gjenocid.
I nderuar kryetar është në nderin tuaj, të institucionit që ju drejtoni si dhe të Qeverisë Shqiptare që të merrni në konsideratë këtë kërkesë, të vlerësoni genocidin grek në mënyrë që "Masakra e Panaritit" të zërë vendin që i takon në Historinë e Popullit Shqiptar, që përfundimisht 375 të masakruarit të kenë më së fundi një memorial dhe një ditë përkujtimore.
 
Titulli: Masakra e Panaritit, si u fsheh nga historia gjenocidi grek

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.



Vazhdon heshtja e madhe per kete masaker ndaj fshatareve te Panaritit ,i vetmi deri me tani qe u mundua te hap syte e shqiptareve per kete masaker ishte Blendi Fevziu .
Arsyeja e heshtjes tanime po dihet se sduam te prishim raportin me fqinjin grek i cili u mundua ta paraqet kete masaker te shtetit grek jo si masaker po si lufte mes popullsise shqiptare muslimane edhe asaj ortodokse.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top